“Imatinib” është medikamenti që prej të paktën 2 muajsh nuk është i disponueshëm në QSUT për pacientët që vuajnë nga leucemia miloide kronike. “Imatinib” është i domosdoshëm për të trajtuar këtë sëmundje të rëndë. Ilaçi nuk gjendet as në farmacitë private dhe mund të sigurohet vetëm përmes sistemit spitalor.
Mungesa e ilaçit është konfirmuar edhe nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. FSDKSH sqaroi se kompania importuese ka hasur probleme në prodhim dhe për këtë arsye nuk ka pasur medikamente në farmacinë spitalore. Sipas Fondit, ky medikament do të mungojë të paktën deri më 22 prill.
Pacientët, jashtë kamerave të Report TV, tregojnë se janë të detyruar ta sigurojnë ilaçin në rrugë personale, përmes të afërmve jashtë shtetit ose kontrabandë. Ata thonë se kostoja mund të arrijë deri në 700 euro, për një kurë një mujore. Disa prej tyre janë detyruar t’i drejtohen spitaleve private, ku po ashtu kostoja është e larta.
Pacientët rrëfejnë se janë të pafuqishëm dhe ndjehen të lënë në mëshirë të fatit, ndërsa nuk ekziston asnjë kurë alternative për trajtimin e kësaj sëmundjeje të rëndë në vendin tonë.
Mjekët onkologë sqarojnë se për pacientët që trajtohen me këtë medikament, ndërprerja e trajtimit mund të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në ecurinë e sëmundjes. Imatinibi është një terapi që merret çdo ditë dhe është e nevojshme për të mbajtur sëmundjen nën kontroll. Ndërprerja e zgjatur, veçanërisht në pacientë me ngarkesë të lartë tumorale, mund të çojë në progres të sëmundjes dhe humbje të përgjigjes së trajtimit.
Një terapi që ndërpritet papritur, pa një alternativë të qartë, pa afate, e zbeh ndjeshëm perceptimin e efikasitetit të trajtimit.
Mjekët thonë se gjenden në vështirësi profesionale dhe morale. Ata detyrohen të modifikojnë skema trajtimi, të përdorin alternativa jo optimale, ose thjesht të thonë: “Nuk e kemi”.
Në trajtimin e kancerit, koha dhe vazhdimësia e mjekimit janë thelbësore. Kur barnat mungojnë, pacienti humbet kohë që nuk rikuperohet, duke rrezikuar njëherazi edhe jetën.
Leucemia, është një lloj kanceri i gjakut me zhvillim të ngadaltë i cili mund të vazhdojë në disa vite por ne disa raste mund të progresojë shumë më shpejt.
Komente

Na jepni ndonjë batutë nga Rama, cna duhen këto? Me kë u tall sot, a e nxorri business, këto janë me interes kombetar.
PërgjigjuFAJIN E KA SHTETI,,,JO KOMPANIA....
PërgjigjuSaliu, jo shteti.
Pergjigje revoltuese,tallese,e poshter,kafsherore Shtet vetem te rrjep dhe sillet me shtetasit e vet sikur eshte pushtues