Emra të njohur të botës së krimit në Shqipëri, janë dërguar në gjykatën e Posaçme, me qëllim sekuestrimin e pasurisë që ata disponojnë.
“Shqiptarja.com” zbulon ekskluzivisht një listë emërore të prokurorisë së Posaçme SPAK, ku jepen detajet se cilët persona që OFL-ja, ia ka dërguar formularin e vetëdeklarimit, por përballen aktualisht në gjykatë me kërkesat për sekuestrimin e pasurisë. Kjo listë përmblidhet nga periudha 1 janar 2020 deri në 31 gusht 2020, dhe vjen si rezultat i bashkëveprimit të punës mes prokurorëve të SPAK dhe oficerëve të OFL-së.
Kjo organikë ka si qëllim që brenda vitit 2020 ti dërgojë formularin e vetëdeklarimit të pasurive 375 subjekte që kanë probleme me ligjin. Nga ana tjetër kemi prokurorinë SPAK që përgjatë periudhës 8 mujore ka dorëzuar në gjykatë 67 kërkesa për sekuestrim pasurie, ku duke futur dhe rrethin familjar e shoqëror të subjekteve numri shkon në 122 persona që po verifikohen në gjykatë për sa i përket sekuestrimit të pasurive.
Lista emërore filon me Korado Gështenja, njërin nga kushërinjtë e Gentian Doçit, të akuzuar për rrëmbimin, vrasjen e më pas zhdukjen e Jan Prengës në zonën e Shijakut. Mandej lista vijon me Gentjan Doçaj alias Finiqi dhe familjarët e tij.Lista përbëhet nga 67 subjekte që operacioni forca e Ligjit i ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë, por duke futur në verifikim financiar rrethin shoqëror dhe familjar të këtyre subjekteve, lista shkon në 122 persona që po përballen në gjykatën e Posaçme për sekuestrimin e pasurisë. Në këtë listë që “Shqiptarja.com” ka mundur të sigurojë, janë emrat e Altin Hajri, Leonard Hajri, Lulzim Berishës nga Durrësi, Durim Bamit njeriut nga Nikla e Fushë-Krujës, Dashamir Gjoka, Alberto Riza Kochsiek alias (Lame) koka i trafikut të kokainës në Gjermani. Bashkë me këtë për sekuestrim pasurie është dërguar dhe Nina alias Natasha Kochsiek.
Mandej vijohet me emrin e Emiljano Shullazit dhe çiftin Fejzi dhe Marjeta Kodra, që lidhen me pasurinë e ish-hotel Vollga në Durrës. Fatos Gjura i Librazhdit dhe Zaim Tafa, i Fierit e shumë persona të tjerë që janë dënuar për vepra të ndryshme penale. Kujtojmë që për më shumë se 8 muaj me radhë, thuajse çdo ditë operacioni “Forca e Ligjit”, ka vijuar t’i dërgojë formularët e vetëdeklarimit të pasurive personave që rezultojnë të dënuar, sipas kritereve të përcaktuara në Aktin-Normativ të Qeverisë. “Shqiptarja.com”, zbardh sot të plotë listën emërorë si më poshtë:
Emri i subjektit dhe i familjarëve
Emri i subjektit dhe i familjarëve
Korado Geshtenja
Gjergj Geshtenja
Gentjan Funiqi (Doçaj)
Lush Martini
Artan Doçaj
Dile Doçaj
Ardian Doçaj
Mateo Doçaj
Martin Bleta
Durim Bami
Saimir Taullau
Dashamir Gjoka
Leonard Hajri
Altin Hajri
Lulzim Berisha
Edlir Hysenaj
Emiljan Hysenaj
Edlir Hysenaj
Mbarime Hysenaj
Xhile Hysenaj
Alberto Riza Kochsiek alias (Lame)
Nina- Natasha Kochsiek
Ervis Canka
Xhevdet Troplini
Bledin Doçi
Elvis Doçi
Fatos Gjura
Eduart Gjura
Gazmend Mahmutaj
Behar Mahmutaj
Bujar Maksuti
Behije Maksuti
Kreshnik Budlla (Farruku)
Marçelo Kuqo
Aleksander Kuqo
Irakli Kuqo
Orges Jahelezi
Elvis Ponari
Eduart Ponari
Petro Ngucaj
Elsid Avduli
Gelsiano Camaj
Eduart Selimi
Blendi Selimi
Ilir Tafa
Suad Meoniçi (Shpetim Gashi, Shpetim Mernica)
Ilir Markvukaj
Leonard Hoxha
Ilir Hoxha
Eduart Nazari
Klodjan Nikolla
Sokol Hila
Haki Hila
Shkelqim Sharra
Ervis Musta
Hergys Musta
Xhavit Vulka
Emiljano Vulka
Marlglen Çomani
Klaudjo Beca
Marenglen Beca
Zamira Gjongecaj
Sokol Verushi
Gazmir Kosiqi
Frederik (Ferdinant) Arifi
Valbona Horanlli
Nazmi Gaba
Adriatik Gaba
Damiano Koçi
Larisa Koçiu (Koçi)
Eldi Çala
Eduart Xhezo
Edmond Belaj
Nikollaq Sina
Artur Vela
Gentian Malindi
Alban Malindi
Demokrat Hoxha (Sinjari)
Real Osmani
Endrit (Endrik) Lluka
Ervis Canka
Stefan Canka
Dafine Canka
Abdyl Canka
Aleko Canka
Albert Balla
Fotaq Dani
Ervis Musta
Skender Musta
Astrit Keçi
Mirela Keçi
Rexhina Keçi
Nadija Keçi
Emiljano Shullazi
Fejzi Kodra
Marjeta Kodra
Geno Lena
Emilian Shega
Erjon Koxha
Emine Shega
Rustem Koxha
Gentian Hoxha
Petrit Shega
Orgest Balla alias Artur Balla
Gazmir Kosiqi
Ismail Kosiqi
Iridian Kosiqi
Zaim Tafa
Tefta Tafa
Elisabeta Asanbejlli
Erion Tafa
Zamira Gjongecaj
Klaudjos Dervishi
Ilir Oshafi
Shkendije Oshafi
Safet Oshafi
Flora Oshafi
Ramazan Oshafi
Lindur Oshafi
Antoneta Oshafi
nga une dhe gjith soi im ky pushti do mare hajdarin ...dhe sjemi pak jemi dyqind e ca hajdare ...ta gezosh fitoren 85% o qelbesire tradhetar hajdut vrases ....
Përgjigju