Ekskluzive/ Si dhe kur u zbulua lidhja e Besnik Muçit me personin problematik që i ‘njollosi’ figurën

22 Nëntor 2019, 12:20| Përditesimi: 22 Nëntor 2019, 12:35

  • Share

I emëruari nga Meta në Gjykatën Kushtetuese nuk u shkarkua vetëm për pasurinë, por edhe për pastërtinë e figurës, lidhja me personin që ishte përfshirë në konflikt me armë u zbuluar 14 muaj pasi Muçi kishte kaluar me sukses shkallën e parë të Vetingut

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi dje me votë unanime të shkarkojë nga detyra Besnik Muçin, i emëruar disa ditë më parë nga Presidenti Ilir Meta, jo vetëm për mosjustifikimin e një pjesë të pasurisë, por edhe për shoqërinë me një person problematik. “Kolegji vlerëson se marrëdhëniet shoqërore me shtetasin A. L, i përfshirë në një konflikt me armë zjarri, fakt i njohur publikisht dhe i botuar edhe nga mediat, privilegjet në blerjen e një apartamenti dhe favoret në mosshlyerjen e huasë ndaj këtij shtetasi kanë sjellë cënimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë”. Ky element duket se e ka shtuar bindjen e trupit gjykues se Besnik Muçi ka cenuar besimit të publikut te sistemi i drejtësisë. Po si dhe kur u zbulua lidhja e ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese me këtë personazh, i cili sipas Kolegjit i ka ‘njollosur’ figurën subjektet? Çfarë thuhet në raportin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar për Besnik Muçin?

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka kryer kontrollin e figurës Besnik Muçit, me anë të verifikimit të deklarimeve dhe të dhënave të tjera, me qëllim identifikimin nëse subjekti i rivlerësimit ka kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar. DSIK i ka dërguar një raport Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke konkluduar mbi “Përshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës së subjektit të rivlerësimit, z. Besnik Muçi”. Kjo përgjigje reflektohet në vendimin e turizës gjykuese të KPK, të datës 1 gusht 2018, ku Besnik Muçi konfirmohet në detyrë. Si përfundim, trupa gjykuese e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Olsi Komici dhe Brunilda Bekteshi ka konkluduar se Muçi ka arritur nivel të besueshëm në kontrollin e figurës.

Dyshimet e para mbi pastërtinë e figurës së Besnik Muçit shfaqen 14 muaj më vonë, në tetor të 2019. Në 1 tetor 2019, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në vijim të vendimit të ndërmjetëm, administron një provë të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, për marrëdhëniet shoqërore të Besnik Muçit, me shtetasin A.L, i përfshirë në një konflikt me armë zjarri. Komisioneri Publik, që është edhe institucioni që ka kërkuar shkarkimin e Muçit në Kolegj, përmes një shkrese të datës 18 tetor 2019, se personi me të cilin ka marrëdhënie shoqërore Besnik Muçi ‘nuk përmbushi kushtet për t’u cilësuar si person i përfshirë në krimin e organizuar e, për rrjedhojë, të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë, e të vetme, në vlerësimin e kriterit të figurës për subjektin e rivlerësimit”.

Megjithatë, Komisioni Publik, shton se “se ky informacion, në konsideratë të raportit dhe të marrëdhënieve të pranuara edhe nga vetë subjekti i rivlerësimit, gjatë hetimit administrativ të

Komisionit, sikurse dhe nga rrethanat e dala nga vlerësimi i kriterit për kontrollin e pasurisë, ku provohet se subjekti ka pasur marrëdhënie interesi dhe pasuror me personin tjetër të lidhur, që rezulton i proceduar penalisht, shtetasi *.*, sikurse deklaron dhe në deklaratën Vetting, detyrim ndaj këtij shtetasi në vlerën 21.000 euro, mund të shërbejë si rrethanë dhe argument se subjekti i rivlerësimit mund të vihet lehtësisht nën presionin e strukturave kriminale, në referim të nenit 37, germa “c”, të ligjit nr. 84/2016”.

Parashtrimet e Komisionerit Publik për Besnik Muçën

Komento

Komente

  • Drejtsia: 22/11/2019 19:18

    Besnik muci prokuror i korruptuar te erdhi dita te japesh llogari per personat qe ke fute ne burg pa faj

    Përgjigju
  • Besnik: 22/11/2019 15:58

    O besnik ti do shkosh liken ta takosh por likja në burg do shkoj e kur likja burgun ta boj besnik buk me djath do ti çoj e likja besnik do ta falenderoi.

    Përgjigju
  • Batistuta: 22/11/2019 13:33

    Armand Lilo nje katnar nga Pogradeci.Babai i tij vrau veten nga borxhet se puninin me Armandin fruta perime. Pastaj Armandi punoj transportues droge ne Greqi dhe keshtu qe thua ti filloj me ndertime ne unaze te re etj etj...

    Përgjigju
  • Toti: 22/11/2019 12:43

    Kush eshte ky A.L. Mund te na e thote ndonje qe e di historine?

    Përgjigju
    • ari: 22/11/2019 13:27

      mos valle esht altin lamaj

  • Besnik Muci: 22/11/2019 12:31

    Ju hongsha m.tin me mbani ne pun, se sdi cfar pune tjeter te bej.

    Përgjigju
    • O tej: 22/11/2019 13:30

      Haj ate te Metes....

    • Arbëri: 22/11/2019 12:51

      Hahaha...!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?