Politikë

Ekskluzive/ Milionerët e rinj të Kuvendit, pasuritë e zbuluara për herë të parë nga Gjiri i Lalzit deri në Holandë, kush janë ‘bejlerët’ e PD, deputeti me orë 17 mijë euro 

30 Nëntor 2021, 16:09| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 21:16

  • Share

TIRANË- Report Tv ka zbuluar ekskluzivisht pasurinë e deputetëve të rinj të Kuvendit të Shqipërisë, të zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2021 dhe të betuar në Parlament në shtator të këtij viti. Një nga deputetët më të pasur rezulton ligjvënësi i PD-së në Qarkun e Shkodrës, Ramadan Likaj, biznesmen dhe më parë kryetar i Bashkisë së Koplikut. Likaj është pronar i qindra mijëra metra katrorë tokë, nga e cila 23 mijë m2 vreshtë. Likaj deklaron disa shtëpi dhe ndërtesa, ku përfshihet edhe një vilë me vlerë 290 mijë euro, ndërsa mban edhe një orë Rolex me vlerë 17.5 mijë euro. Referuar pasurisë së publikuar për herë të parë nga Report Tv, paga e deputetit të PD-së si ligjvënës ngjan si një bakshish. 

Mes deputetëve të rinj të pasur rezulton edhe ligjvënësi i PD-së në Qarkun e Vlorës, Fation Veizaj. Pasuritë e paluajtshme të Veizajt dhe të familjarëve të tij, me vlerë qindra mijëra euro, shtrihen nga Vlora, Voskopojë, Tiranë deri në Holandë. Vajza e tij Raisa deklaron një apartament në Holandë me vlerë 276 mijë euro, ndërsa deputeti Veizaj deklaron disa apartamente, ndërtesa, garazhe, troje, kullota, ara në Vlorë, Tiranë dhe Voskopojë, ndërsa është pronar i disa kompanive. 

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Alfred Rushaj, deklaron një apartament në Kroaci, por pa specifikuar vlerën dhe sipërfaqen, ndërsa ka në pronësi edhe dy apartamente në Tiranë më vlerë 158 mijë euro dhe 60 mijë euro.  Mes deputetëve të rinj të pasur të Parlamentit Shqiptar është edhe deputeti i PS-së, Laert Duraj, biznesmen dhe ish-drejtor i Postës Shqiptare, pasuria e të cilit ka një vlerë miliona euro. Duraj deklaron se është pronat i një godine dy kate në Tiranë me vlerë 940 mijë euro, 5.9 mijë m2 tokë me vlerë 534 mijë euro si dhe pronar i një kompanie me kapital 850 mijë euro. Duraj deklaron 5 apartamente, troje, ara, llogari bankare, makina etj.   

Deputetja e PD-së në Elbasan, Zheni Gjergji, ka në pronësi disa apartamente, troje ndërtesa, llogari të majme bankare si dhe 25.5 % të 25 mijë m2 arë. Pesë shtëpi, përfshirë edhe një në Gjirin e Lalzit, deklaron edhe deputeti i ri i PS-së, Benet Beci, më parë administrator i KESH dhe drejtor i FSHZH. 

Ndërkaq, deputeti demokrat i Lushnjes, Saimir Korreshi, i njohur për batuat në Kuvend, deklaron një banesë në Athinë. Korreshi deklaron rreth 9 mijë USD të ardhura nga shitja e produkteve bujqësore. Deputeti Ornaldo Rakipi, djali i Aqif Rakipit, në shënjestër të akuzave të PD-së, deklaron një makinë Benz 32 mijë euro, llogari bankare 1.7 milionë lekë dhe gjendje cash 1 milionë lekë, pra Rakipi rezulton pa një shtëpi. 

