Ekskluzive/ Ngarkesa 1.1 ton kokainë nga Amerika Latine u nda në dy pjesë, ja kamioni që përfundoi në Bosnje...me 1 kg! (VIDEO)

23 Shkurt 2020, 15:10| Përditesimi: 23 Shkurt 2020, 17:30

  • Share

TIRANË - Katër boshnjakë të arrestuar dhe lënë me vendim gjykate në burg si dhe 2 maqedonas rezultojnë se qëndrojnë pas ngarkesës prej 1.1 ton kokainë sekuestruar nga policia nën operacionin “Delivery”.

ReportTv mëson ekskluzivisht se gjykata ka vlerësuar të ligjshëm arrestet për 6 persona ndërsa shoferin malazez të kamionit që transportoi bananet nga Italia në Mal të Zi, Shqipëri e Maqedoninë e Veriut, e ka liruar.

Ky hetim është kryer me përfshirjen e DEA-s, policisë italiane si dhe hetuesve shqiptarë që shërbejnë në Itali, duke çuar në dorëzimin e kontrolluar të lëndës narkotikr.

Fillimisht sasia u raportua 1.3 ton, por nga dokumentimi i plotë sasia finale rezultoi 1.1 ton kokainë e pastër dhe vetëm 1 kg u la në kamionin i cili destinacionin final kishte fshatin e banuar me shqiptarë, Krushopek në Maqedoninë e Veriut.

Report TV mëson se kokaina është zëvendësuar në një prej porteve italiane në Kalabri ndërsa shoferi nuk ka mundur të kuptojë ndërhyrjen e policisë, e cila ka zgjatur vetëm 60 minuta.

Kokaina ka qenë e fshehur në kutitë e bananeve që vinin nga Amerika Latine me një rregull:1 kuti me kokainë, 3 kuti me banane.

Kjo sasi prej 1.1 ton kokainë sipas hetimeve të Guradia di Finanzia të cilat ekskluzivisht sqaruan për Report Tv, ishte e ndarë në dy pjesë. Një kamion do të dërgonte në Maqedoninë e Veriut 500 kg dhe sasia prej 600 kg ishte e destinuar për Bosnje.

Ndërsa në foton e siguruar nga ReportTv është kamioni i cili ishte destinuar për Bosnje dhe është sekuestruar sapo ka nisur të shkarkojë bananet, duke arrestuar edhe 4 të dyshuarit.

1582466715_maumia.jpg

Kamioni me kokaine ne Bosnje

Në kuadër të këtij operacioni njëkohësisht si në Bosnje dhe Maqedoninë e Veriut është bërë dorëzimi kontrolluar dhe janë kapur personat që kanë shkuar të tërheqin kokainë sapo ka mbërritur kamioni.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?