Ekskluzive/ Pasuria e Metës, Ramës, Bashës dhe Ruçit për 2019, kreu i PD 10 muaj me zero të ardhura, Kryemadhi vijon të fitojë para nga pallati i ndërtuar me 5 mln lekë

13 Korrik 2020, 14:31| Përditesimi: 14 Korrik 2020, 09:11

  • Share

TIRANW- Report Tv sjell ekskluzivisht ndryshimet në pasurinë e krerëve të shtetit shqiptar, rrjedhimisht edhe të politikës, gjatë vitit 2019. Referuar deklaratës së pasurisë, çifti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, i pari President dhe e dyta kryetare e LSI-së, vijojnë të arkëtojnë të ardhura nga shitja e mëparshme të apartamenteve në pallatin e Kryemadhit në Tiranë. Gjatë vitit 2016, Kryemadhi ka arkëtuar edhe 137 mijë euro nga shitja e apartamenteve, ndërsa deklaron pakësimin e një llogarie bankare me rreth 80 mijë euro, për arsye të paspecifikuara. Kryetarja e LSI e ka ndërtuar pallatin në një sipërfaqe toke që i ka falur vëllai që në vitin 1995 si dhe në një truall shtesë të blerë përmes një kredie 5 milionë lekë.

Që nga viti 2014, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka shitur 10 apartamente me vlerë rreth 900 mijë euro. Kryemadhi deklaron gjatë vitit 2019 edhe 1.4 milionë pagën si deputete deri në muajin mars dhe më pas gjysmën e pagës i ish-deputete, ndërsa të ardhurat e Metës nga paga dhe dita si President janë rreth 3 milionë lekë në vit ose rreth 27 mijë USD.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama deklaron 2 024 485 lekë të ardhura nga paga si kreu i qeverisë si dhe 4 633 760 lekë nga të ardhura nga krijimtaria artiske. Djali Gregori deklaron 27 150 euro të ardhura nga shitja e veprave të artit. Ndërkaq, të ardhurat e Linda Ramës për vitin 2019 janë 2 380 000 lekë nga paga, 1 876 793 lekë nga konsulenca dhe ekspertiza të ndryshme si dhe 2 717 178 lekë nga dhënia me qira e apartamentit. Zonja Rama deklaron edhe blerjen e një toke truall me sipërfaqe 80 m2, me vlerë 3 000 000 lekë.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela, rezultojnë me zero të ardhura që nga data 25 shkurt e vitit 2019. Kjo datë përkon me dorëzimin e mandatit të deputetit nga Basha, në kuadër të skenarit politik për të rrëzuar qeverinë. Por, çuditërisht, pas datës  25 shkurt 2019, edhe bashkëshortja e Bashës nuk rezulton më në marrëdhënie pune. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, gjatë vitit 2019 deklaron pagën 2 499 876 lekë, ku ka kursyer rreth 900 000 lekë. Bashkëshortja e Ruçit, Erfane Ruçi deklaron 132 000 lekë të ardhura nga pensioni si dhe 31 470 946 lekë nga noteria. Djali Ledian Ruçi, deklaron 1 755 250 lekë të ardhura nga paga në Albkontroll si dhe rreth 30 mijë euro nga qiratë.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, pasuria për vitin 2019
Paga si President, 2 264 128 lekë, 6420 euro dieta jashtë vendit, 2 220 USD dieta brenda vendit.
Pakësim llogarie bankare, 1 250 800 lekë.
Shtim i llogarisë së përbashkët Ilir Meta dhe Besar Meta, 1 244 lekë.
Monika Kryemadhi, arkëtim nga shitja e apartamenteve më parë, 8 061 euro, 5267 euro, 12 176 euro, 18 212 euro, 93 404 euro.
Pakësim i llogarive, 80 314 euro dhe 785 589 lekë.
Llogari në paund, 60 001 GBP
Të ardhura nga paga si deputete dhe ish-deputete, 1 393 475 lekë.
Overdraft, 2 231 174 lekë, shlyer 761 euro.
Llogari dyemërore, Bora Meta dhe Kryemadhi, 9 521 lekë.
Pakësim i debitit me kartën visa, 158 357 lekë.
Vajza Bora, përfituar nga kthimi mbrapssh i një pagesa në Universitetin Strathclyde, 2480 GBP.
Vajza Bora, ovedraft 571 724 lekë.
Djali Besari, debit në kartën visa, 575 047 lekë.
Likuidim i overdraftit nga mamaja, Monika Kryemadhi, 306 001 lekë.

