Ekskluzive/ Një ditë para Vettingut, gjyqtarja e Apelit i jep pafajësi ish-kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika

14 Nëntor 2018, 07:10| Përditesimi: 14 Nëntor 2018, 15:22

  • Share

Një ditë pasi do dilte para Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit, kryetarja e Gjykatës së Apelit në Vlorë, Alma Liçaj, ndoshta ka gjykuar një nga çështjen e fundit të karrierës së saj në gjyqësor, atë të ish-kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika dhe tre personave të tjerë. Çështja e Gjikës, është nxjerrë me urgjencë në listën e çështjeve që duhet të gjykoheshin dhe me sa duket për këtë dyshohet se është kujdesur kryetarja e Gjykatës së Apelit Vlorë, Alma Liçaj dhe administrata gjyqësore që është nën urdhërat e saj.

“Shqiptarja.com” mëson se një ditë (Të hënën) para se Liçaj të udhëtonte në drejtim të Tiranës, ku do përballej me raportin e anëtarëve të KPK (Vetting), kjo gjyqtare ka zgjedhur të gjykojë çështjen penale me të pandehur ish-kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika dhe të pandehurit e tjerë Artur Haxhi, Doriana Sulaj dhe Ridvan Mersinaj. Gjika në këtë proces penal akuzohej nga prokuroria e Vlorës për katër akuza dhe më konkretisht “Shpërdorim detyre”, “Fallsifikim dokumentash”, “Fshehje të provave të krimit” dhe “Ndërtim të paligjshëm”.

Për këto katër akuza, prokuroria e Vlorës dhe më konkretisht prokurori Albert Kuliçaj, ka kërkuar në pretencën e tij të dhënë në shkallën e parë, 8 vite burg për Gjikën, por këto akuza kanë rënë në gjykatën e Apelit Vlorë, e cila ditën e hënë e ka shpallur të pafajshëm ish-kryebashkiakun. Trupi gjykues i përbërë nga kryetarja e Gjykatës së Apelit Vlorë, Alma Liçaj, Petrit Aliaj dhe Iliba Bezati, ka shënuar një rekord të ri në historinë e gjyqësorit shqiptar.

Kjo pasi ka gjykuar një çështje mjaft sensitive, ku ishte përfshirë në veprimtari kriminale një ish-zyrtar i lartë i administratës shtetërore në Vlorë. Shpëtim Gjika, ish-kryebashkiaku që drejtoi Vlorën në tre mandate rradhazi, të hënën ka fituar betejën e tretë me drejtësinë shqiptare, pasi dy ditë më parë Gjika është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit Vlorë. Betejën e parë Gjika e fitoi kur mori pafajësi nga gjykata e Tiranës, e cila është ripërsëritur me një pafajësi të dytë. Por teksa Gjika, rrëzonte akuzat e prokurorisë në gjykatën e Tiranës, prokuroria e Vlorës po hetonte Shpëtim Gjikën për katër akuza.

Gjika së bashku me tre persona të tjerë Artur Haxhi, Doriana Sulaj dhe Ridvan Mersinaj, janë marë të pandehur dhe janë dënuar në gjykatën e shkallës së parë Vlorë. Gjika në këtë proces gjyqësor u dënua për një akuzë atë të ndërtimit të paligjshëm, duke u shpallur fajtor dhe dënuar me 4 vite burgim. Por ky dënim për Gjikën është pezulluar duke bërë që gjykata ta verë ish-kryetarin e bashkisë Vlorë në shërbim prove për një periudhë 2 vjeçare.

Ndërkohë në këtë proces është shpallur e pafajshme ish-shefen e urbanistikës në bashkinë e Vlorës, Doriana Beharaj. I përfshirë në këtë çështje biznesmeni Artur Haxhi, pronar i subjektit ndërtues “Turi&MZB” është dënuar me 3 vite burg, konvertuar në tre vite shërbim prove për akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtar më shumë se një herë. I fajshëm për akuzën e falsifikimit të dokumenteve është shpallur edhe Ridvan Mersini, i cili është dënuar nga gjykata me një vit burg të konvertuara në dy vite shërbim prove.

Por vetëm dy ditë më parë, Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur të prishë vendimin e dënimit të Shpëtim Gjikës dhe të shpallë atë të pafajshëm, ndërkohë që ka lënë në fuqi verdiktin e gjykatës së shkallës së parë për tre të pandehurit e tjerë. Prokuroria e Vlorës akuzonte ish-kreun e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika në lidhje me akuzat e ndërtimit të një pallati 11-katësh në Vlorë.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fraiku: 14/11/2018 14:37

    Nese nuk behet sekuestro e pasurive te pa justifikuara dhe denimi per pastrim te produkteve te vepres penale keta gjakpires dhe kriminele gjyqtare se kane problem fare se do i nxjerrin nga sistemi. Pasuria qe ka vene kjo shushunje mban eren e gjakut te qindra viktimave ne vlore. Zoti e denofte aty ku i dhemb me shume.

    Përgjigju
  • Mezani: 14/11/2018 13:04

    Epo e ka ne zemer Gjiken Rama, edhe pse jo ne mendje. Ja bekoi pafajesine tek stacioni trenit per vitin e ri 2018 nuk e harrojme

    Përgjigju
  • Albi: 14/11/2018 10:15

    Ka te drejte gazetari i nderuar Carlo Bollino kur propozon te ngrijne proceset gjyqsore para vettingut se mostra si puna e kesaj Alma Licaj do shqyejne deri ne sekonden e fundit.Te shohim cfare qendrimi do mbaje prokurori a do ta ankimoje vendimin apo edhe ky si shoqet.Ne fakt e ka nje arsye per mosankimim pasi pseudobisnesmeni Artur eshte dhenderi i nje prej Prokureve te Apelit .

    Përgjigju
    • Robshi: 14/11/2018 11:50

      Te gjykata e lartë e maqedonisë apo malit të zi ta ankimoje prokurori...se ket tonen e rregulloi i gjati...nejse të rrojë vetingu se populli po enjtet duke ngrene me lugë floriri pas kësaj reforme madhore...yyytttt

  • POPULLI: 14/11/2018 09:46

    DUAM PARATE E POULLIT KU SHKUAN PER TE GJITHA PROCESET E PRISHJES E TJ...

    Përgjigju
  • bobi: 14/11/2018 08:37

    Po mire ky Gjika qenkerka i pafajshem atehere per 14 milion euro qe iu moren popullit kush eshte fajtori.Nese ky eshte i pafajshem se ka vepruar drejt atehere Basha dhe avokatja e popullit (qe vetem e popullit nuk eshte) te kthejne leket.Po qe se Gjika eshte i fajshem merrini leket qe ka bere ky zuzar kur ishte kryetar bashkie bashke me leket qe ka marre kjo zhaba. Duhet te fillojne sekuestrot.Prandaj kane nostalgji akoma njerezit per qoftelargun Enver se ketij soji i jepte hakun.

    Përgjigju
    • Turpet e Vlores: 14/11/2018 10:53

      Nuk eshte per ate pallat pashà. Eshte per nke tjeter monster. Tek xhaxhia e vlores qe ben pallat mvi nje lulishte. Por keto sjane gje fare para skandalit te Sulo Shehut me hotelin e madh qe per koke do e ket Ed Rama me Vlore. Ai hotel ne Shesh te Flamurit eshte turp i shqiptareve

    • Lenti: 14/11/2018 10:19

      Arsyetim i qart dhe i sakt i Bobit.

  • I pa besushmi: 14/11/2018 08:11

    E ka te sigurt qe do largohet;mori thesin dhe le te behet cte behet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?