Ekskluzive/ Pasuria e gjyqtarit të 21 janarit, bashkëshortja biznes me aksione dhuratë nga kunata, makinat dhe apartamentet

4 Nëntor 2019, 13:07| Përditesimi: 4 Nëntor 2019, 13:15

  • Share

TIRANE - Gjyqtari i Apelit Tiranë, Agim Bendo, ka paraqitur befas dorëheqjen nga funksioni i gjyqtarit, kërkesë të cilën e ka depozituar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor. Bendo po i nënshtrohej procesit të Vetingut prej gati një viti, ndërsa emri i tij është lakuar për shkak të pasurisë.

Po cila është pasuria e Agim Bendos, e cila po verifikohej nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut?

Sipas të dhënave të siguruara nga Shqiptarja.com, në deklaratën e parë të pasurisë në vitin 2003, Bendo deklaron tre apartamente, një zyrë dhe një makinë, në bashkëpronësi me bashkëshorten Lindita Bendo. Po në deklaratën e pasurisë së vitit 2003, bashkëshortja e Agim Bendos, Lindita Bendo deklaron se kunata i ka dhuruar 4.2 % të aksioneve në shoqërinë "TREX", me vlerë 1 500 000 lekë.

Aktualisht shoqëria nuk është në funksion, por zonja Bendo ka vijuar të deklarojë të ardhura nga ky biznes deri në vitin 2016. Në vitin 2012, bashkëshortja e Agim Bendos, Lindita Bendo ka blerë një apartament banimi me sipërfaqe 200.8 m2 në vlerën 111 000 euro si dhe tre garazhe me sipërfaqe 12.4 m2, 14.3 m2 dhe 12.4 m2 në vlerën totale 9 000 euro.

Ndërkaq, në vitin 2003, çifti Bendo deklarojnë një makinë tip Volkswagen, por pa specifikuar vlerën. Por në vitin 2008, deklarojnë shitjen e një makine tip Volkswagen në vlerën 8 mijë euro. Në vitin, deklarojnë blerjen e një makine tip Mercedes Benz në vlerën 12 000 mijë euro.

Gjithashtu Lindita Bendo deklaron blerjen e një tjetër makine tip Peugeot në vlerën 13 150 euro, ndërsa djali ka blerë veturë tip Mercedes Benz në vlerën 28 740 euro.

Gjithashtu, bazuar në pagën dhe në të ardhurat nga biznesi, Lindita Bendo deklaron gjendje të llogarive, depozitave dhe bonove të thesarit në shumat 174.77 dollarë, 10 222.54 dollarë, 481.54 euro, 1 039 025.89 lekë, 31 149.46 euro, 8 000 000 lekë, 1 300 000 lekë, 4 000 000 lekë, 22 327.71 euro dhe 1 485 147.91 lekë, ndërsa djali Boiken Bendo shumat 49 470 lekë, 9 758.56 euro, 2 211 156 lekë, 18 713.26 euro, 724 745.9 lekë, 7 049.35 euro, 970 000 lekë, 830 000 lekë dhe 2 000 000 lekë.

Pasuria e deklaruar e gjyqtarit të dorëhequr Agim Bendo

Pronar me 50 % i një apartamenti banimi 3+1 me sip. 86 m2, privatizuar në vitin 1993.

Pronar me 50 % i një apartamenti banimi me sip. 3+1 me sip. 104 m2 blerë në vitin 2000.

Pronar me 50 i një apartamenti banimi në plazh, Durrës, 1+1 me sip. 67 m2, blerë në vitin 2002.

Pronar me 50 % i një ambienti zyre me sip. 78 m2 blerë në vitin 2002 me.

Pronar me 50 % i një autoveture tip 'Volswagen'.

Bashkëshortja, Znj. Lindita Bendo, aksionere me 4.2 % (në vlerën 1 500 000 lekë) në shoqërinë "TREX", dhuruar nga kunata më 11.01.2003. (Aktualisht shoqëria nuk është në funksion dhe për rrjedhojë objekti nuk është në shfrytëzim për qëllimin që ka shoqëria).

Bashkëshortja, Znj. Lindita Bendo, bono thesari në vlerë 7 450 000 në një bankë të nivelit të dytë.

