EKSKLUZIVE/ Rrëfehet për Report Tv Packouz: Shkëlzen Berisha priti në zyrë Diverolin e negocioi çmimin e fishekëve në Gërdec! S'na treguan se ishin kinezë

9 Shkurt 2023, 17:17| Përditesimi: 10 Shkurt 2023, 19:47

  • Share

Në një kohë kur çështja e shpërthimit të Gërdecit është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të rihapjes së hetimeve, ish zëvëndës presidenti i kompanisë Amerikane “AEY” David Packouz, në një intervistë ekskluzive dhe të parën për median shqiptare, në Report TV në emisionin 'Studio Live' të gazetarit Arbër Hitaj, flet për raportet me Shqipërinë dhe lidhjet që politika kishte në mënyrë direkte me shitjen e fishekëve edhe pse me dijeni se ishin prodhim kinez. Me Shqipërinë ai thotë se u lidhën nga miku i tyre Henry Tome (Heinrich Thomet), që kishte miq në qeverinë shqiptare në atë kohë. Ai thotë se në takimin që u zhvillua në Tiranë mes Diverolit, Ylli Pinarit dhe Delijorgji, ka qenë edhe djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha që e kanë njohur menjëherë. Sipas tij problem Shqipëria ka qenë se fishekët shiteshin shumë shtrenjtë. Dhe Diveroli zgjodhi të vinte vetë të negocionte çmimin, nga 4 dollarë në 2 dollarë copa. Në lidhje me shpërthimin ai shprehet se ishte një ngjarje që e ka tronditur, dhe i ka njohur shumë persona të përfshirë pasi ju lexoj emrat në gazeta, pasi ishin të njëjtët që bënin biznes me AEY, por ndërkohë paralelisht merreshin edhe me demontimin e municioneve të tjera, për të cilat kompania AEY nuk kishte lidhje.

Zoti Packauz faleminderit që pranuat këtë intervistë për Report TV në Studio Live, e para për median shqiptare.
Faleminderit juve për ftesën.

Një pyetje të thjeshtë, si e filluat biznesin e blerjes së municioneve nga Shqipëria dhe shitjen ndaj ushtrisë Afgane?
Unë e fillova pasi miku im në atë kohë Efraim Diveroli, kishte disa vite në këtë biznes. Ai e mësoj nga xhaxhai i tij që shiste armë ndaj policisë lokale në Kaliforni. Diveroli e mësoj nga ai dhe më pas bëri kontrata për qeverinë Federale dhe më kërkoi që ti bashkohesha.

Për në Shqipëri apo në SHBA?
Në ShBA, sepse i shisnim municion dhe armë qeverisë amerikane. Por ne u përfshimë në Shqipëri nga një njohuri jonë Henri Tomei (Heinrich Thomet) që kishte një lidhje me qeverinë shqiptare.

Po në lidhje me problemet që dolën pas këtij biznesi, në Shqipëri pati shumë probleme, një shpërthim i fortë ndodhi dhe 26 persona humbën jetën, keni dëgjuar për të?
Po kam dëgjuar për shpërthimin, dhe e di që të lidhur ishin të njëjtën persona që po merreshin me kontratën tonë. Por nuk ka të bëjë fare me kontratën që ne kishim me ta. Ishte kompani tjetër ajo që bënte demontimin, me të përfshirë direkt Ylli Pinarin dhe disa persona të tjerë që merrnim fishekët. Pra ishin të njëjtën persona që na shisnin neve fishekë dhe merreshin me demontimin dhe të lidhur direkt me shpërthimin.

E kuptoj, a keni folur ndonjëherë me Diverolin për takimet që ka patur këtu në Shqipëri?
Po kam folur, ai më ka thënë se ka pasur takime me Ylli Pinarin, Delijorgjin, takime me qëllim që të negocionte për çmime më të mira dhe ti blinte më lirë. Këto ishin qëllimet e takimeve të tij.

A ju ka thënë se ka takuar zyrtarë të lartë, apo dike me lidhje me qeverinë?
Aleks Pedricki, që ka qenë në ato takime dhe është një mik i mirë i imi, me tha se në një takim ka qenë Ylli Pinani, Mihal Delijorgji dhe ka njohur edhe djalin e ish kryeministrit zotin Sali Berisha.

Mos e ngatërroni se i biri e ka emrin Shkëlzen Berisha
Po keni të drejtë, për Shkëlzen Berishën e kisha fjalën. Pra ai e takoj edhe djalin e ish kryeministrin dhe e njohur atë menjëherë në takim. Berisha ka qenë në atë takim.

Pra ka qenë biznes ligjor apo jo?
Për ne ishte ligjor, por natyrisht nuk kishim asnjë ide se çfarë po ndodhte në palën shqiptare, që ishte edhe qeveria e përfshirë. Në paguanim Ylli Pinarin, në një kontratë ligjore, deri sa zbuluam se nuk ishte e tillë, dhe origjina e municioneve ishte kineze dhe qeveria amerikane nuk e lejonte diçka të tillë.

