Ekskluzive/ Me bluzë 'kuqezi' te 'Golden', një tjetër Doçaj në kërkim! Hajrat fshinë kamerat për 'spiunimin' e kamarierëve hajdutë, por harruan DVR-në

17 Shkurt 2020, 14:38| Përditesimi: 17 Shkurt 2020, 17:08

  • Share

TIRANE - Aleks ose Bardhok Doçaj, është personi i radhës që është shpallur në kërkim për rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e trupit të pajetë të 49-vjeçarit Jan Prenga. Shpallja në kërkim e Doçjat është bërë nga prokuroria e posaçme SPAK, ku pas analizimit të pamjeve filmike ka dalë qartë se Aleks Doçaj është njëri nga 8 personat e shpallur në kërkim.

Në pamjet filmike Bardhok Doçaj shfaqet i pamaskuar dhe të veshur mban një bluzë me vija të kuqe dhe të zeza. Bardhok ose Aleks Doçaj, mendohet se ka qenë pjesë e skuadrës prej 4 veta që kanë marrë peng në 17 janar 2020 Jan Prengën në Kamëz dhe më pas e kanë transportuar në drejtim të kompleksit "Golden" në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit, të shpallur në kërkim nga policia. Ai nuk është asnjëri nga personat në fotot e publikuara nga mediat deri më tani lidhur me pengmarrje, por burime thonë ky person shfaqet shumë i qartë në videon e plotë që policia disponon.  

Tashmë hetimet për këtë ngjarje të rëndë i ka marrë në dorë prokuroria e posaçme SPAK, ku prokurori Altin Dumani është ngarkuar për të çuar deri në fund këtë çështje të rëndë.

Sipas dinamikës së pamjeve filmike, rezulton se Bardhok Doçaj në bashkëpunim me Korado Doda dhe Gentian Bleta, e Aldo Manishta, dyshohet se kanë survejuar më përpikmëri Jan Prengën në një nga kafenetë e Kamzës dhe më pas kanë arritur të përmbyllin operacionin e tyre për sulmin me thika e sende të forta, duke e marrë peng Prengën dhe duke e transportuar atë të vdekur në ambientet e bodrumit të kompleksit “Golden” në Shijak.

Por grupi i Doçajve dhe Hajrave në Shijak, kanë mundur të heqin të gjitha kamerat, por jo pajisjen kryesore DVR-në që shërben për të memorizuar filmimet e kamerave të instaluara në kompleks. Një nga këto kamera të instaluara në kompleks, që ka filmuar plotësisht skenën e krimit, ku celula e rrëmbyesve, e nxjerr të pajetë Jan Prengën nga fuoristrada “Range-Rover” dhe më pas e zhvesh lakuriq deri në mbathje, ishte vendosur nga pronarët e lokalit për të monitoruar veprimet e kamerierëve, pasi dyshohet se ata vidhnin mallra në bodrumin që familja Hajri e përdorte dhe si depo ushqimore dhe pijetore. Por pikërisht kjo kamerë ka nxjerrë zbuluar komplet grupin kriminal, pasi ka filmuar të gjitha veprimet e rënda që ata kanë kryer në dëm të viktimës Jan Prenga. Filmimi tregon se disa nga anëtarët e këtij grupi shfaqen të qetë dhe duke qeshur, teksa pinë dhe cigare.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Baba: 18/02/2020 00:57

    Baba i gentian doci Lush doci punon ne bashki pranej sja nxjerrin foton kti gentjanit

    Përgjigju
  • Filani: 18/02/2020 00:20

    Jane super plehra...nuk e kuptoj,pasi i dogjen mandatet,perse jan akoma ne skenen e poli-leshit shqiptar? mbite gjitha kerkojne dhe voten...te ikin e zhduken te gjithe politikanet shqiptare e te vije nje breu i i pregaritur e quk ka te beje me kete kaste politike te super njollosur...per te vjelle....

    Përgjigju
  • Flori: 17/02/2020 15:28

    Vetem fatmir xhafaj i vinte hakut ketyre maskarenjve,,,por edi e hoqi...

    Përgjigju
    • Fatmiri: 17/02/2020 20:08

      Po po fatmiri nje cop bajg pa e pyeni njeher kush i mbNte keta te vlore apo kush i mban akoma e di gjith vlora qe ke ka mbajt ky dhe ke mban njerez te poshtet ministri i beri te paprekeshem keta te vl qe te gjith qelbesira te katoris se lart

    • O flori: 17/02/2020 16:22

      Fatmir xhafaj te shohi te vellane njeher pastaj te merret me te tjeret

  • Kali: 17/02/2020 15:22

    Gomerer gomerer hajvaner te tr kali policia e shqiperis turp i zotit jeni e vetmija gjw qe kan zbatdh ne 7 vjet me pak fjal jeni zbardh vet

    Përgjigju
  • Krimi: 17/02/2020 15:18

    Te paparet kjo eshte per te ven duart ne kok bravo tani te perjetshin sua heq njeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?