Pasuria e kryeministrit Edi Rama për vitin 2019
Të ardhura nga paga si kryeministër, 2 024 485 lekë.
Të ardhura nga krijimtaria artiske, 4 633 760 lekë.
Shtim i llogarisë bankare, 428 348 lekë.
Linda Rama, gjendja e llogarisë bankare shtuar me 6 866 126 nga të ardhurat personale.
Gjendja cash pakësuar me 86 000 lekë.
Blerje tokë truall 80 m2, plus 3 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga, 2 380 000 lekë.
Të ardhura nga konsulenca dhe ekspertiza të ndryshme, 1 876 793 lekë.
Të ardhura nga qiraja e apartamentit, 2 717 178 lekë.
Interesa bankare, 2 782 lekë.
Detyrime për një kredi e vitit 2013, shlyer 4 380 euro, detyrimi i mbetur 17 807 euro.
Gregor Rama, shtuar llogaritë bankare me 13 788 lekë dhe 42 961 lekë.
Shitur makina Audi, 12 mijë euro.
Blerë makinë BMW2, 15 mijë euro.
Të ardhura nga shitje e veprave të artit, 27 150 euro.
Kontratë qiraje deri në 7 korrik 2019, 360 000 lekë, nga 1 gusht e këtej 150 000 lekë.

Lulzim Basha, pasuria për vitin 2020
Të ardhura si deputet nga 1 janari 2019 deri në 25 shkurt 2019, 205 600 lekë.
Të ardhura nga mbulimi i shpenzimeve të telefonisë nga Kuvendi, 34 000 lekë.
Të ardhura nga mbulimi i shpenzimeve për karburant nga Kuvendi, 60 032 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si drejtore programesh, 6 130 euro.

Pasuria e Gramoz Ruçit për vitin 2019
Shtuar llogaria e pagës me 213 326 lekë.
Shtuar gjendja cash, 700 000 lekë.
Të ardhura nga paga si kryetar Kuvendi, 2 499 876 lekë.
Të ardhura nga pensioni i bashkëshortes, Erfane Ruçi, 132 000 lekë.
Bashkëshortja, shtuar depozita bankare me 922 350 lekë.
Ndryshime në llogari dhe depozita, - 168 164 lekë, + 261 630 lekë, + 501 250 lekë, + 229 547 lekë.
Të ardhura nga noteria, 31 470 946 lekë.
Djali Ledian Ruçi, shtuar llogaria me 24 mijë euro, pakësuar llogaria e pagës me 15 784 lekë.
Të ardhura nga paga në Albkontroll, 1 755 250 lekë.
Të ardhura nga kontratat e qirave, 24 mijë euro dhe 900 000 lekë.

Deklarata e pasurisë së Ilir Metës për vitin 2019

Deklarata e pasurisë së Edi Ramës për vitin 2019

Deklarata e pasurisë së Gramoz Ruçit për vitin 2019

Deklarata e pasurisë së Lulzim Bashës për vitin 2019

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • asl: 14/07/2020 12:37

    Po Basha paguhet pavaresisht se e ka lene mandatin e deputetit.Punojne qorrat e hane horrat.Qe te behesh putane ska nevoje te dalesh ne ruge thjesht behu politikan shqiptar.Edi po nuk hoqe Ilirin (se ti e vure,arsyeja ate e di vetem ti duke ditur qe ai eshte i korruptuar nga koka te kembet)shikoje me drone mandatin e trete.Ke per te zhgenjyer shume njerez,po nuk e bere.Vertet 95%te portaleve i kane pd,lsi mos harro ke popullin me vete.

    Përgjigju
  • Mala: 14/07/2020 10:25

    Basha ka shtetesine Hollandeze dhe atje ka te ardhura. Persona e tille si kendej si ande j Drini, me keso lakadredhash,hilesh kombetare, nuk duhet lejuar e zgjedhur ne pozicione shteterore,qeveritare e partiake.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 14/07/2020 07:08

    Sa te afte familjaret, shkollat ne angli,luli han buk ke vjerri,kto jane per tua treguar Europe's qe ti diskretitoje plehrat e llumin e kesaj klase politike

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 13/07/2020 21:13

    Po eshte normale qe basha ne dhjete muajt e fundit ka deklaruar zéro fitime, e kush nuk e di ja them une, ska deklaruar fitime sepse lazarati ka ra, zéro fitime sepse ne dhjete muajt e fundit ska plaqkitur asnje banke, zéro fitime sepse edhe Toyota Yaris me 3.5 miljon euro u kap,andaj kush prêt qe basha ta deklaroi pagen si fitim dhe shtim pasurie, e sali berisha me tbirin si çdo here varfanjak miljarder edhe pse ka vite qe nuk e kan Gerdecin,por nuk e Kane problèm e kan fazlliq serbin qe ju sjell miljonat nga shesheli dhe vuqiqi veqmas tash pas ngritjes se aktakuzes kunder Thaqit per te cilin me shume ka festuar sali berisha me tbijt bashen, fazlliq serbin e disa idiot te PD-s sesa serbia.

    Përgjigju
  • Olti: 13/07/2020 19:37

    Amon me jepni ibanin e Lulzim Bashës t'i çoj naj lek se qenka për gjynah, po vukan për bukën e gojës

    Përgjigju
  • Tani: 13/07/2020 19:07

    E konsideruat pronën e madhe tregtare të Metës në Londër?

    Përgjigju
    • ???: 14/07/2020 07:45

      cfare prone ka ne londer ky ditezi???

