EKSKLUZIVE/ Rrëfehet vëllai i Elena Hysës, që Dan Hutra i vrau motrën dhe bashkëshorten shtatzënë: Po të isha në shtëpi, s’do ndodhte tragjedia! Tani kam probleme me familjen e gruas

15 Mars 2023, 16:30| Përditesimi: 15 Mars 2023, 19:40

  • Share

TIRANË- Një buqetë me lule, e cila vijon të jetë e freskët, qëndron ende në vendin ku u vra Etleva Kurti nga Dan Hutra, pikërisht në oborrin e shtëpisë. “Pa Gjurmë” në Report Tv me gazetarin Freard Rista kanë qenë ditën e sotme në shtëpinë e Etleva Kurtit, e cila është “pushtuar” nga heshtja. Dera qëndron e mbyllur, e ndërsa mësohet se nëna e Etlevës, është larguar në Greqi te fëmijët, për shkak se e kishte të pamundur të vijonte jetën në atë banesë, ku iu vra e bija. Një detaj të tillë e ka rrëfyer për Report Tv, nusja e dajës së viktimës, e cila tregon se ikja e saj, e ka vrarë shumë.

“Mos i raftë kujt ajo punë. Më e rëndë nuk ka seç është. Kishim marrëdhënie se e ëma e gocës me burrin tim janë motër e vëlla. Na ka therë shpirti për atë fëmijë. (...) Kam informacion se e ëma ka ikur në Greqi tek fëmijët. Mbasi ka mbushur tre ditë goca atje”, ka thënë nusja e dajës së Etleva Kurtit.

Faji i saj i vetëm ishte se kishte vëlla Vladimir Kurtin, ku i fundit kishte pasur zënka me Dan Hutrën, kur të dy ndanin qelinë dhe sapo doli nga burgu e vrau në shenjë hakmarrje.

1678896743_finalprojekt.00095304.Still021.jpg

Buqeta me lule në shtëpinë e Etleva Kurtit

“Pa Gjurmë” është ndalur dhe ka kontaktuar me 3 personazhe kyçe që kanë të njëjtën pikë takimi, Dan Hutrën. Për herë të parë, Report Tv sjell foton e Marjana Gurakuqit, gruaja e parë që plagosi Dan Hutra. Qëllimi i tij ishte për ta vrarë, por nuk ia doli. Dan Hutra e ka akuzuar se Marjana Gurakuqi i kishte kërkuar Vladimir Kurtit që ta helmonte në burg, mirëpo ajo e ka mohuar një akuzë të tillë. Gjithashtu, ajo thotë se është e pavërtetë deklarata e Dan Hutrës, se ajo i kishte borxh një shumë prej 80 mijë eurosh. Marjana tregon se nuk e njeh Dan Hutrën dhe këtë e ka rrëfyer edhe në Polici.

 “S’e njihja dhe as nuk e njoh fare. S’kam lidhje fare”, ka thënë Marjana.

Ajo ishte gruaja e parë që u plagos nga Dan Hutra. Më konkretisht ngjarja ndodhi në orën 12 e 15 minuta në zonën e Astirit, e ndërsa ajo njoftoi policinë në orën 13:40 minuta. Se përse kishte vendosur që ta mbante të fshehtë është ende e paqartë, e ndërsa nëse Marjana do kishte raportuar në kohë, mund të kishte ndodhur që tragjedia të shmangej.

1678895833_Screenshot2.jpg

Marjana Gurakuqi

Një tjetër dëshmi e rëndësishme është edhe ajo e Erjon Hysës, vëllai i Elena Hysës, që Dan Hutra i vrau të motrën (Mevlute Hysa 30 vjeç) dhe bashkëshorten shtatzënë, Hasime Dafku, gjithashtu 30-vjeçare. Ai thotë se në kohën e tragjedisë ka qenë në Gjermani dhe se po të kishte qenë aty, tragjedia nuk do kishte ndodhur. Në një kohë kur nuk e ka marrë veten ende nga vrasja e motrës dhe gruas, problemet për të nuk kanë të sosur. Ai tregon se tashmë ka probleme me familjen e ish-gruas, pasi e akuzojnë atë si fajtor për vdekjen e të resë.

"Erjon Hysa: Në Gjermani kam qenë se po të isha në Shqipëri…(hesht. Po kush e ka ditur çfarë njeriu ka qenë ky, nuk e ka ditur njeri.
Gazetari: Dëgjova se ju tashmë keni probleme edhe me njerëzit e ish-gruas, të ndjerë
Erjon Hysa: Po (hesht)", ka thënë ai. 

Ngjarja bëhet edhe më e rëndë, për faktin se Elena Hysa, e cila është në spital, nuk e ka marrë vesh lajmin që ka humbur motrën dhe bashkëshorten e vëllait.

Ora 17:03
Buqetë me lule në vendin ku u vra Etleva Kurti, nusja e Dajës për Report Tv: Na ka therë shpirti për atë vajzë

Në shtëpinë e familjen Kurti ku ka rënë zia, dyert dritaret dhe e gjithë banesa është e mbyllur. Vajza e vetme mes katër vëllezërve ishte viktima e tretë e masakrës së 1 marsit, ndërsa e ema tri ditë pas përcjelljes së vajzës drejt banesës së fundit ka lënë Shqipëria dhe është larguar në Greqi. Nusja e Dajës së të ndjerës është ende e shokuar për ngjaren. 

