Kronikë

EKSKLUZIVE/ Polici pervers i Përmetit u filmua nga 16-vjeçarja! Report TV siguron videon që u përdor për shantazh! Gjykata lë në burg abuzuesit

22 Shtator, 15:26| Përditesimi: 22 Shtator, 16:36

  • Share

“Report TV” ka siguruar pamjet, ku shfaqet polici i Përmetit, Artur Ago duke bërë gjeste të pahijshme, gjatë një bisede në Whatsaap, me vajzën e mitur, me të cilën dyshohet se kishte krijuar raport intim. 53-vjeçari është xhiruar nga 16-vjecarja në muajin gusht. Tashmë pamjet janë pjesë e dosjes së prokurorisë, e cila akuzon për shantazh, Kristian Priftin dhe Isi Pashon.

Sipas Prokurorisë së Gjirokastrës, dy shantazhuesit, kanë kanosur punonjësin e policisë, Artur Ago, se do te publikonin pamjet në rrjetet sociale nese nuk paguante shumen prej 10 mije eurosh. Polici nuk pranoi te paguaje dhe u arratis ne Greqi. Ndërsa prokuroria e Gjirokastres thelloi hetimet, duke zbuluar se 16-vjecarja ishte abuzuar seksualisht prej 3 vitesh edhe nga njerku i saj, me iniciale P.B, 55-vjeç, njëheresh punonjes policie në Tepelenë.

Këtë të hënë në Gjykatën e Gjirokastrës u paraqiten për mase sigurie, Isi Pasho dhe Kristian Prifti, te cilet akuzohen per shantazh dhe njerku 55-vjecar që akuzohet për ngacmim seksual ndaj të miturës. Seanca u zhvillua me dyer te mbyllura, ndersa Report TV mëson se prokurorja Denisa Plaku ka paraqitur provat për 3 të arrestuarit, ku perfshihen deshmi, te dhena e biseda telefonike.

Prokuroria akuzon dy policët për ngacmim seksual ndërsa Priftin dhe Pashon për shantazh. Avokatët pretenduan mase me te lehte, por gjyqtarja Nertila Perallaj vendosi “arrest ne burg” për te tre. E njejta mase u caktua në mungesë dhe për Artur Agon.

R.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 22/09/2025 15:48

    Plehra, nga i pari tek i fundit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?