Milionerët e rinj të parlamentit, pasuria 
Ramadan Likaj, PD 
Vilë me vlerë 290 mijë euro  
Shtëpi 200 m2, në Koplik, dhe 1 m2 tokë, 6 milionë lekë. 
Ndërtesë 661 m2 dhe 770 m2 tokë, në Koplik
Ndërtesë 560 m2 dhe truall 1 825 m2, Koplik 
Ndërtesë 320 m2 dhe truall 930 m2, Koplik 
Shtëpi banimi në Durrës, 50 m2, 3 milionë lekë.
Tokë arë 1 mijë m2, Koplik 
Tokë arë 13 mijë m2, Koplik 
Vreshtë 28 mijë m2 në Kalldrun
Tokë arë 19 mijë m2 në Zagorë. 
Tokë arë 23 mijë m2 në Zagorë. 
Tokë arë 5 mijë m2 në Zagorë, nga ku ndërtesë 144 m2, dhe 200 m2 truall 
Tokë arë 16 mijë m2 në Zagorë. 
Tokë arë 11 mijë m2 në Zagorë. 
Tokë arë 3.5 mijë m2 në Zagorë. 
Tokë arë 3 mijë m2 në Zagorë. 
Tokë arë 3.5 mijë m2 në Zagorë. 
Tokë arë 2.9 mijë m2 në Zagorë. 
Tokë arë 13 mijë m2 në Zagorë. 
Tokë arë 9.7 mijë m2 në Zagorë. 
Tokë arë 18 mijë m2 në Zagorë. 
Tokë arë 1.1 mijë m2 në Zagorë. 
Tokë arë 2.8 mijë m2 në Zagorë. 
Tokë arë 3 mijë m2 në Zagorë. 
Tokë arë 2.5 mijë m2 në Zagorë. 
Tokë arë 8.7 mijë m2 në Zagorë. 
Tokë arë 13 mijë m2 në Zagorë. 
Tokë arë 1.8 mijë m2 në Zagorë. 
Tokë arë 3.5 mijë m2 në Zagorë. 
Tokë arë 3.2 mijë m2 në Zagorë. 
Tokë arë 7.4 mijë m2 në Zagorë. 
Tokë arë 2.9 mijë m2 në Zagorë. 
Tokë arë 4 mijë m2 në Zagorë. 
Tokë arë 5 mijë m2 në Zagorë. 
Tokë arë 5.5 mijë m2 në Zagorë. 
Tokë arë 2 mijë m2 në Zagorë. 
Tokë arë 9.7 mijë m2 në Zagorë. 
Tokë arë 4.3 mijë m2 në Zagorë. 
Tokë arë 2.2 mijë m2 në Zagorë. 
Tokë arë 3 mijë m2 në Zagorë. 
Tokë arë 1.1 mijë m2 në Zagorë. 
Tokë arë 3.4 mijë m2, 1.7 mijë m2, 2.4 mijë m2, 2.9 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 2.1 mijë m2, Zagorë.
Llogari rrjedhëse, 60 mijë USD, cash 6 mijë USD  
Orë Rolex, 17.5 mijë euro 
Të ardhura si kryetar u Bashkisë Koplik, 2007-2015, 8.8 milionë lekë (88 mijë USD)
Të ardhura si president i kompanisë Relikaj, 8.5 milionë lekë (85 mijë USD)
Të ardhura nga dhënia me qira i pasurive të paluajtshme, 5.6 milionë lekë (56 mijë USD)
Kredi 25 milionë lekë (250 mijë USD)
Bashkëshortja, Vjollcë Likaj, apartament në Velipojë, 63 mijë euro
Tokë pyll në Razëm, 200 m2, 40 mijë lekë. 
Cash, 520 mijë lekë. 
Administratore e kompanisë Relikaj, 10 milionë lekë (100 mijë USD) 
Ortake e kompanisë Relikaj, 370 mijë USD
Administratore e kompanisë Kantina-Miqësia, 3.9 milionë lekë (39 mijë USD). 
Avokate e kompanisë Kantina-Miqësia, 13 mijë USD. 
Linjë kredie, 62 milionë lekë (620 mijë USD)
Linjë kredie 644 mijë USD. 
Kredi 1.2 milionë USD. 
Vjaza Ormela, llogari bankare, 2.3 milionë lekë, cash 133 mijë lekë.
Menaxhere e kompanive Relikaj dhe Kantina-Miqësia, 65 mijë USD. 
Djali Leoni, paga pranë kompanive Relikaj dhe Kantina-Miqësia, 34 mijë USD.

