Dosje

Ekskluzive në Report Tv, Boriçi në 'Esencë': Enver Hoxha me 2 miliardë rubla, si ia mori vendeve të kampit socialist!

2 Shkurt, 21:19| Përditesimi: 2 Shkurt, 21:27

  • Share

Ishin borxhe, hua, para të falura apo kredi me interesa që ndryshonin herë pas here? 

Çfarë nuk dimë dhe çfarë u fsheh, duke e mbajtur popullin në krizë dhe të kontrolluar? I ftuar në studio, studiuesi dhe Profesori Gjon Boriçi, mbi temën: “Rreth 2 miliardë rubla, si ia mori Enver Hoxha vendeve të kampit socialist?” 

Esencë, e premte dhe e diele, ora 21:00, në Report Tv, nga Eljan Tanini. Kjo bisedë trajtohet për herë të parë mbi dokumente arkivore. 

Eljan Tanini: A pati borxhe Shqipëria përballë vendeve të kampit socialist ashtu siç i pati Kinës dhe Bashkimit Sovjetik? 

Gjon Boriçi: Komunizmi në Shqipëri nuk zgjati pak. Mënyra më e mirë për të jetuar në atë kohë ishin ndihmat, ose më saktë borxhet. 

Eljan Tanini: -A ishin borxhe, kredi, ndihma apo ndihma të falura? 

Gjon Boriçi: Ishin borxhe! Ato ishin me përqindje, madje nga Ish Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia, përqindja shkonte deri në 3 për qind çdo vit ekstra, nga vendet e ish kampit socialist rreth 2 për qind e shumës së borxhit! I vetmi shtet që na ka bërë favor është Kina, ajo na i ka dhënë borxhin me 0.5 për qind.

1955, Ministri i Financave Abdyl Këllezi ka bërë një dokument tepër sekret në lidhje me detyrimet që ne i kishim vendeve të kampit socialist. 1947, 2 kredi i janë marrë Bashkimit Sovjetik. Kredia e parë është marrë në Gusht të vitit 1945 në Bashkimin Sovjetik, në takim ishte Enver Hoxha dhe Molotovi, kredia ishte për 1.6 miliardë dollar. 500 milionë franga ari u janë marrë tregtareve shqiptarë. Ku shkuan? Ato para shteruan për 8 muaj. Shqipëria ishte në prag  të urisë. Atyre, atij sistemi nuk i interesonte fryma e biznesit.

Kemi marrë edhe kredi speciale për ushtrinë, e thotë raporti i Abdyl Këllezit, 38 milionë rubla, Mars 1956 ndaj Bashkimit Sovjetik. 25 Korrik 1947 deri në vitin 1956, janë marrë rreth 777 milionë rubla. Kur Enver Hoxha i kërkoi Bashkimit Sovjetik pra Stalinit, borxhe, ky ky i fundit i thotë: Do punoni ndonjëherë ju shqiptarët? 

Dhjetor 1953, Enver Hoxhën e këshilloi Bashkimi Sovjetik të jepte dorëheqjen, ai duhej të merrej më shumë me punët e partisë. Ministri i Financave tregon se deri në vitin 1980, këto të dhëna duheshin shlyer, ato ishin 1 miliardë e 60 milionë e 781 mijë rubla që duheshin paguar. Shqipëria do të punonte për këto vende me vite të tëra. 

Eljan Tanini: -Si dhe përse Enver Hoxha e dha dorëheqjen? 

Gjon Boriçi: -Profesoresha Ana Lalaj më shpëtoi nga një konstatim i imi i gabuar, ajo më tha se Bashkimi Sovjetik e detyroi Enver Hoxhën të japë dorëheqjen, e dha pas 7 muajsh, 12 Korrik 1954  Ekspertët e ekonomisë ruse kur erdhën në Shqipëri, thanë së nëse investoni në industrinë e lehtë, ushqimore, infrastrukturë, bujqësi dhe në turizëm, ky vend nga viti 1970 do nisë të ecë me këmbët e veta. Nuk do ketë nevojë të marrë kredi më. Pa Kinën, deri në vitin 1959, borxhi është nga 1.9 deri në rreth 2 miliardë dollar. Bashkimi Sovjetik ndryshoi kursin e rublës përballë borxhit, e rritën atë me 2 për qind. Këtë e vunë re edhe specialistët vendas si Iliaz Fishta dhe Spiro Bakalli. Kina na shpëtoi me Rusinë përballë borxhit me larjen e borxhit me borxh. 

Këto kredi i kërkonte Enver Hoxha, sekretari i Parë i Komitetit Qendror, jo Qeveria Shqiptare që prej vitit 1958. 23 Dhjetor 1953, Hrushovi i ka nisur një letër Enver Hoxhës ku e kritikon shumë rëndë për keqmenaxhimin e ekonomisë, shpërdorimin e parave në çështje që  nuk të sjellin të ardhura, këtë ia ka thënë edhe në vitin 1959 kur erdhi për vizitë Hrushovi te ne. Enveri ka rezistuar, sepse edhe vetë ai ishte Kryeministër, Ministër i Punëve të Jashtme, Ministër i Mbrojtjes dhe Komandant i Përgjithshëm Forcave të Armatosura. 
Qershor 1954, Hoxha shkon në Moskë prapë për të kërkuar kredi! Enver Hoxha e dha dorëheqjen më 12 Korrik 1954, dorëheqje shumë e sforcuar. Aty emëroi Kryeministër Mehmet Shehun deri në vdekjen e tij. Ai vazhdoi si sekretar i parë, letrat më pas i bënte Mehmet Shehu. Kur Enver Hoxha çonte letra, të gjithë i thonin do ia çojmë qeverive tona përkatëse. Në mbledhjen e 81 partive vendet e kampit socialist i folën shumë keq Hoxhës. 6 Qershor 1959 Hoxha mbledh qeverinë dhe jep porositë e Hrushovit. 
Mehmet Shehu kur i shkroi Kryeminstrit të Hungarisë për një kredi të re ai i thotë: Na ktheni këto njëherë, e më pas flasim për të tjerat.  

