Adriatik Llalla

Ekskluzive/ Mbesa e Adriatik Llallës kallëzohet nga mjekja: E ndihmova në spital, por ja si më mashtroi Ilda Kërkapi

21 Korrik 2020, 16:12| Përditesimi: 21 Korrik 2020, 17:26

  • Share

Nuk kanë të mbaruar denoncimet në polici të rasteve të mashtrimit të kryera nga ana e Ilda Kërkapit, mbesës së ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Mes personave të mashtruar por që ende nuk kanë depozituar kallëzim, janë dhe dy oficerë të Policisë së Shtetit, të cilëve Kërkapi u ka marrë shuma të konsiderueshme në euro, duke i premtuar se përmes lidhjeve të saj familjare me kryeprokurorin Adriatik Llalla, do i transferonte nga Policia në Prokurori, si Oficerë të Policisë Gjyqësore.

Së fundmi për të denoncuar skemën e mashtrimeve të 24-vjeçares Kërkapi, në ambientet e policisë së Tiranës, është paraqitur një mjeke gjinekologe, e maternitetit “Nëna Geraldinë” në Tiranë. Mjekia me inicialet R.M, u ka treguar oficerët e të policisë se është mashtruar nga Ilda Kërkapi, të cilës i ka dhënë një shumë prej 5 milion lekësh të vjetra dhe njëherë tjetër, i ka dhënë shumën 500 euro. Mjekia e njohur, ka pohuar para oficerëve të policisë se një pjesë të shumave financiare që i ka dhënë Ilda Kërkapit, e ka plotësuar me shumën prej 2 mijë euro. Pikërisht kjo shifër financiare, siç tregon mjekja është marrë si shpërblim nga bashkëshorti i saj për situatën pandemike COVID-19, i cili punon si mjek në spitalin infektiv “Shefqet Ndroqi”, Tiranë.

R.M vijon dëshminë e saj se Ilda Kërkapin e ka njohur gjatë momenteve kur 24-vjeçaria paraqitej në spital në periudhën e shtatzënisë. “…ditën e lindjes së fëmijës Ilda Kërkapi është paraqitur vetëm në urgjencën e maternitetit “Nëna Geraldinë”, ku unë e kam pyetur për familjarë ose të afërt dhe ajo më ka deklaruar se nuk ndodheshin në Shqipëri, por jashtë shtetit. E kam pyetur për bashkëshortin e saj, Ilda Kërkapi më ka pohuar se burri ndodhej në Angli. Ndodhi procesi i lindjes dhe duke qenë se nuk kishte njeri pasi ishte e vetme, unë iu gjenda pranë në ato momente.

Pasi lindjen dhe rimarrjes së vetes, në ato momente Ilda Kërkapi më ka kërkuar në formë borxhi 5 milion lekë të vjetra dhe 500 euro, duke më pohuar se do mi kthente lekët në momentin e parë që do vinin familjarët nga jashtë shtetit…”-ka treguar doktoresha në polici. Më tej në rrëfimin e saj R.M, ka shtuar se: “…ia kam dhënë lekët, por fillova të dyshoj që në momentin e parë pasi gjatë kohës që qëndronte e shtruar në spital, Ilda Kërkapi porosiste gjëra fëmijës shumë të shtrenjta, ku një karrocë fëmijësh e ma marrë diku tek 1 mijë euro. Këtë karrocë kam zbritur dhe e kam marrë unë në hyrje të spitalit dhe ja kam dhënë Kërkapit në momentin e dorëzimit nga kompania “E-Bay”. Gjithçka e kam lënë në kuadrin e dyshimeve dhe vazhdoja ta ndihmoja dhe gjatë kohës kur vinte për vizita për fëmijën, por përherë më thoshte se s’ka gjë se e çoj tek Amerikani.

Duke parë këtë situatë dhe duke mos i besuar më fjalëve të saj, fillova të insistoj duke i kërkuar lekët dhe përherë më thoshte se do mi kthente. Por që nga data 10 maj e deri tani më mban me shpresë,duke më dhënë vetëm 500 euro, ndërsa shumën 5 milion lekë nuk ma ka kthyer…”-sqaron mjekia gjinekologe. “…e kam takuar dhe një ditë para kallëzimit, ku më ka ardhur me djalin e saj, duke më pohuar se do vinte me dajën e saj Tikun, dhe do më jepte shumën prej 5 milion lekë të vjetra…”.

Rezulton se në bisedat e kryera në aplikacionin “Whatsapp” mes mjekes R.M dhe 24-vjeçares Ilda Kërkapi,kjo e fundit i thotë: ”…Për kokën e D,(Djalit) unë kam ardhur se lashë makinën tek njëri që i mban dhe nesër do mi japë 5 mijë euro dhe merri i paç hallall të gjitha. Se më ke prit do ma bësh hallall e sot vetëm për djalin nuk të dal nga fjala…”. Por sërish shuma prej 5 milion lekësh nuk ka shkuar tek mjekia me inicialet R.M. Më tej në bisedë e sipër të një dite tjetër Ilda Kërkapi, i ka pohuar mjekes duke i thënë: “…atëherë më dëgjo. U s’qarova me dajë Tikun, nesër do vi të sjell 5 milion lekët e tua në orën 10. Faleminderit për pritjen…”.

Por sërish edhe ky justifikim ka qenë mashtrimi i radhës i 24-vjeçares Kërkapi. Mjekia gjinekologe R.M, ka treguar se shuma financiare që i ka dhënë Ilda Kërkapit është vënë si pasojë e kursimeve të familjes duke qenë se burri i saj është mjek në spitalin infektiv “Shefqet Ndroqi”, ai ka marrë 2 herë nga 1 mijë euro shpërblim për periudhën e pandemisë “Covid-19”.Ndaj Ilda Kërkapit, mbesës së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, policia dhe prokuroria e Tiranës kanë nisur hetimet për akuzën e “Mashtrimit” më shumë se një herë. Ilda Kërkapi, ka mashtruar shokun e saj të klasës, R. L., duke i premtuar këtij të fundit se kundrejt 2300 eurove do e punësonte si Oficer të Policisë Gjyqësore në Prokurori.

Në rrëfimin e Ilda Kërkapit, që ka dhënë në polici, ajo kujton se u ka marrë një shumë prej 6 milion lekë të vjetra dy vajzave D.L. dhe A. L.. Këtë sasi parash ia ka marrë për arsye personale, dhe më pas ia kishte kthyer pasi Kërkapi shiti automjetin tip “Benz-Mercedes C-Class”. Kërkapi ka pranuar se ka mashtruar qytetaren A.B, të cilës i ka marrë 3500 euro dhe shtetasin B.O., të cilit i ka marrë plot 1750 euro, me qëllimin e vetëm, për ta punësuar si recepsionist pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Të gjitha këto raste janë duke u hetuar nga policia e Tiranës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tradkop Kscija: 21/07/2020 16:43

    Burgu per kete supermashtruese eshte kapak floriri te ishte shoku Enver do ti jepte plumbim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?