Dy grabitësit dhe çifti Laze

Ekskluzive/ Rrëfimi i çiftit Laze që u përleshën me grabitësit me kallash e pistoletë...të veshur si gra

7 Mars 2020, 11:11| Përditesimi: 7 Mars 2020, 13:18

  • Share

TIRANE - Markelian Cungu, 23-vjeçari me rekordin unik në vjedhje e grabitje në Shqipëri, kishte vetëm 25 ditë që ishte liruar nga burgu për një vjedhje të kryer në qytet, ku doli me mision në kërkim të 'preve' të radhës. Djaloshi, që në kartotekën kriminale të policisë, ka të regjistruara më shumë se 700 vjedhje, është ideatori dhe organizatori i grabitjes së çiftit Afërdita dhe Petrit Laze në Allias të Tiranës.

“Shqiptarja.com” mëson se Cungu, tashmë i shpallur në kërkim nga policia, prej vitesh njihet si hajdut serial. Vetëm pas 25 ditëve në liri Markelian Cungu, kthehet sërish në origjinë, ku gjatë ditëve të para të muajit janar 2020 kishte piketuar një banesë të familjes Laze për ta vjedhur. Kjo pasi dyshonte se pikërisht në këtë shtëpi gjendej një shumë e madhe parash.

Identifikimi i Markelian Cungut në këtë ngjarje të rëndë që për pak sa nuk i mori jetën pronarëve të shtëpisë Petrit dhe Afërdita Laze, është arritur falë rrëfimit në polici të dy shokëve tij Fatjon Mëtënika dhe Marjo Toci, tashmë të dy të arrestuar.

Mëtënika, që tashmë ndodhet në qeli si autor i kësaj ngjarje të rëndë, ka rrëfyer në polici se njihej me Markeljan Cungun që në vitin 2017, pasi kanë qenë në burg bashkë, ai i dënuar për lëndë narkotike, ndërsa Markeljani për vjedhje. Markeljani ka dalë nga burgu në dhjetor 2019, ndërsa Fatjon Mëtënika, kishte rreth 2 muaj që kishte dalë. Mërtënika ka treguar se në 19 janar 2020, nga dreka kishte tek “ish- shkolla Komunale” në një lokal dhe ka konsumuar pije alkoolike dhe lëndë narkotike kanabis sativa. Rreth orës 21:00 ai është takuar me Markeljanin, i cili ishte me një makinë me ngjyrë të zezë. Markeljani i ka thënë “hajde lëvizim” dhe kur ai ka hipur në makinë, Markeljani i ka pohuar  “kam një shtëpi e cila ka lekë dhe nuk ka njerëz brenda ndaj ta vjedhim”.

Sipas rrëfimit të Mëtënikës, më pas Markeljani, i ka treguar një armë kallashnikov dhe një armë pistoletë. Të dy janë nisur në drejtim të shkollës “Ramazan Jarani”, ku Markeljani ka parkuar makinën, kanë marrë armët dhe janë nisur drejt banesës. Afër banesës ata janë veshur me përparëse të zeza, të cilat Markeljani, i nxori nga çanta, ku janë veshur të dy si gra me përparëse të gjata të zeza. Markeljani i ka dhënë Fatjonit automatikun, ndërsa vetë mbajti pistoletën. Më pas, të dy janë futur në një rrugicë mbrapa banesës, kanë hipur mbi depozita uji dhe kanë kaluar murin e banesës dhe janë futur në oborr. Nëpërmjet shkallëve Markeliani dhe Fatjoni, janë ngjitur në katin e dytë të banesës, ku Markeljani, ishte para me pistolete në dorë dhe mbas tij Fatjoni me automatik kallashnikov.

Vajza e Petrit dhe Afërdita Laze ka parë dy autorët e maskuar që kanë hyrë në banesën e saj dhe ka bërtitur fort. Afërdita, nëna e saj sapo ka dëgjuar vajzës të lëshojë klithmën në shtëpi, ka dalë nga dhoma e saj, ku ka parë në korridor dy persona të maskuar që po përlesheshin me bashkëshortin e saj, Petritin. Dy personat, po e çonin Petritin në drejtim të tualetit, duke i thënë për kasafortën. Ndërsa Afërditën, sapo ka dalë nga dhoma e kanë qëlluar me armë një herë në drejtim të këmbës së djathtë dhe ajo është rrëzuar, duke u zvarritur në drejtim të tualetit. Si Markeliani dhe Fatjoni, kishin armë dhe gjatë kohës që bashkëshorti i Afërditës, Petriti, po përleshej me ta, ajo ka dëgjuar një krismë arme.

