Njazi Seferi

Ekskluzive/ Pasuria e prokurorit që u ‘sëmur’ sapo u njoh me dosjen e Vetingut, 90 milionë lekë cash

14 Nëntor 2019, 18:44| Përditesimi: 14 Nëntor 2019, 19:09

  • Share

TIRANË- Prokurori në Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, Njazi Seferi, i cili po hetonte vrasjen e Kostandinos Kacifas, ekstremisti grek që u vra në Bularat vitin e kaluar, ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i prokurorit, për arsye shëndetësore, ditën që Komisioni i Vetingut e ka njohur me rezultatet e hetimit për ligjshmërinë e pasurisë dhe pastërtinë e figurës. Po cila është pasuria e prokurorit të dorëhequr?

Në deklaratën e parë të pasurisë, në vitin 2003, Njazi Seferi deklaron vetëm një depozitë 2 milionë lekë dhe pagën. Në vitin 2009 deklaron blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 56 m2, me vlerë 4 000 000 lekë. Shuma është likuiduar plotësisht po gjatë vitit të deklarimit me të ardhura nga paga e tij, e bashkëshortes dhe paga e të birit si jurist pranë një kompanie sigurimesh. Në vitin 2010 blen një makinë me vlerë 500 000 lekë, ndërsa deklaron 1 423 206 lekë kursime nga pagat. Në 2011 deklaron 1 1989 332 lekë shtesë të ardhurash, ndërsa e bija rezulton inspektore në Ministrinë e Arsimit. Në 2012, prokurori i Krimeve të Rënda deklaron 2 217 461 lekë shtesë të ardhurash, ndërsa në 2013 deklaron apartament 1+1 me sipërfaqe 54 m2, me vlerë 4 080 000 lekë si dhe një makinë 2 mijë euro, e blerë nga i biri.

Për vitet 2009, 2010, 2011 dhe 2012 deklaron 9 165 111 lekë cash kursime nga pagat, nga të cilët me 4 080 000 lekë shlyer apartamentin. Në vitin 2016, i biri deklaron blerjen e një makine tip ‘Daimler Chryler’ me vlerë 1 mijë euro, Njazi Seri deklaron 1 722 009 pagën si prokuror dhe 150 227 të ardhura nga pensionin i parakohshëm ushtarak, vajza 775 434 pagë si specialiste tek Ministria e Arsimit, vajza tjetër 671 948 lekë pagë si specialiste te Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë këtij viti, djali dhe bashkëshortja nuk deklarojnë të ardhura. Nuk dihet ende se çfarë gjetjesh ka zbuluar Komisioni i Vetingut rreth pasurisë së prokurorit Seferi, por ditën që subjekti është njohur me dosjen e KPK, ka paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

(Kliko këtu për të lexuar deklaratën e pasurisë të Njazi Seferit për vitin 2003)

(Kliko këtu për të lexuar deklaratën e pasurisë të Njazi Seferit për vitin 2003)

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gollo: 15/11/2019 22:40

    Ky prokuror ka te bej me gollobordas qe jane rryshfetxhinj se jane te zbuluar dhe shkeles te ligjit,e ky i kz mbrojtur se sot ata do ishin ne burg per rrahje,vjedhje etj.Nxirini uje te zi.

    Përgjigju
  • Seferaqis: 14/11/2019 19:48

    Ky ish kapterri ushtrise i koncertiar ne Ish Prokuror duhet te jete subjekti i pare i KÇK qe duhet te pergjigjet perpara ligjit. Ky cakerr e provoi me veprimin e tij qe ka abuzuar me detyren pasi nuk justikonte dot leket cash (90 milion). Nese nuk ndiqet ky sekser i rendomte i veshur me petkun e drejtesise, vetingu ka deshtuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?