Ekskluzive/ Report Tv siguron videon e arrestimit të Alket Hatisë i njohur si ‘zoti i drogës’! U kap teksa merrte ushqim për pulat në Durrës

2 Shtator 2023, 11:03| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 11:11

  • Share

Report Tv siguron video ekskluzive të arrestimit të Alket Hatisë, i cilësuar zoti i drogës, në ambientet e një hoteli në Durrës, më 30 gusht.

Alket Hatia, personi me bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra ngjyrë të zezë, shihet në këto pamje, teksa lëviz qetësisht, në ambientet e jashtme të hotelit, pranë parkimit të automjeteve, totalisht i pashqetësuar se mund të shihet nga njerëzit, duke marrë parasysh që ambienti privat është buzë rrugës.

Pranë vetes, një qen i bardhe e ndjek nga pas.

Siç Report Tv raportoi ekskluzivisht, Hatia ishte duke marrë ushqim për pulat, në këtë kovë të bardhë, siç shfaqet në video, kur krejt papritur, dhe pa e kuptuar as vetë ai, në portën hapur të hotelit, futen agjentët e policisë, civilë.

Fillimisht e përshëndesin pa rënë në sy, dhe kur sigurohen se nuk ka asnjë mjet të rrezikshëm me vete për të reaguar ndaj tyre, ndërhyjnë dhe e shoqërojnë në një automjet të bardhë që mbërrin në ambientet e hotelit menjëherë pas tyre.

Aksioni i policisë u zhvillua në orën 04.00 të mëngjesit pasi kishin marrë të dhëna të sakta për vendndodhjen e tij dhe ndërhyri herët për të shmangur edhe lëvizjet e pushuesve. Kur kuptoi se ishin agjentë të policisë, Alket Hatia bën rezistencë dhe tenton të largohet, por më kot, efektivët me forca të shtuara tashmë, e shoqërojnë në automjet.

Alket Hatija, i dënuar me 20 vjet burg në Itali, për trafikim të 540 kg heroinë e kokainë nga Shqipëria në shtetin fqinj, pas arrestimit në Durrës, u ekstradua drejt Milanos të mërkurën.

Gjykata atje e ka dënuar në vitin 2005, por 50-vjeçari luftoi në të gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri për të shmangur ekstradimin, derisa u rrëzua edhe me vendim të Kushtetueses në janar të vitit 2022.

Gjatë kësaj kohe, Hatia ka qenë i arrestuar disa herë në vendin tonë më herët dhe ka shlyer një pjesë të dënimit në paraburgim.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/09/2023 01:27

    Po te kishin ardhur me shenja e uniforma Hatija kishte per t'ia mbathur si lepur.Nuk e shikoni qe gjithe keta agjente qe e kane mberthyer e prape hedh vickla?! Policia eshte treguar shume profesionale ne kete rast.

    Përgjigju
    • Joani: 03/09/2023 09:01

      SUFLLAQE ME DOPJO PITE DHE SHUM QEP GATI....

  • Shoku: 02/09/2023 14:37

    Ca jane keta alabaker pa asnje lloj shenje dhe uniforme, vetem Tan Dajti ja dha pergjigjen, si marrin persiper keto aksione qe mund te lene koken.

    Përgjigju
  • Ismeti: 02/09/2023 13:09

    KY ASH TREM SE KA KUJTU SE PO E MARIN PENG.... AS NJI POLIC ME UNIFORM OSE ME JELEK E MAKINA POLICIE.... SMUND TVIJN KSHU POLICIA SE NDURRES KA HISTORI TKEQIA KUR VIJN POLICIA ME BREK TSHKURTRA.... QE SJA VLEN ME I KUJTU... MIR QE SKA PAS ARM KY.... SE DO U VETMBRONTE. E NA RROFT POLICIA PASTAJ... BENI KUJDES PER VETI O POLIC. TE PAKTEN TE KISHIT NJE PATRULL MW UNIFORM....PER VET IDENTIFIKIM.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?