Report TV mëson ekskluzivisht se SPAK ka kryer kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e mjekut Edvin Prifti, i arrestuar më parë për korrupsion. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kontrolli u bë pasi Prifti dyshohet si mund të jetë pikë kontakti me mjekët në Itali, për shkak të lidhjeve që ka me ta, por nuk ka një akuzë ndaj mjekut.
Mjeku Edvin Prifti akuzohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën. Mallakuçi ishte nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës.
Në një prej shumë bisedave, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj në këmbim të parave.
Gjatë kontrollit mjekut prifti iu gjetën afro 380 mijë euro, ndërsa iu sekuestruan 1 milionë euro. Ndërsa vijojnë hetimet, mjeku ka fituar të drejtën si të mësimdhënies ashtu edhe të ushtrimit të profesionit.
Lajmi kryesor:
Trafik ilaçesh COVID, mashtrim dhe falsifikim për shërbim shëndetësor në Itali, 82 shqiptarë nën hetim, mes tyre mjekë e biznesmenë (EMRAT)! VIDEO, ja si shkëmbenin para! SPAK 'bastis' QSUT
SI.E.//ReportTv.al