Ekskluzive/ Rrëfimi i pengut: Si më morën 2 mijë € e më detyruan të pija birra e kokainë

10 Shtator 2019, 07:14| Përditesimi: 10 Shtator 2019, 19:02

  • Share

Një pengmarrje e pazakontë ka ndodhur në Elbasan, ku kushëriri i gjyqtares së këtij qyteti Zamira Vyshka, Andi Vyshka, ka treguar se është marë peng nga Thanas Beko dhe shoku i tij Erist Selami, të cilët i kanë marë dhe shumën prej 2 mijë euro. Vyshka ka pohuar se ishte duke konsumuar birra në ambjentet e karburant “Krasniqi”, pronë e Ilir Bekos, (ky i fundit i liruar kundrejt 50 milion lekëve garanci pasurore për 17 armët e gjetura në karburantin e tij në Papër). Së bashku me Vyshkën ishte dhe shoqja e tij Majlinda Gjeli.

 Por teksa ishte në shoqërinë e kësaj femre dhe ka konsumuar disa birra, Andi Vyshka ka treguar se është larguar duke përcjellë shoqen në vendin e punës. Por është kthyer sërisht në lokal, pasi ka vënë re se i mungonte telefoni. Kur ka qënë në lokal ai është sulmuar nga Thanas Beko dhe shoku i tij Erist Selami, duke e goditur, marë portofolin dhe detyruar me zor që ai të pijë së bashku me ta birra dhe drogë në lokal.

Në këtë moment i marin portofolin ku kishte 2000 euro që i kishte planifikuar të paguante shkollën e lartë për vajzën e tij. “...ti nuk do të lëvizësh më nga këtu dhe do të pish me ne...”-i kanë thënë dy personat e mësipër. Beko dhe Skilja porositën birra për vete dhe i jepnin Andi Vyshkës me zor të pinte birra. E mbanin me zor, kundër vullnetit të tij dhe ndenjën në kat të parë te lokali duke pirë birra me zor, rreth një orë, pastaj e hipën në kat të dytë me forcë duke e sharë dhe kërcënuar që do ta vrisnin, do ta zhduknin po të lajmëronte policinë dhe i morën dhe telefonin. Në katin e dytë ai ka qëndruar deri në orën 02:30 të natës së bashku me Thanas Bekon dhe Erist Skilja, të cilët e mbajtën peng për ta grabitur. Ata pinë drogë, kokainë nëpërmjet hundës si dhe i dhanë edhe Vyshkës me zor, me dhunë, duke e gjuajtur me grusht të dy në fytyrë duke e kërcënuar, kërcënuar që të pinte drogë me zor. Ata ia futën me zor, me dhunë në gojë dhe hundë drogën si dhe vazhdonin ti jepnin alkool dhë vazhdimisht e gjuanin me grushta e shkelma. Ata ia grisën bluzën, i grisën pantallonat, e kanë bërë me shenja në fytyrë, ka dëmtim në brinjë dhe te këmbët si e te nofullat. Thanasi ia shqeu bluzën dhe i veshi një bluzë tjetër ngjyrë blu të cilën e ka të veshur aktualisht. Ai fillimisht kishte veshur një bluzë me mëngë të shkurtëra, ngjyrë si kafe e celët me shkronja përpara. Ai sqaron se e kanë keqtrajtuar dhe dhunuar për shumë orë me qëllim për ta grabitur pasi ai nuk ka patur më parë probleme me këta shtetas. Në orën 02.30 ata e liruan, i dhanë telefonin si dhe kuletën bosh pa lekë duke i thënë: “...ik në shtëpi dhe mos guxo të lajmërosh në polici...”. Por Vyshka sa hypën në makinë lajmëron menjëherë policinë, e cila erdhi dhe e shoqëroi në Komisariatin e Elbasanit. Pas kallëzimit policia e Elbasanit ka arrestuar Thanas Bekon dhe Erist Selamin, për akuzën e “Vjedhjes me dhune” e kryer në bashkëpunim dhe “Heqja e paligjshme e lirise”e kryer në bashkëpunim. Ndërsa në pranga kanë përfunduar dhe dy kamarierët e lokalit të Ilir Bekos, Ervis Islami dhe Eldoralto Gjeli për akuzën e “Moskallzimit të krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetes” dhe “Deklarim të rremë para oficerit policisë gjyqësore”.Të katër të arrestuarit kanë dalë dje para gjykatës së Elbasanit ku janë njohur me masën e sigurisë. Gjatë shqyrtimit gjyqësor për Thanas Beko dhe shoku i tij Erist Selami, prokuroria kërkoi caktimin e masës së “arrestit në burg” por gjykata vendosi lënien e tyre në “arrest shtëpie”. Ndërsa për dy kamarierët Ervis Islami dhe Eldoralto Gjeli, gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Si më detyruan të pija birra dhe drogë.

