Foto ilustruese

Ekskluzive/ Numëruesit e votave në Kavajë, 3 vite burg për Mediola Veliun se i shtoi 20 vota PDIU-së

27 Tetor 2020, 14:45| Përditesimi: 27 Tetor 2020, 15:18

  • Share

Është mbyllur me një të dënuar të vetëm procesi gjyqësor kundër 4 numëruesve të votave në Kavajë për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017.

Prokuroria e Kavajës, kishte marrë të pandehur për akuzën e “Falsifikimit të materialit zgjedhor dhe të rezultatit të zgjedhjeve”, katër numëruesit Aldo Duro i PS, Arnold Kariqin e PD, Rexhep Verria i LSI dhe Madiola Veliu e PDIU-së.

Në fund të procesit të gjykimit, prokuroria dhe gjykata e Kavajës gjetën fajtor numëruesen e partisë së vogël PDIU-së Mediola Veliu, e cila u dënua me 3 vite burgim.

Por ky dënim me burg u pezulluar nga trupi gjykues, i cili vendosi të verë për dy vite në shërbim prove Mediola Veliun, e cila sipas gjykatës gjatë kësaj kohe nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale.

Ndërsa për sa i përket tre të pandehurve të 3 partive kryesore si Rexhep Verria, Arnold Kariqi dhe Aldo Duro, rezultoi se në fund të gjykimit prokurori i çështjes Gëzim Çopa, vendosi të tërheqë akuzën duke i këruar gjykatës deklarimin e pafajshëm të tyre.

Sipas vendimit të gjykatës tre të pandehurit e sipërcituar  ”duhet të deklarohen të pafajshëm pasi nuk provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm se kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen”.

Ndërsa në lidhje me dënimin e numërueses Mediola Veliu, gjykata shprehet se ajo duhet të dënohet pasi ”subjekti politik PDIU, ka marrë padrejtesisht 20 vota më tepër”.

Në vendimin e gjykatës thuhet se gjatë numërimit të kutive në qëndrat votimit Nr. 2165, 2173, 2194 rezulton  fakti se: "Në Qendrën e Votimit Nr.2165 subjekti politik PDIU ka marrë 3 vota më tepër nga sa kanë votuar për të në realitet. Në Qëndren e votimit Nr. 2173 subjekti politik PDIU ka marrë 9 vota më tepër nga sa kanë votuar për të në realitet. Në Qëndrën e votimit Nr.2194 subjekti politik PDIU ka marrë 8 vota më tepër nga sa kanë votuar për të në realitet. Në total subjekti politik PDIU, ka marrë padrejtesisht 20 vota më tepër”.

Kjo çështje penale u nda në dy pjesë dhe se momentalisht në gjykatën e Kavajës vijon të jetë në gjykim e sipër dosja për të pandehurit Flamur Lika, Fatmir Bakalli, Ylli Thartori dhe Adriatik Kasa.

er.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?