Kryesore

Ekskluzive/ Pse u dëbua Kapri
nga Italia?Zbardhet vendimi

1 Dhjetor 2017, 14:04| Përditesimi:

  • Share
Jo vetëm mandati i deputetëve Rakipi dhe Rehovica, por edhe si kryebashkiakut të Pogradecit, Eduard Kapri  do të shqyrtohet ditën e premte pas kërkesës së prokurorisë për informacion shtesë. Kapri sipas Europol-it është dëbuar nga Italia në vitin 1998. Por për çfarë akuzohet ai? Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi ka zbardhur vendimin e prokurorisë për Kaprin. 

Kapri u thirr në prokurori të përgjithshme dhe u pyet për të dhënë shpjegime. Ai deklaroi se në 1995 ishte dënuar nga Gjermania për shkelje të rregullave të emigracionit dhe gjatë kthimit në 1998 u ndalua edhe në Itali ku po kalonte transit duke u dëbuar.

Në vitin 1995 u dëbova nga Gjermania për shkelje rregullash emigracioni. Qëndrova ilegalisht deri në 1998, kur u ktheva nga Gjermania për Shqipëri duke kaluar nga Zvicra dhe Italia.  Në Itali më ndaluan në anije më kontrolloi policia, nuk kisha vizë dhe dokumente prandaj edhe më dëbuan.

Nuk e deklarova në formularin e vetëdeklarimit, pasi nuk e dija në cfarë pike. Në Itali isha transit” mësohet se është shprehur ai. Vendimi për Kaprin do të jepet ditën e premte nga KQZ. 

(Vendimi i Prokurorisë për Eduard Kapri)

d.b/shqiptarja.com

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?