Eljan Tanini: -Bashkimi Sovjetik, Kina dhe Gjermania Lindore na falën pak para? Apo...?

Gjon Boriçi: Nuk ishin të falura, ishin kredi dhe borxhe.  

Eljan Tanini: -Udhëheqësi punonte? 

Gjon Boriçi: - Thonin që ai punon shumë, Nexhmia i drejtohej të shoqit me termin Udhëheqësi! 10 Maj 1958: Vendim i Brendshëm, firmosur nga Hysni Kapo,  me rekomandim të Mehmet Shehut letra thotë: 

‘’Shoku Enver Hoxha të marrë pushim për tu shplodhur 2 herë në vit, jo më shumë se 3 muaj, koha e tij e punës të jetë nga ora 9:00 e mëngjesit deri në orën 13:00 të drekës’’ 

Eljan Tanini: Sa kredi i ka dhënë gjithë kampit socialist vetëm Bashkimi Sovjetik? 

Gjon Boriçi: Bashkimi Sovjetik kishte ndërtuar një strukturë që i kontrollonte këto vende sipas kredive që kishte dhënë. Bashkimi Sovjetik i ka dhënë Evropës Lindore nga viti 1947 deri në vitin 1957, 28 milionë rubla, rreth 7 miliardë dollarë.  Hungaria i kishte rreth gjysmë miliardi dollarë Bashkimit Sovjetik, Polonia po ashtu rreth 1 miliardë, Hrushovi e kërcënoi me shfarosje atomike Poloninë. 

Ne kemi shpëtuar pa pasur një tragjedi Hungareze, ne nisëm të paguajmë pak nga pak. Abdyl Këllezi, Kiço Ngjela i kishin konstatuar ndryshimet monetare. Aleks Verli kapi ndryshimin e kursit me Bashkimin Sovjetik, ishte kredia e Kinës, 500 milion dollarëshi i famshëm që shpëtoi Shqipërinë. Pala shqiptare gjithmonë ulte kostot për të paguar borxhet edhe përballë kinezëve. 

Eljan Tanini: -Çfarë hante ky vend?

Gjon Boriçi: -Vetëm me klering i kishe këtyre vendeve duke futur këtu edhe Jugosllavinë, 81 milionë, 750 mijë e 778,70 rubla. Kredi për të shlyer dhe në proces  përballë këtyre vendeve ishin: 801 milionë e 485 mijë, 075,14 rubla. Ndërsa kredi për të shlyer, vetëm kredi, ishte rreth 87 milionë e 601 mijë e 637,05 rubla, të gjitha rreth 1.9 miliardë. Çekosllovakisë i kemi marrë rreth 197 milionë e 800 mijë rubla. Bullgarisë deri në vitin 1955 i kishe 43 milionë e 800 mijë rubla. Rumanisë, 95 milionë e 200 mijë rubla.

Parti motra dhe vende vëllezër quheshim ne  me këto vende.  Kina solli edhe ndihmë në drith, ne kërkuam rreth 60 mijë ton, ata sollën 50 mijë ton. Bashkimi Sovjetik thoshte ua blejmë të gjitha ne nëse e mbillni vendin vetëm me agrume. Nuk ka sekret të cilin koha nuk e zbulon

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • NJË QYTETAR I ATYRE KOHËVE.: 02/02/2025 22:32

    DOKUMENTET JANË POR DUHET TË DISH QË NË ATË KOHË NDIHMAT QUHESHIN INTERNACIONALISTE. ASNJË SHTET NUK QËNDRON PANJË BORXH. DUHET TË DISH QË NJË NGJARJE ZHVILLOHET NË KOHË E NË HAPSIRË.JU PO QAHENI MË SHUMË SE ATA QË NA DHANË BORXHET GJË QË VËRTETON NGARKESËN POLITIKE TUAJËN.NJË FAKTË QË REP.POP.E ÇEKOSLLAVAKIS NA KA KTHYET NË FORMË (PAS ZBUL. TË SASIS SË FLORIRIT QË NXIRTE NGA MINERALET)QË MERRNIN ME QINDRA MJETE PA ASNJË KACIDHE.JU JENI I APASIONUAR PAS POLITIKËS HISTORIKE DETYRË PËR TË CILËN PAGUHESH NGA USTALLARËT,POR DUHET TË JESH I QADTË QË ME MUNDËSIT EKON. TË ATIJ SHTETIT TË POP.PA NDIHMA E JO OKUPIM SI SOT NUK BËHESHIN KOMBINATE,UZINA,HIDROÇENTRALE,SHKOLLA,UNIVER,USHTRIA E SHUMË E SHUMË GJËRA TË TJERA.MEQË FLET PËR BORXHE MË THUAJ NË NJË EMISIONTJETËR SA ËSHTË SOT???A (KAPIT.E RINJ QË ISHIN PA NJË MORRË NË1992)PASQYROHET NË MIRËQËNIE PËRPOP.SHFRYTËZIMI NGA TË HUAJT E VËNDASIT ????NE E DINIM POR ËSHTË JO E MORALSHME TË JESH NIHILIST NË FUQI INFINIT.A MUNDESH I (Ç)NDERUAR PROF.I POL. E JO I HISTORIS ISHTE MË E UDHËS QË PASURIT E KËTIJ VËNDI TË EKONMISESHIN NGA QEVERIA APO NGA IND. ETË HUAJT.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?