Gazetari: Si jeni?
Nusja e Dajës së Etlevës: Mirë. Mos i raftë kujt ajo punë. Më e rëndë nuk ka seç është. Kishim marrëdhënie se e ëma e gocës me burrin tim janë motër e vëlla. Na ka therë shpirti për atë fëmijë
Gazetari: Po aty më përpara vetëm nëna me vajzën banonte? 
Nusja e Dajës së Etlevës: Jo ishte me vëllain.
Gazetari: Me vëllain e madh?
Nusja e Dajës së Etlevës: Kam informacion se e ëma ka ikur në Greqi tek fëmijët
Gazetari: Ka ikur nëna në Greqi?
Nusja e Dajës së Etlevës: Po, kurse për të tjerët…
Gazetari: Sa ditë ka që ka ikur?
Nusja e Dajës së Etlevës: Mbasi ka mbushur tre ditë goca atje, ka ikur direkt, më shumë nuk di çfarë të flas më se jemi një shtëpi, motër e vëlla më afër nuk ka.
Gazetari: Ngushëllime!

Ora 16:54
Dan Hutra e akuzoi se i ka borxh 80 mijë euro dhe se donte ta helmonte në burg, Marjana Gurakuqi për Report Tv: Nuk e njoh! S’kam lidhje fare me të

 

“Pa Gjurmë” në Report Tv ka arritur që të marrë dëshminë e Marjana Gurakuqit, gruaja e cila është plagosur e para nga Dan Hutra në zonën e ‘Astirit’. Dan Hutra ka deklaruar në polici se e njihte Marjana Gurakuqin dhe se kjo e fundit i kishte një borxh prej 80 mijë eurosh. Mirëpo, për ‘Pa Gjurmë’ ajo ka deklaruar se nuk e njeh Dan Hutrën. Nga ana tjetër, ajo ka mohuar edhe akuzat që Dan Hutra ka hedhur në drejtim të saj duke thënë se Marjana Gurakuqi kishte lidhje me Vladimir Kurtin në burg dhe kishte tentuar që ta helmonte kur ishte i mbyllur në qeli. Sipas saj, një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Marjana Gurakuqi: Mos u keqkuptoni...
Gazetari: Jo nuk po keqkuptohemi, në radhë të parë më bëhet qejfi që je mirë
Marjana Gurakuqi: Faleminderit!
Gazetari: Kishe diçka serioze?
Marjana Gurakuqi: Po ishte, më mirë jam
Gazetari: Mirë, më bëhet qejfi
Marjana Gurakuqi: Mos u keqkuptoni, thashë nuk dua sepse ishte diçka e papritur që unë as e njihja, as...ndaj edhe nuk dua...
Gazetari: Pse ju thoni që ka gënjyer kur ka thënë kam pasur lidhje me Marjanën?
Marjana Gurakuqi: Po, po prandaj po them, çdo gjë unë e kam dhënë në polici
Gazetari: Ti nuk e njihje Dan Hutrën?
Marjana Gurakuqi: Po, unë atë... kam dhënë versionin që nuk e njihja, ndaj nuk dua ta bëj publike. Çdo gjë do të zgjidhet nëpërmjet policisë
Gazetari: Po, për faktin që ai ka thënë se ju ka dhënë 80 mijë euro?
Marjana Gurakuqi: S’e njihja dhe as nuk e njoh fare, sepse unë nuk kam qenë këtu. Unë kam jetuar në Greqi
Gazetari: Në 2021 nuk ke qenë në Shqipëri?
Marjana Gurakuqi: Në 2021 kam qenë këtu
Gazetari: Po pra, por ai për 2021 thotë se ju ka dhënë 80 mijë euro
Marjana Gurakuqi: Nuk ëëë...thashë që...
Gazetari: Po për akuzën që ju ka bërë që keni lidhje me Vladimir Kurtin dhe keni dashur ta helmoni në burg?
Marjana Gurakuqi: S’kam lidhje fare. Më vjen keq...
Gazetari: Mirë, faleminderit
Marjana Gurakuqi: Mirupafshim

 

Ora 16:49
Me dorën e fashuar që e fsheh, Report Tv sjell FOTON, kjo është Marjana Gurakuqi, gruaja e parë që plagosi Dan Hutra

1678895476_Screenshot1.jpg

Report Tv sjell foton, kjo është Marjana Gurakuqi e cila u plagos e para nga Dan Hutra. Ajo nuk raportoi në polici për ngjarjen, fillimisht. Ajo shkoi në polici vetëm pasi dëgjoi për lajmet e vrasjes së 3 grave të tjera dhe plagosjen e 3 të tjerave. Marjana Gurakuqi e ka dorën e fashuar dhe tenton që ta fshehë pas bluzës. Nëse do e raportonte si ngjarje në kohën kur ka ndodhur, ndoshta vrasjet e tjera mund të ishin parandaluar.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jddj: 15/03/2023 18:02

    Si mund ti filmoni fshehtas e ti nxirrni njerezit ne dhimbjen e tyre?! Keni ndonje limit?!

    Përgjigju
  • Sa e pshtire kjo marjana: 15/03/2023 18:01

    Duket nga pergj qe jep se genjen qe nuk e njeh Mjer ai burr qe e mban ket ne shpi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?