Bashkëshortja blerë ap. banimi me sip. 200.8 m2 në vlerën 111 000 euro.

Bashkëshortja blerë tre garazhe me sip. 12.4 m2, 14.3 m2 dhe 12.4 m2 në vlerën totale 9 000 euro.

Dyqan 78 m2 në Tiranë dhënë në përdorim motrës në bazë të kontratës së huapërdorjes më 01.02.2016, pa shpërblim.

Blerë veturë tip Mercedes Benz në vlerën, 12 000 euro.

Shitur veturë tip Volkswagen në vlerën 8 000 euro.

Bashkëshortja detyrime të paguara për blerjen e veturës tip Peugeot në vlerën 13 150 euro.

Djali blerë veturë tip Mercedes Benz në vlerën 28 740 euro.

Të ardhurat vjetore nga paga si gjyqtar Agim Bendo1 481 917 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Lindita Bendo, të ardhura vjetore neto nga paga, 3 785 836 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Lindita Bendo, të ardhura nga aksionet në shoqërinë "TREX" për vitin 2016 në shumën 112 400 lekë.

Djali, Z. Boiken Bendo, të ardhura nga veprimtaria si avokat 6 680 796 lekë.

Djali, Z. Boiken Bendo, të ardhura nga veprimtaria si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, 9 000 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë 174.77 dollarë.

Bashkëshortja, gjendja e depozitës 10 222.54 dollarë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë 481.54 euro,

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë rrjedhëse 1 039 025.89 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e depozitës bankare 31 149.46 euro.

Bashkëshortja, gjendja e depozitës bankare 8 000 000 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Lindita Bendo, gjendja e depozitës, 1 300 000 lekë.

Bashkëshortja, bono thesari, shuma totale 4 000 000 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e depozitës bankare 22 327.71 euro.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë së kursimit 1 485 147.91 lekë.

Djali, gjendja e llogarisë rrjedhëse 49 470 lekë.

Djali, gjendja e llogarisë rrjedhëse, 9 758.56 euro.

Djali, gjendja e llogarisë rrjedhëse të biznesit 2 211 156 lekë.

Djali, gjendja e llogarisë rrjedhëse të biznesit 18 713.26 euro.

Djali, gjendja e depozitës të biznesit 724 745.9 lekë.

Djali, gjendja e depozitës së biznesit 7 049.35 euro.

Djali, bono thesari, 970 000 lekë.

Djali, bono thesari, 830 000 lekë.

Djali, bono thesari, 2 000 000 lekë.

Djali, fond pensioni në shumën 241 500 lekë.

Djali, Z. Boiken Bendo, detyrim në zbatim të kontrate... 510.24 euro.

Vajza, Znj. Lorela Bendo, gjendja e llogarisë 43 464.76 lekë.

Vajza, gjendja e depozitës bankare 629 008.5 lekë.

Djali, shpenzime për blerjen e një, 4 500 euro.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigranti: 04/11/2019 14:32

    Ça eshte kjo maskarade keshtu?! Pse nuk a arrestojne per vjedhje te pasurie kete moster?! Njerezit e thjeshte I denojne Pse nuk paguajne drita e uje me burg dhe keta plehra jetojne ne luks dhe demek bejne doreheqje. Ku eshte ky SPAK? Kur do filloj punen apo te ikin keta njehere? Kjo eshte veper penale dhe duhet denuar sic ka denuar ky monster te tjeret.

    Përgjigju
  • ANTA: 04/11/2019 13:48

    Keta duhen varur te gjithe paperjashtim. Ky gruaja djali dhe te gjithe ata gjakpiresit e gjykates se Apelit.Duhet revolucion ne drejtesi ose mos na beni pallavra koti jo keshtu po ashtu.

    Përgjigju
    • Boiken bendi: 29/07/2024 14:10

      Djalin e futi per magjistrat ne shkolle

  • Vullnetari: 04/11/2019 13:37

    Po nuk esht turp qe ti lesh gjith ket pasuri ketyre. Kto dhe litarin e kan pak. Te shikojm cfar do bejn pass vetingut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?