Fation Veizaj, PD 
Ndërtesë 3 kate, 800 m2 dhe truall  492 m2, 4 431 573 lekë 
Apartament në Tiranë, 160 m2, 7.1 milionë lekë (70 mijë USD)
Apartament, 122 m2 në Vlorë, 85 mijë euro 
Garazh në Tiranë, 12 m2, 1.5 milionë lekë 
Garazh në Vlorë, 44 m2, 15 mijë euro 
Njësi 71 m2 në Vlorë
Truall 400 m2 në Vlorë (50 %)
Apartament në Holandë, 98 m2, 276 mijë euro “ në pronësi të vajzës Raisa)
Kullotë në Radhimë, 500 m2, 143 mijë lekë
Kullotë në Radhimë, 1 000 m2, 286 mijë lekë 
Tokë arë në Orikum, 5 mijë m2, 1.4 milionë lekë 
Tokë arë në Orikum, 10 mijë m2, 2.8 milionë lekë 
Truall në Nartë, 8.7 mijë m2, 2.5 milionë lekë 
Tokë arë në Voskopojë, 809 m2, 404 mijë lekë (25 %)
Tokë arë në Voskopojë, 1.8 mijë m2, 909 mijë lekë (25 %)
Tokë arë në Voskopojë, 595 m2, 297 mijë lekë (25 %)
Tokë arë në Voskopojë, 917 m2, 458 mijë lekë (25 %)
Ortak me 100 % i kompanisë ‘Prospect Invest”, 400 mijë USD 
Ortak me 50 % i kompanisë ‘RDA Petrol’, 1.7 milionë lekë. 
Ortak me 100 % i kompanisë ‘RDA 11’, 100 mijë lekë. 
Ortak me 50 % i kompanisë ‘REC’, 50 mijë lekë. 
Ortak me 100 % i kompanisë “Inter. Tek Ëestern Balkans;, 2.1 milionë lekë. 
Ortak me 25 % i kompanisë “Bindi Insurance Broker’, 1 250 000 lekë
Makinë tip Toyota, 7 mijë euro 
Llogari bankare, 1.8 mijë USD, 12 mijë euro, 3.4 milionë lekë
Llogari bankare, 19 mijë USD, 2.4 mijë USD, 12 mijë euro 
Para cash, 6.5 mijë USD, 1 mijë euro, 300 mijë lekë. 
Paga në kompaninë RDA Petrol, 5.4 milionë lekë (54 mijë USD) 
Hua, 110 mijë USD 
Bashkëshortja Ardiana Veizaj, llogari 9.9 mijë USD 
(Llogari bankare 12 mijë euro, 537 mijë lekë, 3.5 milionë lekë, 2 mijë euro
Paga nga United Colors, 1.8 milionë lekë).
Dean Veizaj, i biri, llogari 2.4 mijë euro, 1 mijë euro, 
Vajza Raisa Veizaj, llogari bankare 16 mijë euro, 505 mijë lekë 
Depozitë, 6.5 mijë euro
Të ardhura nga puna pranë Rudboudume, Holandë, 17 mijë euro 
Kredi bankare në Holandë, 145 mijë euro 

Laert Duraj, PS 
Pronar një godine 2-katëshe në Tiranë, me vlerë 940 mijë euro. 
Pronar me 100 % i kapitalit të një shoqërie, 850 mijë euro
Tokë 5940 m2 në Tiranë, 534 mijë euro 
Pronar i 40 % të kapitalit të shoqërisë KPT, 60 mijë euro. 
1/5 e një sipërfaqe 10200 m2 sipas ligjit 7501. 
Kredi 109 000 000 lekë për blerje pasurie të paluajtshme. 
Detyrim i mbetur pashlyer për pasurinë arë 5940 m2, 284 mijë euro.
Apartament 92 m2 në Tiranë, 9 754 500 lekë. 
Apartament 75 m2, 37 660 euro.
Apartament 79 m2 në Vlorë, 64 mijë euro.
Apartament 60 m2 në Sarandë, 35 mijë euro, 
Apartament 143 m2 në Tiranë, 199 mijë euro 
Arë 3000 m2, 336 000 lekë.
Arë 3000 m2, 336 000 lekë.
Depozitë, 2.2 milionë lekë
Llogari rrjedhëse, 4 mijë euro
Gjendje cash, 60 mijë euro 
Të ardhura si Administrator i Postës Shqiptare, 2 milionë lekë (20 mijë USD)
Kredi 97 milionë lekë (970 mijë USD) për blerje pasurie të paluajtshme 
Detyrim 5 mijë euro për blerjen e një apartamenti në Vlorë, 79 m2. 
Hua ndaj një personi, 110 mijë euro.
Hua ndaj një personi, 134 mijë euro. 
Hua ndaj një shoqërie, 68 milionë lekë (680 mijë USD) 
Hua ndaj një shoqërie, 170 mijë euro.  
Hua ndaj një personi, 11 000 000 lekë (110 mijë USD)
Makinë “Mazda” kamionçinë, 700 000 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura si pedagoge në Fakultetin Ekonomik, 1.4 milionë lekë. 
Llogari bankare, 1.5 milionë lekë, 5 mijë euro, 796 mijë lekë, 200 mijë lekë
Bashkëshortja, Brunilda Duraj, makinë 23 750 euro.
Makinë “Ford, 10 500 euro.
Automjet “Seat Ateca”, 23 750 euro. 

