Ekskluzive/ Masakrat e Dan Hutrës, babai iu vra nga nipi pas sherrit për një kalë! Motrat e ‘vrasësit serial’ kërkojnë të mbrohen nga hakmarrja!

5 Mars 2023, 13:45| Përditesimi: 5 Mars 2023, 14:35

  • Share

Krimet për familjen Hutra kanë nisur herët që me vrasjen në banesë të kryefamiljarit, babait të Dan Hutrës, nga nipi i tij në vitin në 1999. Edhe pse shumë vite më parë, thuhet se sherri mes Hutrave nisi për një kalë, në prani të familjarëve të tyre, në periferi të Durrësit, aty ku sapo ishin vendosur pas largimit nga fshati i Kukësit.

Atëkohë Dan Hutra ishte as 18 vjeç, dhe familja ishte e bashkuar, tre motra dhe tre vëllezër. Pas kësaj ngjarje, ndryshoi gjithçka, dhe Hutra në 2003 u ekspozua me krimin e përdhunimit, për të cilin u arrestua nga policia e Devollit.

Aktualisht autori i masakrës me 3 gra të vrara dhe 3 të plagosura, 5 herë i arrestuar dhe me rreth 17 vite burg, për vrasje, përdhunime e  vjedhje, ndodhet në qelitë e sigurisë së lartë tek 302, i izoluar më vete dhe në masa të larta sigurie.

Nga ana tjetër tre motrat e martuara e me fëmijë, i kërkojnë policisë të mbrohen, nga frika e hakmarrjes, edhe pse ato kanë pretendua se prej kohësh nuk kishin kontakte me vëllain.

Një ditë pas ngjarjes, xhaxhai i Etleva Kurtit që Dan Hutra vrau në derë të shtëpisë, kërcënoi se me kodin e gjakmarrjes, një grua e vrarë lahet me 7 meshkujt të vrarë nga ana e hasmit.

Ende nuk është marrë një vendim nëse Hutra do ti nënshtrohet një ekspertizë për të përcaktuar gjendjen e tij mendore , pasi deri në këto momente për hetuesit nuk duket te këtë probleme te kësaj natyre.

“Do të shohim me vonë pasi të kryejmë edhe disa verifikime te tjera”, thanë për Report TV burime nga prokuroria

Vete 41 vjeçari nuk i ka mohuar vrasjet e Mevlute Hysës, Hasime Dafkun, Etleva Kurtin, madje ka dhënë edhe detaje për ngjarjet dhe faktin që ai i kishte përgatitur listën e personave që do të vriste prej kohësh.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lucas: 05/03/2023 17:02

    Hajde shqiptare te prapambetur, nuk ju eshte zhvilluar truri nga evolucioni.Hakmarje akoma keta monstrat. Per turp kush degjon keto histori. Na vjen turp te themi qe jemi shqiptare.

    Përgjigju
    • Dakord: 05/03/2023 22:41

      Po pse ne bote nuk ka vrases si ky sipas teje? Ne jemi bashkekombas dhe jo familjare qe te vika turp ty!!!

  • Xhaxhaj I kurtit: 05/03/2023 14:54

    Do m.t ai nipi dhe vllaj i ke saj te djeres qe esht e pafajsme. Ka vra dhe burrin dhe gruas në dyqan si vrases me pages.. në bas te kanunin ibiej 15 burra e 15 gra tja vrasin familjes kurti se i ka vra me pagese. Ky xhaxhaj Pse nuk foli Kur nipi vrau per para burr e gruan në dyqan. Per ligji Ose kanunin . Tani flet . Kokrra e malos shko rrini në shpella se atje keni lindur nuk boheni njers.

    Përgjigju
  • Ky kafshe sduhet me dal më nga burgu se si tha dhe vet nuk e ka realizu hala numrin e vrasjeve: 05/03/2023 14:06

    Ky duhej te ishte ne burg duke vuijt denimin per vrasjen e gruas apo te dashures se pare. Pastaj cfare kafshe ishte ky kur ne kohen e analizave te ADN thote se gruja ishte pese diteshe me barre kur e ka takuar. Nuk e di te kete llogaritje ekzakt ne shtatezani. Kur paska hedh 80 mije euro per fejesen me gruan le te paguante per nje test atesie dhe do kishte shuar cdo dyshim.

    Përgjigju
    • 313: 05/03/2023 18:27

      Çar 80 000 € thu o miko.. ky sumriq ka qen i marum.nji bq zhuls. Ky nëse i ka pas aq € sa pretendohet ky do hetu se do ket bo vrasje me pagesë.. ky me 1 pal tuta ka nejt 8 muj në burg.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?