Foto ilustruese

Ekskluzive / Ndryshon ligji për dosjen e ish-Sigurimit, do zbulohen spiunët që kanë zhdukur dokumentet

8 Qershor 2020, 19:27| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 20:24

  • Share

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të ndryshojë ligjin e vitit 2014 për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, me qëllim për të zbuluar ish-bashkëpunëtorët (spiunët) e Sigurimit, të cilët kanë zhdukur dosjet e tyre, në kohë të ndryshme, sidomos gjatë trazirave. Konkretisht do të ndryshojë cilësimi ish-bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Në ligjin në fuqi parashikohet se ish-bashkëpunëtor i ish-Sigurimit është çdo person që vërtetohet se ka bashkëpunuar në mënyrë të fshehtë me organet e ish-Sigurimit të Shtetit. Gjatë zbatimit të këtij ligjit, Autoriteti i Dosjeve ka hasur vështirësi të mëdha për të vërtetuar bashkëpunimin e personave të ndryshëm me ish-Sigurimin, për shkak se janë zhdukur dosjet e tyre. Por, për këta persona ka dokumente të tjera të tërthorta, që flasin për bashkëpunim e tyre.

Megjithatë, për shkak të kufizimit ligjor që kërkon vërtetimin e tyre, Autoriteti i Dosjeve nuk i ka konsideruar dot deri më sot këtë persona si bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit, bazuar vetëm në disa dokumentet, por jo në dosjen kryesore që është zhdukur. “Jo rrallë jemi ndeshur me praktika kur për bashkëpunëtorin kemi vetëm kartelë ose fletë regjistri, apo kur dosjet për ta janë asgjësuar dhe në këtë kuadër e kemi pasur të pamundur për të lidhur aktivitetin e tyre si bashkëpunëtor”, thekson Autoriteti i Dosjeve.

Për këtë arsye, Autoriteti i Dosjeve i kërkon Kuvendit të qetë fjalë ‘vërtetohet’. Sipas versionit të propozuar, ‘bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit është çdo person që ka bashkëpunuar në mënyrë të fshehtë me organet e ish-Sigurimit të Shtetit’. Me këtë ndryshim, edhe nëse dosja e një spiuni të ish-Sigurimit është zhdukur, ai do të zbulohet dhe cilësohet bashkëpunëtor bazuar në dokumente të tjera.

Ligji aktual nuk kishte një përkufizim të anëtarit të ish-Sigurimit. Për rrjedhojë, Autoriteti i Dosjeve, në versionin e propozuar, sqaron se ‘anëtarë të ish-Sigurimit të Shtetit janë punonjësit që kanë qenë në marrëdhënie pune, dhe kanë pasur funksione zyrtare në strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit, ku përfshihen, oficer, nënoficer, nëpunës, punonjës operativ deri tek punonjësi i nivelit të lartë drejtues i ish-Sigurimit të Shtetit”.

Autoriteti i Dosjeve propozon edhe një ndryshim tjetër në ligj, për të përfshirë mediat, si hapësira informimi, me qëllim rritjen e ndjeshmërisë publike ndaj krimeve të komunizmit. Në ligjin aktual, edukimi qytetar mbi veprimtarinë e ish-Sigurimit të Shtetit, ishte i kufizuar dhe përjashtonte mediat. “Njëherazi është parë e rëndësishme nga Autoriteti zhvillimi i një strategjie komunikimi të hapur me qëllim informimin e qytetarëve dhe gjeneratës së re mbi ngjarje tronditëse të ndodhura mbi viktima të pafajshme të diktaturës komuniste, mbi bazën e provave dhe fakteve të pakontestueshme, të bërë publike për herë të parë mbi dokumente autentikë nga dosjet e krijuara nga struktura të ish-Sigurimit të Shtetit. Në këto kushte, del e nevojshme përfshirja e mjeteve për të realizuar qëllimin e kërkuar për edukimin qytetar”, sqaron Autoriteti i Dosjeve.  

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • lemi: 09/06/2020 09:08

    po ju jap une nje emer...shoku spiun me pseudonimin çizmja, besim ndregjoni, i cili nga kokrra spiunit me babain e denuar per plagosje dhe armembajtje pa leje, sot eshte qytetar nderi i Dibres. Kjo gje fale ish kr.gjykates diber karstriot selita, djali motres besim spiunit, i cili fallsifikoi deshmine e penalitetit duke e kthyer nga vrases ne hero !!! AHHH SE HARROVA U GJET ME DIPLOME TE FASIFIKUAR, PROKURORIA E INA e BLV E PUSHOI HETIMIN !!!

    Përgjigju
    • ola: 09/06/2020 15:06

      ky zagar eshte ne listen e zeze te Amerikes...

    • lorna: 09/06/2020 11:08

      ky plera qe kerkon vetem euro, kaloi vetingun...shtet plere !!!

  • Santa Quaranta: 08/06/2020 23:26

    Duke filluar nga fleta e kontrollit ne kartoteke dhe deri tek kartelat, nje ne rreth dhe nje ne qender, regjistrat, mandat pagesat, planet, e masave dhe vija e sjelljes, raportet, dosjet e perpunimit asgje nuk ka humbur!! Ata kane grisur vetem dosjet e punes dhe dosjet personale per dokumentet qe vertetojne se keto dosje kane ekzistuar nuk mund te zhduken sepse jaen nga 2-3 kopje.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 08/06/2020 20:05

    Kurre nuk do te kete shterrim te poshtersise ideologjike dhe i nxjerrjes ne diell te rrenjeve nentokesore te ish sigurimit te shtetit sepse aty jane rrenjet e grehines korruptive shteterore dhe teresore te klases politike shqiptare. Lufta me ish sigurimin e shtetit eshte lufte me mullinjte e eres qe i sherben mbulimit te korrupsionit dhe krimit shteteror shqiptar kunder interesave jetike te popullit te ketij vendi. Eshte nje lufte e dale boje per te mbajtur pushtetin dhe pasurine e korrupsionit galopant shteteror shqiptar.

    Përgjigju
  • Dosjet duhen hapur ,sic i hapi Gjermania.: 08/06/2020 19:47

    Dhe cdo Qytetare te mari Dosjet e veta personale,,dhe te njihet me te kaluaren .Se ke ka pasur kundershtare Spiun Ordinere .Behet fjala sidomos per Spiunimet te karakterit per Axhatacion,apo Tentative Aratisje.. Dhe persona te Inplikuar te mos jene ne detyra Shteterore ..ose te punesuar ne Shtet ... Ndersa per Spiuna te tjere ,,Beni cfare te doni...Kjo Pika ne super eshte me shume Interesante ,per njerez qe Kane qene fare te paster ne Jeten e tyre.. Por per Arsyheje te tyre ,,me vullnet apo te Presionuar ,kane qene te tille.. Populli mezi e prete kaqe vite kete Hapje te Dosjeve...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?