Duke ju referuar vendimit të gjykartës “Shqiptarja.com” mëson se ngjarja ka ndodhur në datën 5 shtator 2019, ku Andi Vyshka kërkonte ndihmën e policisë në fshatin Katund i Ri, Elbasan, te Karburant “Krasniqi”, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. Në dëshminë e tij Vyshka ka rëfyer se më datën 4 shtator 2019 rreth orës 19.00 një kliente që quhet Majlinda Gjeli i kërkon ta çojë në vendin e quajtur Kusarth ku ajo punonte. U nis me atë dhe në rrugën e Meturgjisë ajo i thotë që qëndro të të qeras me një kafe te karburant “Krasniqi”. U ulëm te bari të dy. Dhe ajo porositi 2 birra. Kallëzuesi nuk pranoi të pinte birrë pasi nuk pi kur është në punë dhe porositi një kafe. Ai piu kafe kurse ajo pasi piu 2 birra porositi edhe birra të tjera. Faturën e pagoi ajo dhe në dijeninë e tij fatura shkoi rreth 2000 lekë të rinj. Pasi piu birrat Majlinda u nisën që të largoheshim të dy me makinë. Kur u fut në makinë konstatoi se i mungonte celulari pasi e kishte lënë në karikim, dikush e kishte marrë pasi e kishte lënë hapur makinën. U kthye të pyeste te lokali kurse Majlinda u nis në këmbë drejt punës së saj,pasi ishte afër nga aty. Te lokali ndodheshin Thanas Beko dhe Erist Skilja dhe 2 kamerierët e lokalit karburant “Krasniqi” dhe punëtori i karburantit. I drejtohet, pyet Thanasin se ku është telefoni i tij, pasi ai është si përgjegjës aty. Ai i thotë që e ka ai telefonin dhe ia jep telefonin dhe i thotë që ke 30 mijë lek të vjetra për të paguar nga porositë me klienten. Por Vyshka i thotë që do ti paguaj nëse nuk i ka paguar klientja e tij, Majlinda. Thërret kamerierin dhe nxjerr kuletën për të paguar. Në këtë moment Thanasi dhe Eristi i marrin me forcë kuletën, e gjuajnë me grushta në fytyrë, me shkelma, me sende të forta që kishin në dorë, i grisin bluzën dhe i grisin xhepat e pantallonave. I marrin përsëri telefonin dhe i thanë të dy “...ti nuk do të lëvizësh më nga këtu dhe do të pish me ne...”-i kanë thënë dy personat e mësipër. Beko dhe Skilja porositën birra për vete dhe i jepnin Andi Vyshkës me zor të pinte birra. E mbanin me zor, kundër vullnetit të tij dhe ndenjën në kat të parë te lokali duke pirë birra me zor, rreth një orë, pastaj e hipën në kat të dytë me forcë duke e sharë dhe kërcënuar që do ta vrisnin, do ta zhduknin po të lajmëronte policinë dhe i morën dhe telefonin. Në katin e dytë ai ka qëndruar deri në orën 02”30 të natës së bashku me Thanas Bekon dhe Erist Skilja, të cilët e mbajtën peng për ta grabitur. Ata pinë drogë, kokainë nëpërmjet hundës si dhe i dhanë edhe Vyshkës me zor, me dhunë, duke e gjuajtur me grusht të dy në fytyrë duke e kërcënuar, kërcënuar që të pinte drogë me zor. Ata ia futën me zor, me dhunë në gojë dhe hundë drogën si dhe vazhdonin ti jepnin alkool dhë vazhdimisht e gjuanin me grushta e shkelma. Ata ia grisën bluzën, i grisën pantallonat, e kanë bërë me shenja në fytyrë, ka dëmtim në brinjë dhe te këmbët si e te nofullat. Thanasi ia shqeu bluzën dhe i veshi një bluzë tjetër ngjyrë blu të cilën e ka të veshur aktualisht. Ai fillimisht kishte veshur një bluzë me mëngë të shkurtëra, ngjyrë si kafe e celët me shkronja përpara. Ai sqaron se e kanë keqtrajtuar dhe dhunuar për shumë orë me qëllim për ta grabitur pasi ai nuk ka patur më parë probleme me këta persona. Në orën 02:30 ata e liruan, i dhanë telefonin si dhe kuletën bosh pa lekë duke i thënë “...ik në shtëpi dhe mos guxo të lajmërosh në polici...”. Ai sqaron se kishte me vete një shumë prej 1900 euro dhe rreth 10 000 lekë të rinj. Eurot ishin prerje 50 –she një prerje 200 dhe një prerje 100. Me lekët që kishte me vete do të paguante shkollën e vajzës e cila studion në Universitetin Europian të Tiranës. U krye kqyrja fizike e kallëzuesit ku konstatohet pranë xhepit të majtë të xhinseve një shqyerje e tyre në mënyrë vertikale si dhe në pjesën e fytyrës, poshtë syrit të djathtë dhe të majtë fryrje, hematomë.