Por kush ju gënjeu ju? Ishte nga pala shqiptare apo jo?
Neve nuk na informuan se ishin municione kineze, deri sa ishte tepër vone. Ishte Henri Tome (Heinrich Thomet) që bëri marrëveshjen me Ylli Pinarin dhe nuk na vuri në dijeni se origjina ishte kineze. Ne e zbuluam këtë fakt kur erdhëm vetë për inspektim në Tiranë, se ishin kineze.

Ka kaluar shumë kohë, çfarë kujtoni për atë periudhë kohe?
Ishte shumë stresuese si periudhë, shumë e lodhshme.

Por jeni i famshëm.
Po jam pak në Shqipëri dhe ja ku jam në një televizion shqiptar duke folur. Jam shumë i lumtur që tani kam një pune tjetër,kam  krijuar disa produkte muzikore që i shikoni pas meje.

Shumë urime dhe shumë fat.
Faleminderit

Ndjese që ju ndërprera.
Jam shumë i lumtur me punën që bëj tani, kamkrijuar edhe një product tjetër që ju ndihmon të pastroni dhëmbët. Jam shumë i kënaqur që po krijoj produkte që nihmojnë jetesën e njerëzve në botë.

Po zoti Diveroli a jeni në kontakt me të? Me çfarë merret?
Me sa  di unë ai jeton ne Majemi, dhe është në biznesin e punësimit të njerëzve. Më këtë merret tani.

Si e morët vesh në atë periudhë kohë për shpërthimin e Gërdecit, sepse vdiqën fëmijë, gra, burra ishte një skandal që ende mbetet i pazbardhur?
Po ishte një lajm i trishtueshëm, jam ndjerë vërtetë keq. Mbaj mend kam lexuar në gazeta. Por kjo ndodhi pas disa kohësh që unë e kisha lënë kompaninë AEY, por dallova mënjeherë emrat e njerëzve që ishin përfshirë sepse disa i njihja.

A keni qenë ndonjëherë në Shqipëri?
Nuk kam qenë pavarësish filmit që tregon se kam qenë, në të vërtet nuk kam ardhur ndonjëherë në Shqipëri. Por një i mirë i imi Aleks Pedricki, ka kaluar kohë në Shqipëri por nuk u përfshi në filmin e Hollivudit.

Zoti Packauz faleminderit për kohën, ishte kënaqësi t’ju kishim në Report TV.
Faleminderit Juve, kënaqësia imja.

 

 

VIDEO Intervista e plotë

Ora 18:16
David Packouz: Me Shqipërinë na lidhi Heinrich Thomet, kishte miq në qeveri

Ish zëvendës presidenti i kompanisë Amerikane “AEY” David Packouz, në intervistën ekskluzive për Report TV tha se me Shqipërinë ai së bashku me ortakun Efraim Diveroli u lidhën nga miku i tyre Heinrich Thomet, që kishte miq në qeverinë shqiptare në atë kohë.

“Ne u përfshimë në Shqipëri nga një njohuri jonë Heinrich Thomet që kishte një lidhje me qeverinë shqiptare. Ai tha se ishte Henrik Tome (Heinrich Thomet), që bëri marrëveshjen me Ylli Pinarin dhe nuk na vuri në dijeni se origjina ishte kineze. Ne e zbuluam këtë fakt kur erdhëm vetë për inspektim në Tiranë, se ishin kineze”, tha ai.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • AVOKATI: 09/08/2024 22:59

    TE DASHUR VOTUES Mendimi im; PS ka qenë në pushtet 12 vitet e fundit! (3 mandate). Nëse do të ishte serioze, kjo "dhimbje shpine" mund t'i jepte fund as në 1 ditë, as në 10 ditë, as në 100 ditë! Kaluan 4380 ditë tragjedia e Gërdecit! Është e trishtueshme të thuash që PS (lëvizja ime politike) erdhi në pushtet me premtimin për vënien e drejtësisë për këto familje të prekura nga kjo tragjedi! Të gjitha këto janë “municione” që përdoren kundër opozitës për të garantuar Rama-4. Asgjë! Më mirë premtojini Ramës sot paraprakisht se do ta votoni sërish PS-në për të mos e lodhur dhe përqendruar në shërbimin e qeverisë! Nuk po harrojmë “Shqipërinë që duam” Presim ende 800 euro pagën minimale të pensionit!

    Përgjigju
  • George: 10/02/2023 11:28

    Sa te jene verioret ne krye te SPAK-ut harrojeni gjykimin e bajraktarit te Vicidolit!

    Përgjigju
  • jari: 09/02/2023 17:33

    te arrestohet menjehere shkelqen berisha....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?