Edi Rama

Ekskluzive, Rama niset drejt Britanisë! Qeveria marrëveshje me Manchester City për akademi futbolli në Durrës

26 Prill 2023, 10:14| Përditesimi: 26 Prill 2023, 16:53

  • Share

Qeveria po përgatit marrëveshje me ekipin Manchester City për akademi futbolli në qytetin e Durrësit. Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama do të niset drejt Anglisë, ku do të shoqërohet nga ministrja Evis Kushi dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako.

Fokusi i kësaj vizite do të jetë sporti, marrëveshja për të ngritur në Shqipëri një ndër akademitë më elitare të sportit që Rama lajmëroi dy ditë më parë nga qyteti bregdetar i Durrësit. Ekskluzivisht për Report Tv, burimet zbuluan se delegacioni Shqiptar do të zhvillojë takime në Manchester dhe bisedimet do të realizohen me klubin e famshëm të Manchester City.

Dy ditë më parë, nga qyteti i Durrësit Rama bëri me dije se Akademia e një prej klubeve prestigjoze evropiane do jetë pjesë e sportit në Durrës, kjo për të rinjtë e talentuar në sportin e futbollit.  Terrenet sportive që do të vihen në dispozicion të Akademisë së Futbollit do jenë pranë Universitetit "Aleksandër Moisiu" në Durrës.

Kujtojmë se kreu i qeverisë ka hapur edhe një konkurs në Facebook ku fton komentuesit që të gjejnë emrin e skuadrës që do të ketë Akademinë në Durrës. 11 nga fituesit do të fitojnë nga një fanellë të firmosur nga lojtarët e tyre të preferuar.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/04/2023 02:35

    Ja dhe nje tjeter shpenzim i kote!Ne vend qe te shkosh ne Britani e te besh marreveshje me Land Rover dhe Rrolls-Royce qe te hapin ne Shqiperi ndonje uzine per pjese makinash e te hapesh vende pune,shkon e ben marreveshje per Akademi futbolli! Dhe per cilet?-Per deshtaket e lindur te futbollit shqiptar.Z.Rama nuk behet brumbulli i bajgave, fluture,deri ketu shkon evolucioni i natyres.Nuk ka /mutacion gjenetik/ ne bote qe t'a ndryshoje.

    Përgjigju
  • Tefta: 26/04/2023 23:20

    Ore pse pikerisht ambjentet e Universittetit ne Durres? Cfare plani te kete valle.

    Përgjigju
  • Sabit: 26/04/2023 21:53

    Nuk kishim degjuar ne pare te till lajm! Qe jo qeveria, as ministri pergjegjes per sporte, rini e ciliminj, i arsimit jo e jo, larg qofte ai i jashtem, ku e ku pushteti vendor!!! Por vetem AYyyyy, Kryeministri yne i lavdishem ben marreveshje shteterore ..... me nje klub privat ne Angli!?!?! Cudi e mesme shqiptare apo jo. E cila ia perplas kujtdo ne fytyre edhe ate pak fije parimi ligjshmerie qe mund ti kete mbetur. Jo or jo, ashu i pelqe ashu ban!

    Përgjigju
  • Mario: 26/04/2023 15:03

    Shumica e komentuesve ketu jane foltorexhinj.

    Përgjigju
    • Normale: 26/04/2023 15:23

      Jan pikerisht keta qe ne lajme te tjera thone se te rinjte perdorin droge, ndersa tani qe qeveria po ben nje mrekulli per rinin, flasin kundra. Nuk merrem vesh keta laperat!

  • Or tej: 26/04/2023 13:48

    E tradhetove Juventusin or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Rooney: 26/04/2023 12:37

    Kjo eshte PERRALLA e rastit...nuk ben qeveria e askujt vendi akord me kube futbolli...thjesht jstifikimi per noj pazar tjeter.

    Përgjigju
  • Supaxhiu: 26/04/2023 11:27

    Pseeeeeee udheton jashte shtetit Rama? Mos valle e ka pretekst kete ceshtjen e akademise se Mancester Citit, dhe ne te vertet shkon ne Londer qe te takohet me Sorros? (Efharisto! Dua tasin me supe Janiiii!)

    Përgjigju
    • Keti: 26/04/2023 12:11

      Bossi jon do shofi super sfiden Arsenal Manchester City

  • Niku: 26/04/2023 11:22

    Hahaha. Bo bo . Si ikin leket e popullit Wtf

    Përgjigju
    • Pim Ceka: 26/04/2023 13:11

      Ore ti prishi leket e popullit tu pa neshje ku ma gjen! Sa neshje do shofi ai ne nje vit? Ky po iken me delegacion shteteror per te provomuar nismen! Po pse po te kishte qene klubi i Leces apo i Cagliarit do bente ndonje diference ne Durres! Ky eshte perfundimisht i krahasueshem me Imelda Marcos apo me Ghedafin! Eshte ne Delir dhe Ekstaze e nje megalomani! Nuk habitem sikur ta gjejne ne banjon e kryeministrise te vdekur me shiringe ne krahe

  • juventin: 26/04/2023 10:41

    Po firmes me Juven ore zorraxhi. si e tradhetove skuadern e zemres ooo cte te them...

    Përgjigju
    • e drejta: 26/04/2023 11:39

      SI ESHTE KATANDISUR R U B E N T U S (JASHTE NGA KUPAT E EUROPES) , KA TE DREJTE TA TRADHETOI JO VETEM AI......

  • Den: 26/04/2023 10:37

    Skandaloze Nuk ka se me çfare merret ky?Kryeminstri me akademin e futbollit durres,kush i paguan shpenzimet e udhetimit?Normalisht me kete pune duhet te merret federata e futbollit

    Përgjigju
    • Nik: 26/04/2023 15:46

      Duhet kjo reklamë për fushatë o shoku, Delet duhet të kullosin apo jo!?

  • Ops: 26/04/2023 10:36

    Vetem investime Arabe, Turke, idjotesira ne kulmit

    Përgjigju
    • Kosovar jo arber: 26/04/2023 11:56

      Sa larg Arabit je ti brek grisur pellazge ????

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?