Dëshmitarja: Çfarë ndodhi tek lokali i Ilir Bekos

Ndërkohë në dëshminë e saj Majlinda Gjeli tregon se ka takuar mikun e saj Andi Vyshka i cili punon taksist dhe kanë shkuar për kafe tek lokali i  “Liçes”, që është në pronësi të Ilir Beko. Ka ndenjur me Andin deri në orën 22:00 ku më pas ai e ka çuar në shtëpi. Në lokal kanë konsumuar birra e lekët i ka paguar ajo diku ke 22 mijë lek të vjetra dhe i ka lënë dhe bakshish kamarierit pasi e ka djalë daje. Në një moment në kafe ka ardhur dhe Ilir Beko i cili i ka takur dhe u ka dhënë dhe një birrë, dhe gjatë kohës që ka qënë me atë Andi nuk ka debatuar me asnjë. Pasi është ndarë me Andin janë përshendetur por nuk e ka pyetur se ku do shkonte. Gjithashtu shton se në gjë moment ai ka porositur dy birra te tjera, ka qërasur Nastin (Thanas Beko) me një birrë e mban mend që i ka dhënë 500 lekë, pasi i kujtohet që i ka lënë bakshish kushëririt të saj. Para se të ikte ka pyetur kamarierin nëse ka gjë për të paguar dhe pasi ishte gjithçka në rregull me është larguar së bashku me Andin.

Pamjet filmike tregojnë sherrin në lokal.

Por nga analizimi i pamjeve filmike është konstatuar se Andi Vyshka qëndron nën shoqërinë e Majlinda Gjeli të cilët vijnë me mjetin e tij dhe futen ne ambjentet e lokalit të Ilir Beko dhe pas disa minutash qëndrim ata dalin dhe largohen. Më pas shihet se vijnë me mjet Andi Vyshka, i cili futet në lokal dhe del në shoqërinë e Thanas Beko. Ky i fundit kontrollon në sedilen e para, ku me pas mbyllin mjetin dhe futen ne ambjetet e lokalit. Andi Vyshka lëviz mjetin e tij dhe e parkon në një hapësirë aty pranë dhe futet serisht në lokal. Më tej shikohet të parkojë mjetin e tij Ervis Skilja dhe futet në lokal ku tek dera e lokalit fillimisht e takon Thanas Beko. në ambientet e jashtme të lokalit shikohet Thanas Beko, Ervis Skilja, Andi Vyshka të ulur në një tavoline dhe Ervis Islami (kamarieri) i cili qëndron në këmbë pranë tyre. Thanas Beko, që kontrollon në xhepin e djathtë Andi Vyshka dhe i merr portofolin, e hap për të shikuar çfarë ka në të. Më pas shikohet Andi Vyshka që kundërshton veprimet e Thanas Bekos dhe ky i fundit, Thanasi e godet me grusht dhe i bie portofoli në tokë. Më pas e tërheq zvarrë Andi Vyshka dhe vazhdon ta godasë. Nga kqyrja e mëtejshme shikohet që Andi Vyshkën e godet me shqelmë dhe Ervis Skilja, i cili shikohet që merr diçka dhe e fut ne xhepin e patallonave. Ndërkohë pamjet fiolmike tregojnë se Edoralto Gjeli jep një bluzë Thanas Beko. Ky i fundit i shqyen bluzën Andi Vyshkës dhe më pas i vesh bluzën që ka në dorë. Ndërsa Ervis Islami dhe Edoraldo Gjeli të dy kamarierë, rregullojnë ambjentin ku kishte ndodhur ngjarja. Pak më vonë këta persona futen brenda në katin e dytë të lokalit. Dhe pas pesë minuta Andi Vyshka, Thanas Beko dhe Ervis Skilja të cilët ngjiten në katin e dytë të lokalit. Pas tyre shkon dhe Ervis Islami (kamarieri) dhe ulen në një tavolinë në të cilën qëndrojnë për disa minuta. Më pas zbresin në katin e parë dhe qëndrojnë në ambjetet e jashtme të lokalit dhe largohen.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meti: 10/09/2019 10:18

    Sa ti thyejn brinjet tomorrit e vihet drejtesia...

    Përgjigju
  • el..: 10/09/2019 09:53

    Pune shokesh jane ngateruar me njeri tjetrin

    Përgjigju
  • Koli : 10/09/2019 09:36

    Elbasan i bukur

    Përgjigju
  • demiri el: 10/09/2019 08:13

    Lirimin e ketyre krimineleve e bani gjyqtar Tomor Kullolli, plepist. Keta kriminele ishin nderkohe nen mase sigurimi per veper penale tjeter te rende. Vjedhja me dhune eshte veper e rende dhe vetem arrest me burg duhet te ishte vendosur nga Tomori. Ky gjyqtar i korruptuar ka marre lek pafund tek kjo mase sigurimi. Prokuroria te hetoje se e di gjithe Elbasani kete muhabet.

    Përgjigju
  • A.n.: 10/09/2019 07:36

    S'kisha degjuar ndonjehere: te grabitesh duke te dhene te pish birra me zor dhe pastaj droge te shoqeruara me dru pas shpine.

    Përgjigju
    • Ehhh: 10/09/2019 08:29

      Ata i thon pi birra ky jo, ata pi mall ky jo, dhe spaskan pas faj ata.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?