Këta persona pasi kanë qëlluar bashkëshortin e saj e kanë lënë në tualet dhe më pas kanë kërkuar çelësin e makinës. Pasi Afërdita, u ka thënë se nuk kishin kasafortë dhe u ka treguar çelësin e makinës ata janë larguar.

Në vendngjarje policia ka gjetur gëzhojat e armës, ndërkohë në pjesën e prapme të oborrit të shkollës 9-vjeçare “Ramazan Jarani” Tiranë u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik model 56 me karikator me fishekë. Ngjitur me automatikun u gjet një çantë shpine, brenda të cilës gjendej një maskë, një përparëse femrash, një dorezë e gomuar, një armë zjarri me mbishkrimin “Wafther” me krehër me fishekë.

Vetë Petrit Laze, e tregon kështu përballjen me Markeljan Cungun dhe Fatjon Mërtënika brenda në banesën e tij.

“Në mbrëmjen e datës 19 janar 2020, rreth orës 21:45 unë ndodhesha në tualetin e banesës time, kur kam dëgjuar ulërimën e vajzës dhe menjëherë kam dalë në drejtim të korridorit, ku jam ndeshur me dy persona me kapuç në kokë. Njëri prej personave që ishte me i shkurtër mbante në dorë një pistoletë, ndërsa personi tjetër mbante një automatik, që më është dukur si kallashnikov. Sapo kam dalë nga tualeti kam dëgjuar një të shtënë arme dhe kam parë bashkëshorten të shtrirë. Në atë moment personi me pistoletë, ka qëlluar dy herë në drejtimin tim dhe ka filluar të drejtohet afër meje. Personi me automatik, i ka drejtuar armën bashkëshortes time, duke i kërkuar vendndodhjen e kasafortës. Gjatë kësaj kohe unë kam kapur personin me pistoletë dhe personi që mbante në dorë automatikun, më ka drejtuar armën në kokë. Unë kam hequr dorën nga pistoleta dhe e dëgjova njërin prej personave të thoshte që të iknin, dhe ata janë larguar nga oborri i shtëpisë".

Policia kriminale ka kryer shoqërimin e disa personave, me të cilëve dhe Marjo Tocin, i cili u ka treguar oficerëve se “ai njihej me Markeljan Cungun dhe e ka takuar atë në datën 20 janar 2020 dhe disa herë të tjera më parë, pasi ai kishte dalë nga burgu. Kur është takuar në 20 janar 2020 Markeljani i ka thënë se çunat kishin bërë një punë dhe më duket se kishin qëlluar me armë dhe i kishte thënë se kishte qenë dhe ai tek ngjarja në “Alliasit”, ku ishin plagosur çifti Laze, ku kishte qenë bashkë me shokun e tij që i thërrisnin “Çomi”, që më pas është identifikuar si Fatjon Mërtënika".

Ky i fundit është shoqëruar me shpejtësi në polici, ku gjatë marrjes në pyetje s’ka pranuar autorësinë e krimit, por policia i ka marrë mostra pështyme, duke i krahasuar ato me pështymën e gjetur tek maskat. Ndërkohë Mërtënika është lënë i lirë por në mbikëqyrje të rreptë nga agjentët e policisë.

Përgjigjja e analizës së ADN-së, konfirmoi se Mëtërnika ishte njëri nga autorët e këtij krimi. Në datën 3 shkurt 2020, Mërtënika ka tentuar të largohet nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, por është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Morinës. Mërtënika kishte vetëm dy muaj që kishte dalë nga burgu. Pas marrjen në pyetje, ai ka pranuar autorësinë e krimit duke treguar të gjithë dinamikën e kësaj ngjarje të rëndë.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tafa: 08/03/2020 12:12

    Urgjentisht cdo hajduti duhet te kete nje tatu ne ball ku te shkruhet hajduti ose ti pritet gishti I madh ne Doren e djathte se kurre ndonjehere nuk korigjohet hajduti mbetet HAJDUT

    Përgjigju
  • Kafsha: 08/03/2020 07:48

    Urgjentishte me bekimin e patriotit e burrit të madh të shtetit qe beri shtet, Enver Hoxhes, të kapet miu dhe kete here të kalbet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?