Ekskluzive/ Ndryshon formati i Superligës shqiptare të futbollit, ja propozimet e UEFA-s për FSHF-në

7 Korrik 2023, 18:15| Përditesimi: 8 Korrik 2023, 11:09

  • Share

Federata Shqiptare e Futbollit ka në plan të ndryshojë formatin e Superligës, kjo duke shtuar numrin e skuadrave. Departamenti i Garave në FSHF organizoi këtë të premte një mbledhje me Drejtorët Sportivë të 10 klubeve të Superligës.

Report TV dhe Shqiptarja.com mësojnë se janë disa propozime që janë diskutuar sot gjatë mbledhjes. Varianti i parë sugjeruar nga UEFA është shtimi i skuadrave garuese në 12, nga 10 që janë për momentin.

Varianti i dytë i diskutuar ishte ai me përgjysmim pikësh dhe një fazë play-off për të mësuar kampionin në Superligë, deri diku i aplikuar në Shqipëri disa sezone më parë në Kategorinë e Parë. Gjithashtu, ideja tjetër është zhvillimi i Superkupës me katër skuadra. Edhe pse në FSHF janë hermetikë sa i takon kësaj teme, fakt është se nga sezoni që vjen Superliga do ketë ndryshime. Sipas të gjitha gjasave, këto ndryshime do jenë për sezonin 2024-2025.

Nesër kreu i FSHF-së, Armand Duka do të presë në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’ 10 presidentët e klubeve të këtij kampionati, për të diskutuar këto propozime. Propozimet mbi ndryshimin e mundshëm të formatit të garës vijnë për të rritur më shumë nivelin, shikueshmërinë, të ardhurat nga të drejtat televizive e marketing, si dhe për ta bërë kampionatin sa më tërheqës dhe interesant.

Federata Shqiptare e Futbollit i ka kërkuar disa javë më parë Departamentit të Garave në UEFA të sjellë disa propozime se si kampionati mund të ndryshojë në vijim.

Disa nga variantet e propozuara:

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?