Aleksandër Kuqo

Lirohet nga burgu i 'tmerrshmi' i Beratit, përfiton nga amnistia, detajet (EMRI)

3 Qershor, 13:45| Përditesimi: 3 Qershor, 13:52

  • Share

Lirohet nga amnistia Aleksandër Kuqo, i njohur si i “tmerrshmi” i Beratit.

Anila Hoxha duke u bazuar tek burime pranë drejtorisë se përgjithshme të burgjeve, raporton për Top Channel se Kuqos i kishte mbetur dhe një vit e gjysmë burg për ta vuajtur në burgun e Beratit.

Aleksandër Kuqo është një prej atyre personazheve që ka mbushur për vite të tëra faqet e medias së shkruar dhe lajm i parë në mediat vizive.

Ai ka një histori që nis shumë vite më parë, por në vitin 1999 u dënua në mungesë në Itali me burgim të përjetshëm për disa krime, mes të cilave “vrasje me paramendim në bashkëpunim”, “armëmbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “trafikimit të femrave për prostitucion në bashkëpunim”.

Ndërkohë në 2001, Kuqo u dënua me 21 vite burg nga gjykata Fier, pasi u arrestua në Shqipëri për llogari të Italisë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?