Ekskluzive/ Përfundojnë hetimet për përplasjen e tetorit 2018 në ish-bllok! Të pandehur Martinaj e Mata! Mervjol Billo akuzë për vrasje

20 Shkurt 2020, 12:06| Përditesimi: 20 Shkurt 2020, 18:17

  • Share

TIRANE- Kur kanë kaluar gati 1 vit e 6 muaj nga ngjarja e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-Bllokut, në lokalin “Monopol”, ku mbeti i vrarë, Fabiol Gaxha dhe i plagosur rëndë Elion Hato dhe biznesmeni Ervis Martinaj, prokuroria e Tiranës ka vendosur të mbyllë hetimet dhe të çojë këtë dosje për shqyrtim gjyqësor. Për këtë ngjarje nën akuzë janë vënë komandoja i Forcave Ushtarake Marviol Bilo, kushëriri i këngëtares Elvana Gjata, njëherësh dhe truproja i të fejuarit të saj, Ervin Mata. Ndaj Bilos është ngritur akuza e “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave” në dëm të Fabiol Gaxha, “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave” mbetur në tentativë, ndaj biznesmenit Ervis Martinajt dhe mikut të tij Elion Hato. Hato, mori një plumb dhe disa të tjerë në trup, ndërsa Martinaj në u plagos në pjesën e qafës. Një tjetër akuzë që është ngritur ndaj Bilos, është ajo e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.

Mes personave që është marrë i pandehur rezulton të jetë dhe vetë i dëmtuari në këtë ngjarje, biznesmeni Ervis Martinaj, i cili fillimisht në këtë dosje është hetuar dhe mbajtur për 7 muaj në burg me akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë, por prokuroria e Tiranës, në konkluzionin përfundimtar të dërgimit të dosjes në gjykatë, ka ngritur ndaj Martinaj akuzën e “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve për vrasje” pasi Martinaj i ka dërguar sms miqve të tij për t'u afruar në zonën e ish-bllokut, “Fshehje të ardhurash”, “Falsifikimit të pasaportave dhe kartave të identitetit”, pasi Martinaj pas ngjarjes ju sekuestrua një pasaportë Kosovare me emrin Admir Koca dhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit” në kundërshtim me ligjin. Këto akuza ndaj Martinaj, janë shtuar nga grupi i hetimit në datën 25 tetor 2019, pasi nuk kanë arritur të sigurojnë prova për ta akuzuar për “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë.

Në këtë çështje mësohet se i pandehur është marrë dhe Ervin Mata, i fejuari i Elvana Gjatës, ku besohet se prokuroria ka ngritur akuzën e Moskallëzimit të krimit dhe Përkrahje të autorit të krimit”, pasi dyshohet se është personi që ka ndihmuar komandon Marviol Bilon të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke mos u arrestuar sot e kësaj ditë nga policia kriminale e Tiranës. 

Në analizimin e pamjeve filmike, thotë prokuroria, Martinaj nuk ka qënë i armatosur dhe s’ka kryer veprime aggresive që kanë elementët për të vrarë dikë, ndaj dhe akuza e vrasjes me paramendim, për të cilën fillimisht Martinaj ka qenë nën hetim, nuk është provuar. Por ndryshe nga çfarë thotë prokuroria e Tiranës në vendimin për mbylljen e hetimeve, në një dalje publike zëdhënësja e Operacionit “Forca e Ligjit”, deklaroi se Ervis Martinaj është person në hetim për akuzën e “Vrasjes me paramendim”.

Nga një vëzhgim në sistemin elektronik të gjykatës së Tiranës, rezulton se Ervis Martinaj është dënuar në vitin 2013 me 3 muaj burgim për akuzën e “Organizimit pa lejë të veprimtarisë së lojërave të fatit”, pasi kishte hapur në Tiranë një pikë llotoje pa leje. Por kjo akuzë në fund të vitit është falur për shkak të ligjit të Amnistisë të kryer nga parlamenti. Martinaj është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi është dyshuar pak vite më parë si një ndër personat në vrasjen Enton Nikajt në zonën e Linzës në Dajt, ngjarje për të cilën ai u akuzua në fund nga prokuroria për “Moskallëzim krimi” dhe mori pafajësi në gjykatën e Apelit Tiranë.

Merviol Bilo dhe viktima Fabian Gaxha

Ervis Martinaj dhe Ervin Mata

Komento

Komente

  • komento: 21/02/2020 05:32

    po visi me kryeministrin jan komshi, i lane shtepiat 10 metra larg njeri tjetrit

    Përgjigju
  • Ligji: 20/02/2020 15:27

    Rendesi ka te denohen dhe te bejne minimalisht deri ne 5 vjet burg jo me sherbim prove. Te tjerat vijne nga pas se do vriten si qente rrugebe ose do arestohen serish per trafik droge. Ora e Visit te maleve ka filluar numerimin mbrapsht Ndersa per kete budallain e Elvanes akoma, por do filloje dhe per te numerimi mbrapsht. Burgjet jane plot me njerez qe kane akuza te tilla por nejse rendesi ka te fillohet njehere keshtu.

    Përgjigju
  • Delinquenti: 20/02/2020 15:23

    Te gjithe keto qe po' ndodhin jane nje prove e mire per drejtesin dhe SPAK, se keto te tre te pakten nja 25 vjet per mos me I honger hakun e denimit te perjetshem, dhe le te llapin ZAGARET nolt e posht PLASI MRENA SE È JAN MO MIR I KURSEHET JETA PLERA.

    Përgjigju
  • aSPAK: 20/02/2020 15:11

    Dashkan me e fike Ervis Martinin, tash po i han nja 6 muaj burg.

    Përgjigju
  • Alfons: 20/02/2020 14:12

    :-), po dhe bufi ne shqiperi e din qe per ngjarjen ne fjale ,ervis martini minimumi eshte urdherues vrasjeje i mbetur ne tentative,pasi ata qe shkuan me arme pas telefonates se tij jane zagaret e tij,dhe minumumi ai eshte organizatori dhe ata ekzekutuesit,pra e qarte grup i strukturuar kriminal,= denim i perjetshem.me pak se kaq gjyqtaret dhe prokuroret duhet te shkarkohen dhe futen ne burg.

    Përgjigju
    • bota: 20/02/2020 14:44

      me pak fjal ty ta paska qu puq mduket

  • Shiko: 20/02/2020 13:31

    Vetem në vende si Shqiperia, Guatemala, Kolumbia, Uganda e te tjera si keto ku bandat drejtojne shtetin, mundet që halabakëria ordinere të këtë truprojë hahahahah!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?