Ekskluzive/ ONM: Ja pse Adnan Kosova duhet të shkarkohet nga detyra

2 Shkurt 2019, 08:00| Përditesimi: 2 Shkurt 2019, 11:00

  • Share

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka kërkuar Komisionerit Publik të ankimojë pranë Kolegjit të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Adnan Kosova. Shqiptarja.com zbardh rekomandimin e ONM, në të cilin thuhet se prokurori pranë Prokurorisë së Përgjithshme Adnan Kosova duhet të shkarkohet nga detyra. Sipas ONM, Adnan Kosova ka dhënë shpjegime jologjike dhe të pabesueshme lidhur me burimin e një pjesë të pasurisë së deklaruar gjatë procesit të rivlerësimit. “Sipas pikëpamjes së ONM është e pamundur që të konfirmohet një magjistrat në detyrë, kur ia sjell shpjegime jologjike dhe të pabesueshme lidhur me burimin e një pjesë të pasurisë së deklaruar gjatë procesit të rivlerësimit. Opinioni i ONM është se kemi të bëjmë me deklarim false të origjinës së shumës ose fshehje të saj.

Edhe rast se kemi të bëjmë me një evazion fiskal, përsëri këtu ka shkelje sepse është bërë nga një zyrtar publik. ONM gjykon se në bazë të të gjitha elementeve duhet të arrihet shkarkimi i zyrtarit”, thuhet në rekomandimin e ONM. Më 25 janar, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar edhe ankimimin e vendimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Besnik Cani. ONM ka kërkuar shkarkimin nga detyra edhe të pesë prokurorëve dhe gjyqtarëve të tjerë, ku përfshihen edhe kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Deri më sot, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë vendim vetëm për njërin prej rekomandimeve të ONM, duke konfirmuar si të bazuar dhe të ligjshëm. Bëhet fjalë për rekomandimin për shkarkimin e Bashkim Dedes.

Komisioneri Publik
Komisioneri Publik ka njoftuar dje se ka marrë në shqyrtim si rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ashtu edhe vendimin e KPK për konfirmimin e në detyrë të Adnan Kosovës. “Në datë 20.12.2018, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Adnan Kosova, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Vendimi nr. 90, datë 20.12.2018, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Adnan Kosova, iu njoftua Komisionerëve Publikë më datë 30.1.2019. Sot, më datë 1.2.2019, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar këtë vendim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar në të njëjtën kohë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit”, ka njoftuar Komisioneri Publik.

Problemi në pasurinë e prokurorit
Gjatë seancës dëgjimore, trupa gjykuese nga Pamela Qirko, Genta Tafa dhe Xhensila Pine thanë se ka deklaruar se ka blerë një apartament në Tiranë në vitin 1998 me një vlerë prej 19.600 USD si dhe një makinë nga i vëllai me të ardhurat e siguruara nga shitja e një apartamenti në Korçë, apartament i përfituar nga procesi i privatizimit. Problemi i Kosovës ishte se kontrata e shitjes së apartamentit në Korçë mban vlerën 1 milionë lekë ndërsa ai ka deklaruar se ka përfituar 2.5 milionë lekë.

Prokurori ka shpjeguar se në fund të vitit 1997 kishte aplikuar për të punuar në Tiranë dhe kishte rënë në marrëveshje me shtetasin E. K për t’i shitur banesën në Korçë në vlerën 2, 5 milion lekë, me kusht që një pjesë të lekëve t’ia jepte paraprakisht si kapar dhe pjesën tjetër kur të lironte banesën. Mbas pyetjes së Komisionit mbi dokumentacionin ligjor provues për marrjen e shumës së kaparit prej 1.5 milion lekësh në vitin 1998, Kosova ka deklaruar se për marrjen e kësaj shume prej 1.5 milion lekësh nga shtetasi Emiljano Kalemi ka pasur një deklaratë dore, të cilën nuk e disponon më.

Prokurori ka deklaruar se në vitin 1998, i ka blerë vëllait të tij automjetin veturë, tip “Ford”, me vlerë 1 milionë lekë. Trupi gjykues, mbas kryerjes së analizës financiare, vërejti se për vitin 1998, prokurori ka rezultuar me pamjaftueshmëri financiare për të blerë këtë makinë. Prokurori, në lidhje me blerjen e makinës në vitin 1998 nga vëllai i tij shpjegoi se është rënë dakord t’i paguante paraprakisht vëllait vlerën 400.000 lekë, për blerjen e automjetit dhe për t’i paguar pjesën tjetër në një periudhë të mëvonshme.

(Kliko këtu për të lexuar rekomandimin e ONM)

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ami: 02/02/2019 19:39

    Po ky vertet eka blere perpara 20 vjetesh por perpara 5 vjetesh sekseres se Milit i mori 80 000 euro

    Përgjigju
  • Tefa: 02/02/2019 09:44

    Dhe nje u qerua Radha radha radha O zot coji ne SPAK keta kriminele

    Përgjigju
    • mia: 02/02/2019 16:50

      E pse duhet te shkarkohet ne 2019,per nje shtepi te blere ne 1998. Me ate shtet rrumpalle qe ka qene para 21 vitesh mund te gjesh mangesi e korrupsion tek cdo individ..Ky femijet i ka ne shkolle shteterore, jeton ne nje apartment modest. Ben pushime vetem dy jave ne vit prej 20 vjetesh vetem ne te njejtin vend duke harxhuar minimalisht.E ku e ka te korruptuarin ky? Merruni me korrupsionin e vertete e lerini njerezit si ky te jetojne e te punojne te qete

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?