Ekskluzive/ Nga 1 shkurti konsultë në shtet me mjekun jashtë orarit, Rakacolli zbulon sa do jetë tarifa në spitalin e Fierit

30 Janar, 15:01| Përditesimi: 31 Janar, 13:36

  • Share

Në spitalin Memorial të Fierit, i cili ka fituar kartën e autonomisë menaxheriale, do të praktikohet për herë të parë, konsulta me mjekun, jashtë orarit zyrtar të punë, pasi të kenë mbaruar vizitat e planifikuara nga sistemi i referimit.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli zbuloi ekskluzivisht në një intervistë në Report Tv, se tarifa që qytetarët do të paguajnë në spitalin memorial të Fierit, është caktuar të jetë 3 mijë lekë të rinj.

“3 mijë lekë, të reja natyrisht. Kjo është vendosur nga bordi i spitalit”- tha Rakacolli.

Kjo praktikë e dyfishtë pune e mjekut brenda spitalit publik ku ai punon, pritet të zbatohet së pari në 5 spitalet që kanë fituar autonominë, siç janë së fundmi, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, spitalet rajonale të Vlorës, Shkodrës, Lezhës dhe Durrësit.

Në të gjitha rastet, përfshirja në këtë praktikë te re, do të jetë vullnetare.

“Shërbimi ofrohet vetëm për konsultat. Mjekët të cilët plotësojnë kushtet dhe dëshirojnë të ushtrojnë praktikën private. Për mjekun nuk ndryshon ndonjë gjë, sepse çdo mjek ka të drejtën sipas legjislacionit që të punojë privatisht. Të gjithë e dimë që mjekët që punojnë në publik kanë edhe studiot e tyre private pasdite, ose kanë kontrata me spitale të tjera me studio të tjera private. Edhe aktiviteti privat do infrastrukturë për tu zhvilluar siç duhet.”- u shpreh zv.ministrja e Shëndetësisë.

Numri 2 i ministrisë së Shëndetësisë, Mira Rakacolli thotë se janë bordet e spitalit ata që përmes kontratave individuale me mjekët që pranojnë të punojnë jashtë orarit, caktojnë edhe tarifën e konsultës.

“Janë rregulla që i përcakton bordi i spitalit për çdo mjek në bazë të kontratës individuale që ata bëjnë. Pra nuk është një gjë që vendoset nga qeveria. Konslutat në spitale të ndryshme është e ndryshme, specialitete të ndryshme e kanë të ndryshme rradhën e pritjes. Është dinamike për shembull ka herë që është më shumë, ka herë që është më pak, në momentin që ne po flasim për shembull në QSUT mesatarishtë lista e pritjes për një konsultë për patolog është 38 ditë, pra më shumë se një muaj, ndërsa neurologu e ka 3 javë, pra kjo është mesatarja. Por ka mjekë të cilët mund ta kenë edhe më të gjatë, edhe më të shkurtër në të njëjtin institucion, pasi të gjithë e dimë që është e drejta e pacientit për ta zgjedhur mjekun”- sqaroi zv.ministrja.

30 % e tarifës, do të menaxhohet nga vetë spitali për nevojat që që nuk plotësohen dot nga buxheti i shtetit.

“Spitalet plotësojnë, marrin një aparaturë, spitalet autonome kanë të drejtë të kontraktojnë edhe një mjek me kohë të pjesëshme për të plotësuar një shërbim që ata mendojnë se mund t’ju vlejë qytetarëve që kanë nevojë për të”-shtoi Rakacolli për Report Tv. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pellumb: 31/01/2024 09:05

    Nuk eshte kjo rruga e zgjidhjes. Spitali dhe mjeku duhen paguar nga siguracioni.spitali lush kontrate me siguracionin dhe me nje Kim. I siguruari paguan nje perqindje te vleres se sherbimit. Mos Beni "shpikje", bota I ka te rregulluara keto problems. Lexo I, studio I dhe bejeni. Boll me idiotesira te tilla.

