Ekonomi
Drejt Punës

Ekskluzive/ Nga Filipinet ‘shpëtimi’ për turizmin, priten mbi 20 mijë punonjës! Ambasadori për Report Tv: Gati marrëveshja

15 Prill, 16:22| Përditesimi: 15 Prill, 16:32

  • Share

Shërbimi në strukturat akomoduese në Shqipëri nga resortet, hotelet, baret e restorantet këtë vit pritet t'i 'besohet' në shumicë dërrmuese punonjësve nga Filipinet.

Ambasadori i Filipineve në Shqipëri Neal Imperial, tha për Report TV se marrëveshja bilaterale mes dy qeverive do të nënshkruhet këto muaj, dhe në fokus do të jetë turizmi.

“Tashmë jemi në fazë të avancuar të marrëveshjes së bashkëpunimit dhe fatmirësisht në muajt në vijim do ta firmosim. E dimë që keni bum në sektorin e turizmit dhe keni nevojë për shumë punëtorë sidomos në pikun e sezonit dhe mendoj se të dy vendet përfitojnë nga ky bashkëpunim”, shprehet ambasadori filipinas.

Negociatat e qeverisë shqiptare me atë filipinase për të marrë punonjës kanë nisur që prej 1 viti, dhe tashmë kanë hyrë në një fazën e konkretizimit. Fillimisht nga qeveria shqiptare u deklarua se pritet të marrin prej andej 40 mijë punonjës të kualifikuar që do të punësohen në turizëm dhe në sektorin e manifakturës.

Pa dhënë shumë detaje mbi numrin e punonjësve që pritet të rekrutohen nga Shqipëria, ambasadori Imperial thotë se vendi është tërheqës për filipinasit.

“Ka një numër në rritje të filipinasve në Shqipëri që punojnë në sektorin e shërbimeve dhe hotelerisë. Mendoj që ka interes të madh për filipinasit që të punojnë në Shqipëri. Tashmë janë rreth 1500 filipinas që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri dhe ai numër do të rritet sapo të nënshkruajmë marrëveshjen dypalëshe”, u shpreh ambasadori Imperial.

Së fundmi Departamenti i Punonjësve Migrator në Republikën Filipine ka njoftuar zyrtarisht qytetarët për mundësi të reja punësimi në Shqipëri. Kërkesa e Shqipërisë sipas departamentit është për 20 mijë punonjës për fushën e turizmit. Report TV mësoi pak ditë më parë se qeveria ka nisur negociatat për të marrë punëtor edhe nga Indonezia.

Po për të mbushur boshllëkun e krijuar në tregun e punës nga mungesa e punonjësve, ndikuar prej emigrimit të shqiptarëve, muajin e kaluar qeveria rishikoi ligjin për të huajit për të lehtësuar procedurat e aplikimit për ata që duan të punojnë në Shqipëri.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lexues: 15/04/2025 19:52

    Si ka mundesi qe dergojme njerez ne Britani per te mbjelle „bar“ edhe importojme punetore nga Filipinet per te pastruar pishinat neper hotele? Per me teper, pronari i hotelit i ka bere leket duke trafikuar njerez ose droge. Zgjidhja eshte e qarte: Trafikanti ne burg, punetoret aksionere te hotelit, shqiptari ne shtepi te vet, filipinoja ne shtepi te vet.

    Përgjigju
  • Tani: 15/04/2025 19:46

    E shkaterruan Shqiperine legenat e Sorrosit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?