Ish-gjyqtari i Apelit në Tiranë, Gjin Gjoni, i cili dha dorëheqjen nga drejtësia në korrik të këtij viti nga frika e Vetingut, ka pasur lidhje me njerëz të krimit të organizuar si dhe është përfshirë në afera korruptove, duke favorizuar njerëz të krimit në procese gjyqësore, në këmbim të përfitimeve të paligjshme. Ky është konstatimi i Drejtorisë për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, në një raport sekret, hartuar për llogari të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkallës së parë të Vetingut. DSIK rezulton se ka prodhuar dy raporte për Gjin Gjonin.
Në 2 nëntor 2017, DSIK i ka dërguar një raport KPK-së, duke konstatuar se Gjin Gjoni ishte i përshtatshëm për të vijuar të shërbente në drejtësi. Gjatë hetimit të thelluar, Komisioni i Vetingut ka konstatuar të dhëna të reja komprometuese për Gjin Gjonin, duke i referuar në DSIK. Në këtë rrethana, DSIK i ka hartuar një raport të dytë për pastërtinë e figurës së Gjin Gjonit, duke konstatuar se ish-gjyqtari ishte i papërshtatshëm për të vijuar detyrën. Raporti i dytë negativ i është dërguar Komisionit të Vetingut 17 janar të vitit 2019, ndërsa Gjin Gjoni dha dorëheqjen nga drejtësia disa muaj më pas, fillimisht me pretendimin se Vetingu ishte politik dhe më pas se do të kandidohej për deputet nga Partia Demokratike.
Në raportin e dytë thuhet se për Gjin Gjonin janë administruar “informacione kofidenciale apo informacione të tjera, nga të cilat mund të ngihen dyshime të arsyeshme për përfshirje në veprime të kundërligjshme, kryesisht atë të korrupsionit aktiv apo pasiv për shkak të funksionit të tij”. DSIK flet për disa raste ku Gjin Gjoni pretendohet që është përfshirë në veprimtari të paligjshme.
“...Mbi bazën e të dhënave të vitit 2006 dhe 2012...për subjektin e rivlerësimit Gjin Gjoni ngrihen dyshime të arsyeshme se gjatë një procesi gjyqësor ka ndihmuar/favorizuar, kundrejt përfitimit të paligjshëm, një shtetas..., të përfshirë në krim të organizuar. Gjithashtu, në vitin 2006 dhe 2011 disponohen të dhëna ku thuhet se Gjin Gjoni ka pasur kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krime të organizuar....si dhe ka ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj peronave që ushtrojnë funksione publike”, thuhet në raport.
Sipas raportit të DSIK, që nga viti 1994 dhe në vazhdim, periudhë gjatë të cilës Gjin Gjoni ka ushtruar detyrën e gjyqtarit, deri në vitin 2009 në shkallën e parë dhe më pas në Apel, ka të dhëna në ngarkim të tij për “veprimtari të kundërligjshme, shfaqur në formën e korrupsionit dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Sipas raportit, të dhënat e bëjnë Gjin Gjonin një person që mund të vihet lehtësisht në presion nga strukturat kriminale.
O DORIAN TOLA, PO KARSTRIOT SELITA QE E DIN GJITHE DURRESI QE KA PAS MIK NARD MURATAJ, HYNTE DILTE TEK SHTEPIA E TIJ BASHKE ME BASHKESHORTEN, HANIN DREKA DARKA BASHKE, NDERSA JU E NXORRET FIGURE TE PASTER ?! OOO KLGJ LESHI, ZGJIDH KRYETARET E GJYKATAVE BOLL ME ME KOMANDIME 4 VJECARE DHE MANDATE PA FUND !!! REFORME LEGENE QE VETEM SA BERI SIKUR BERI REFORME...
PërgjigjuPo Anita Mici me Izet Dushaj dhe Desart Avdulaj kur po i vjen radha me ik. Jane tu bo lek me pazare per cdo gjyq. Ca merreni me Gjinin qe ka ik
PërgjigjuO çna hape zorret me Izet Dushajn.
Po ke prova çoji atje ku duhet, mos shkruaj këti
Ti rruash topet Desartit ti
Asgjë për t'u habitur,Gjin Gjoni i kursit të plepave,Alla Sali ishte i dërguar i posaçëm i salehut të parë krye kriminelit të shqipërisë në organet e drejtësisë dhe ky fakt nuk le me as më të voglin dyshim apo habi që për 20 e kusur vjet, Gjini i Gjobave i ka shërbyer e ka bashkëpunuar me krimin dhe vetëm krimin në zbatim të detyrave të krye kriminelit.
PërgjigjuGjin Gjoni eshte malli po me i krimburieshte Artur Malaj qe e mbron maxhoranca se e kane kamikazin e tyre.Pse s.ja marin marin vilen 1 milion euro brenda ne oborrin e shkolles Halim Xhelo ne Vlore keti peshkaqeni
PërgjigjuOho cna thate....vetem ne Shqiperi e ke rrogen 70000 leke e shpenzon 5000000 leke ne muaj....aty dhe nje drejtoruc tatimesh ka disa shtepi.....
PërgjigjuNuk ka gje sekrete ketu.Dihet se Gjin Gjoni paguhej nga kriminelat qe te mos denoheshin.
PërgjigjuA mund te na thote shqiptarja.com se kush po e mbron aktualisht gjingjonin??? Sa eshte interesi i mazhorances per te mbrojtur gjingjonin?????
PërgjigjuPo DSIK, pas shkreses se Vertingut e kuptoi papershtatshmerine e ketij hajdutit, nderkohe qe ne pergjigjen e pare e kishte nxjerre te pershtatshem!!! A nuk duket e çuditshme kjo? Dmth nese nuk do kishte reaguar Vettingu, Gjin hajduti do ishte i pershtatshem... A nuk merret njeri me keta te DSiK qe hartojne keto raporte, apo varja thuaj.
PërgjigjuNqs nuk kupto procesin mos komento pa lidhje. Kur institucionet i japin aq info DSIK ca raporti te beje?! Kur info i shkojn vetem KPK ku calon puna ktu?!! Pse KPK nuk e ben vet te papershtatshem po i duhet patjeter raporti i KPK apo per te mbulu veten e vet?!
Bravo Ana: ndaj te njejtin mendim.te pershendes