  • karamanjolla: 13/07/2020 18:53

    Sa shume pune qe paska kjo nusja e gramozit te rucajve paska vulos dokumenta noterie te te gjithe shqypnise dhe ky djali i ketij zoterise paska talent te madh ne albkontroll, sa me fat qe jane keto grate dhe femijet e pordhitikaneve, gjithe talenti tek keta eshte grumbulluar, te pakten futini ne tatime nga qe jane profesioniste te shtojne te ardhurat e shtetit krahas te ardhurave te tyre. Pirdhni o pirdhni se populli nuk eshte sylesh dhe kupton por ska cfare te beje se ska prokurori dhe gjukata

    Përgjigju
    • lemi: 14/07/2020 09:25

      hyn e del nga burgu sipas qefit i biri...pak te duket ty ?!

  • Emi: 13/07/2020 18:30

    Si kur me pa ken te nershum dhe atdhetar politikajte tan sote shipnija kishte lulzue dhe shqiptarete nuk kishin ken skllevrite te BE e te botes po kishin punu per shqipnin.

    Përgjigju
  • Shqiperia: 13/07/2020 18:25

    Do shes piktura u pa puna do behem i pasur si rama

    Përgjigju
  • Nje Grua: 13/07/2020 16:56

    Se kuptoj Erfane Ruci 314 ml leke per nje vit nga noteria??? Duhet te behem notere po kush te le e kane zaptu grate dhe femijet e deputeteve dhe ish deputeteve... per te tjeret duhen 100 mije evro ...

    Përgjigju
    • Zen: 13/07/2020 20:48

      Po edhe keto apartamentet me qera sa te ardhura ju sjellin. Duhet ti kene ne Gjermani qe tu jappez apartamenti 27000 euro ne vit. Se ndryshe vetem nje lavatrice shqiptare parash jep kaq te ardhura. Do isha kurjoz nese gazeta mund te PUBLIKOJE SA TAKSA I KANE PAGUAR SHTETIT SHQIPTAR keta tre personazhe. Per pak harrova ato 2200 euros dieta te Ilir Metes brenda vendit i merr kur shetit neper male apo kur luan fut boll me breke te kuqe tek gjiri i Lalzit ?

  • lulja: 13/07/2020 16:36

    Posi mo, ne periudhen qe Lulzimi dhe Aurela moren vilen qindramilioneshe te Papuli ne Lunder na paskan qene dhe pa pune. Ore kujt ja hedhin keta hajdute, popullit ja hedhinq e jua numeron e jua di te gjitha o pisa. Tjeter gje qe disa gjera bejme sikur nuk i shikojme, por per budallenj mos na merrni. Ehe, aty nuk durojme dot. Po na moret per budallenj e kerkoni te tregoni se jeni me te zgjuar se ne. aty e keni te futme. Lulezim e more njehere pushtetin, tani bej sallaten e kontornos gjithe jeten se teper e ke

    Përgjigju
  • Tosi: 13/07/2020 15:52

    Po nga haremi famekeq erotiko naziskin i Jales a ka fituar te ardhura Nafije Dybeku se lristat kane filluar shkuma party dhe hardallosje cdo nate me premtimin se kur Nafija te vije ne pushtet ne 2036 do i fuse ne pune shteti.

    Përgjigju
  • plugu: 13/07/2020 15:46

    Me e gezueshme per popullin eshte perfitimi i dietave nga presidenti edhe brenda vendit ne shumen 2,220 euro. Keto te ardhura kane burrimin edhe kur met-haj ngjitet neper male me Qim Qim Peken dhe gaztorin e presidences, e cuditshsnme edhe lodhjen kur ngjit malet presidenti i konverton ne perfitime ne euro, ja pra qe edhe nga lodhja presidenti perfiton euro pa hesap. Jepi fort baftjari me raki skrapari, yyyyyp xxhhixxhhi.

    Përgjigju
  • miri: 13/07/2020 15:36

    dokrra

    Përgjigju
  • Thuaj te verteten: 13/07/2020 15:32

    Te harruar ne kete permbledhje: Plaka ime: pension 12.000 lek ne vit. Te ardhura nga arti 0 lek. Te ardhura nga qiraja e asnje apartmenti 0 lek. Shpenzime vjetore: Uje: 3600 lek Drita: 14.000 lek Ilaçe:6000 lek Dreka/darka 0 lek Rroba 0 lek Dinjitet 0 lek Shprese 0 lek Ushqim (nqs mund te quajm keshtu) 9000 lek Kafe, (kur ja afron dikush) ? Lek Total te ardhura 12000 lek Total shpenzime 32600 lek Total minus 20600 lek Te ardhura nga fondacioni, te lutem bir me ndihmo se na diskretituan maskarenjt. Undisclosed Keshtu qe bravo

    Përgjigju
  • Ver Llapa: 13/07/2020 15:08

    Minika ka bler brek floriri

    Përgjigju
    • O tej: 13/07/2020 17:51

      Mos rrej Monika nuk mban brek fare

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?