Alfred Rrushaj, kryetar i grupit të PD-së 
Apartament në Zagreb, Kroaci, mungon vlera dhe sipërfaqja. 
Apartament në Tiranë, 302 m2, 158 mijë euro 
Garazh në Tiranë, 13 m2, 5 mijë euro 
Apartament në Tiranë, 99 m2, 60 mijë euro
Makinë Lan Rover, 5 mijë euro 
Motor Yamaha, 700 euro
Orë Zenith dhuratë, 3 mijë euro 
Të ardhura si person fizik, 30 mijë USD 
Të ardhura nga paga në kompaninë e konsulencës “Frost &Fire Consulting”, 313 mijë lekë. 
Shitje kuotash në kompaninë “Frost &Fire Consulting”, 500 000 lekë. 
Të ardhura nga dhënia me qira e apartamentit, 700 euro 
Paga e bashkëshortes, 25 mijë USD. 
Të ardhura nga shitja e makinës ‘Mini Cooper’, në pronësi të bashkëshortes, 2.2 mijë euro.

Benet Beci, PS
Blerje shtëpie në kompleksin..., 200 mijë euro, burimi kredi  
Shtëpi 2 plus 1 në Gjirin e Lalëzit, 102 m2, 47 mijë euro (50%)
Shtëpi banimi 2 plus 1, 59 m2 (40%)
Shtëpie banimi 2 plus 1, 80 m2, 1 800 000 Lekë, marrë nga Enti i Banesave
Shtëpi banimi 3 plus 1, 79 m2, 3 500 000 lekë.
Llogaria e pagës si administrator i KESH, 7.4 milionë lekë (74 mijë USD) 
Llogari, 7 mijë euro
Të ardhur nga paga si administrator i KESH, 3.8 milionë lekë (38 mijë USD).
Bashkëshortja Fitore Beci, si administratore e Tirana Training Center, 7.3 milionë lekë (73 mijë USD) 
Bashkëshortja Fitore Beci, apartament në Tiranë 244.38 m2, me kredi 170 000 Euro
Blerë makinë, 3 303 990 lekë.

Saimir Korreshi, PD
Shtëpi banimi në Athinë, 49 m2, 12 mijë euro (50%)
Shtëpi banimi dy kate, 300 m2, 2.8 milionë lekë 
Tokë arë në Lushnje, 9 mijë m2, 900 mijë lekë. 
Tokë 700 m2. 
Truall 5 mijë m2, 1/105 pjesë. 
Makinë Ford Fiesta
Depozitë 4.1 milionë lekë (41 mijë USD) 
Gjendje cash 6.5 milionë lekë (65 milionë lekë)
Të ardhura nga aktiviteti si avokat, 48 mijë USD
Të ardhura nga shitja e produkteve bujqësore 900 000 lekë ose 9 mijë USD. 
Bashkëshortja Albana Çela 3.8 mijë m2 tokë në Lushnje 