    Përgjigju
  • Iris: 31/01/2024 03:16

    Tek ne,mjeket varen nga inshurencat.Kur mjeku eshte pjese e sistemit/programit te nje inshurence,pacienti paguan pak,ose aspak,ne te kunderten te kripin mire,por ka dhe mjeke qe jane te gatshem te te presin ne cdo kohe e ne cdo dite ne klinikat e tyre,kur doktori jot personal eshte i pamundur,ofrojne te gjitha sherbimet kuptohet kundrejt nje pagese te majme.Ndryshimi qendron, se shteti jone po i vendos keto praktika /private/ ne spitale /shteterore/!

    Përgjigju
  • Ta rras lala: 30/01/2024 23:03

    Semundjet fillojne ne oren 8.00 dhe mbarojne ne oren 16.00 zonja Rakacolli.

    Përgjigju
  • Besa: 30/01/2024 22:14

    Tani mesokemi qe spitalet tona publike, qeveria na u ve orar "zyrtar". Dmth a thua sikur semundja eshte me orar dhe pas orarit spitali mbyllej! Kaq shume te ligj jane saqe edhe vete idiotsia trembet.

    Përgjigju
  • Lexues: 30/01/2024 21:54

    Sistem i pabarabarte qe krijon konflikte interesi per mjeket. Kam frike se idene e kane vjedhur nga Gjermania qe ka nje diskriminim te ngjashem mes pacienteve me siguracion publik dhe privat. Kane marre modelin ne te keq ne Evrope.

    Përgjigju
  • Tirona: 30/01/2024 19:16

    O Ed Rama o mos e kapsh verën me nim të zotit... Se mos punojn vetëm turni 2 mjekët o qeloooo.. Apo vari qillot ,mba populli ee.

    Përgjigju
  • Partia: 30/01/2024 18:22

    E mbajnë fierakët, japin çdo gjë për partinë.

    Përgjigju
  • Meri: 30/01/2024 17:31

    Kujt I vajti në mëndje kjo ide idjote?...Kjo qeverri nuk është aspak e majt,e majta kudo në botë mendon për shtresat e varfëra.Ku ēshtë shëndetësia falas që premtojë PS.??

    Përgjigju
  • Shëndetësia falas: 30/01/2024 17:23

    Tani mjekët do thonë hajde mbasdite se nuk ka sistem,......... mjerë populli.

    Përgjigju
  • Xxxx: 30/01/2024 17:21

    O bobobo po ça behet keshtu o zot!!!

    Përgjigju
  • Vlonjati: 30/01/2024 16:52

    Kjo është një zgjidhje që do të bëjë me te vështire jetën e pensionistëve dhe shtresave më të ardhura të pakta. Është njësoj si koncesioni i analizave, qe kur është vënë zbatim nuk kemi bërë asnjë analizë falas sepse nuk ka radhë(po dhe lek nën dorë gjen radh). Për t'a vërtetuar këtë të kontrollohet sistemi se sa analiza falas ka bërë një pensionist i sëmur kronik në një vit(zero).

    Përgjigju
  • Olsi: 30/01/2024 16:29

    Shendetesia falas.

    Përgjigju
  • Ligj: 30/01/2024 16:21

    Ligjërim i korpusionit të kërpëratave

    Përgjigju
  • Laja: 30/01/2024 16:05

    Ooohhh do behen pasanike ne rruge legale mjeket. Shume mire. E cfare dallimi nga oret brenda kohes zyrtare. Apo do te shikoje falas ne ore zyrtare dhe pastaj do te thote se duhet nje visite me e plote jashte ores zyrtare. Ne France tarifa eshte 21 euros ne Fier 28 euros. Te dy me F fillojne ne fakt. Te zgjuar Turqit.

    Përgjigju
  • Shaqo: 30/01/2024 15:33

    Do te behet nje mish-mash i vertete, dhe nuk do te kete nje rrugzgjidhje, letrat i luan mjeku, ashtu si do ai.

    Përgjigju
  • Ben: 30/01/2024 15:30

    Me duket ide idiote.Mjeket tani do ti thone pacienteve hajdeni mbasdite,paraditet jane te zena,ose paguaj me pak ne dore paradite,se sa ta hash full pasdite etj, etj.Me nje fjale spitali shtetror do kthehet totalisht ne privat.

    Përgjigju
    • Astriti: 30/01/2024 16:14

      E sakte te gjithe do i kalojne mbasdite

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?