TIRANË- Opozita u mblodh në protestën e radhës, në atë që e quan ‘mosbindje civile’. Report Tv solli pamjet me dron nga disa pika të protestës, ku militantët e Berishës duken të ulët në numër.
Të shpërndarë në 5 pikat kryesore, pjesëmarrja ishte e ulët pothuajse në të gjitha pikat, siç dallohet edhe në pamjet me dron në rrugën e ‘Elbasanit’ pranë Kuvendit të Shqipërisë.
Të paktë në numër ishin edhe te Bashkia e Tiranës, siç e tregojnë edhe pamjet, ndërsa protestuesit u shpërndanë nga policia duke përdorur autobot me ujë.
Nga sheshi ‘Willson’, Report Tv solli pamjet me dron nga momenti kur protestuesit u larguan qarkullimi u zhbllokua.
Report Tv sjell pamje me dron të protestës së opozitës para bashkisë në orën 19 20. Pas sheshit Willson u zhvendosën tek Bashkia e Tiranës. Për rreth 1 orë e 40 minuta bllokuan qarkullimin në një pikat kyçe të kryeqytetit, ndërsa mes protestuesve, e deputetëve pati përplasje me efektivët.
Vihet re një pjesëmarrje e ulët e protestuesve.
Pak më parë pati tensione dhe u desh ndërhyrja e policisë me autob me ujë.
Një pjesë e protestuesve që ishin tek sheshi Willson u zhvendosën tek Bashkia e Tiranës. Për rreth 1 orë e 40 minuta bllokuan qarkullimin në një pikat kyçe të kryeqytetit, ndërsa mes protestuesve, e deputetëve pati përplasje me efektivët.
Në këto pamje që sjell Report Tv me dron, dallohet edhe situata tek sheshi Willson, ku vihet re zhbllokimi i qarkullimit pas ikjes së protestuesve ndaj të cilët u hodh edhe ujë me autobot.
Report Tv sjell pamjet me dron nga pjesëmarrja e protestës para Bashkisë së Tiranës. Në pamje dallohet një numër i ulët protestuesish para Bashkisë së Tiranës, ndërsa pati edhe përplasje me efektivët, ndërsa këta të fundit po përpiqeshin t’i shpërndanin.