Zheni Gjergji, PD 
Apartament 61 m2 në Tiranë, 80 mijë euro (50 %)
Ndërtesë njëkatëshe, 1.2 mijë m2, Elbasan, 2.8 milionë lekë (50 %). 
Truall 156 m2 dhe ndërtesë njëkatëshe 83 m2, 4.6 milionë lekë (46 mijë USD) (25 %)
Apartament 63 m2 në Pogradec, 3.5 milionë lekë (50 %). 
Garazh 23 m2 në Pogradec, 800 mijë lekë (50 %). 
Bodrum 17 m2, Elbasan, 600 mijë lekë (50 %).
Truall 196 m2 dhe ndërtesë 65 m2, në Elbasan, 341 mijë lekë (50 %).
Ndërtesë një kat 609 m2, në Elbasan, (50 %).
Ndërtesë një kat 609 m2, Elbasan, (50 %).
Truall me ndërtesë një kat, 152 m2, Elbasan (12.5 %)
Tokë arë 25 mijë m2, në Elbasan, (25.5 %)
Truall 104 m2, Elbasan, (25 %)
Truall me ndërtesë një kat, 119 m2, Elbasan (12.5 %)
Makinë, 990 mijë lekë.
Llogari bankare, 2.7 milionë lekë, 1.2 milionë lekë, 302 mijë lekë
Depozitë 15 mijë euro, 66 mijë euro,  

Kasëm Mahmutaj, PD 
Lokal dhe banesë, 3 kate, Berat, 15 milionë lekë 
Truall 147 m2, Berat, 169 mijë lekë
Apartament 88 m2, Berat, 1.3 milionë lekë 
Apartament 41 m2, Berat, 650 mijë lekë
Apartament 41 m2, Berat, 650 mijë lekë
Apartament 62 m2, Berat, 985 mijë lekë
Apartament 106 m2, Berat, 1.6 milionë lekë
Arë 1 mijë m2, Berat, 200 mijë lekë 
Makinë 7 mijë euro 
Makinë, 3 mijë euro 
Kredi 25 mijë euro, hua 8 mijë euro 

(Kliko ketu per te lexuar deklaraten e pasurise se Ornaldo Rakipi )

 

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 01/12/2021 05:50

    Opp nga i gjeten gjith kete pasuri ne dilem nga komunizmi te gjith brekegrisur Prandaj shajn enverin keta sepse kan frik semos vjen ndonji enver tjeter dhe ua mert Rsht nje proverb ruaju nga zengjini qe dikur ka qene brekgrisur

    Përgjigju
  • A. N.: 01/12/2021 00:03

    Keto duhet te shpallen Non Grata ne shqiperi se aty e kane gjetur ameriken :)

    Përgjigju
  • Ledio: 30/11/2021 22:26

    Keta jane gjithe per burg

    Përgjigju
  • Lali: 30/11/2021 21:29

    Ca merreni me kto hajdute ! 140 zorraxhi jane aty ne parlament, lepirsa e lustraxhinj, grumira.. I njohim te gjithe mos na qelbni telefonin me lajme me kto Zhulsa.

    Përgjigju
  • Mirel: 30/11/2021 20:55

    Merruni me prokuroret e gjyqtaret se ata jane fajtore per vetting kurse keta mamuthet sdine nga ti cojne me

    Përgjigju
  • Artan: 30/11/2021 19:24

    Këta të PS do jenë të gjithë të pastë “qelibar”. Media më të anëshme se ju nuk ka

    Përgjigju
  • Vata: 30/11/2021 19:13

    Bravo kampioni RAMADAN LIKA!

    Përgjigju
  • DELIRANT KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 30/11/2021 17:22

    O popull Shqiptar shikojn hajdutët që nga brek grisur na u bën miljoner me euro. O popull debil i ler po tregouni vëndin këtyre vemjeve e i vini me shpatulla mbas muri e merjuni mallin e vjedhur këtyre horave pa din e pa iman o üopull leckaman.

    Përgjigju
    • memaliaj Bekaj: 30/11/2021 17:51

      Sidomos ky i Postes Shqiptare ????????????. Keta te majtet sikur jane oer barazi sociale, por ky o shoku Buke i paska lujatur fene. Hallall plako, por ta shofi Baba Edi

  • Deputet: 30/11/2021 17:17

    Me pune arrihet çdo gje

    Përgjigju
    • Rritu: 30/11/2021 20:29

      Me punë...???

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?