Ka mbi 30 vite që korr grurin e disa fshatrave në Berat, Kuçovë e deri në Tepelenë. Por sot, në moshë pensioni, Bektash Shtëpënja nga fshati Kozare, duhet të faktojë se pasuria që ka vënë ndër vite është me punë dhe jo me para të pista, siç Prokuroria e Posaçme e akuzon.
Report Tv shkoi në fshatin Kozare, Bektashin e njohin thuajse të gjithë, por grupit tonë të xhirimit iu desh të presin me orë për ta takuar. 67-vjeçari na takon në qendër të fshatit kur sapo kishte mbaruar korrjen e grurit në një zonë tjetër të Kuçovës.
Në vitin ’90 përfitoi autokombanjën e parë kur u privatizua ish-SMT-ja. Sot, ka tre të tilla, dhe zanatin ia ka trashëguar edhe djalit të madh.
"Kam tre djem, unë me djalin e madh Sokolin jetojmë këtu, ndërsa dy djemtë e tjerë i kam jashtë vendit", thotë Bektashi për Report Tv.
"Megjithëse nafta është rritur ne punojmë me çmime të arsyeshme me 18 mijë lekë për hektarë", shprehet djali.
Me drejtësinë po përballet prej djalit të vogël, Andrea Shtëpënja me mbiemrin e ndryshuar Dinga. Ai është dënuar në Itali për prostitucion, ndërsa sot SPAK kërkon të sekuestrojë 7 pasuri në emër të babait, Bektashit: 2 apartamente në Sauk dhe Durrës, 1 garazh, 2 makina, 1700 metra katrorë tokë po në Sauk, dhe një motor Harley Davidson, që hetuesit dyshojnë se kanë ardhur nga aktiviteti kriminal i të birit.
"Kemi paraqitur letrat presim përgjigje. Ndoshta dyshohet për shtëpinë që kam blerë para 5 vitesh në Tiranë", tha ai, duke shtuar se "kam besim tek gjykata. Presim të zgjidhjet kjo çështje".
Për 30 vite lekët për korrjen e grurit i kanë marrë pa fatura. për të provuar nëse pasuria është vënë apo jo nga puna me autokombanjë, në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është duke u zhvilluar gjyqi më i veçantë. Dëshmitarë janë thuajse të gjithë fermerët e fshatit që kanë punuar me Bektashin dhe Sokol Shtëpënjën.
Paguani tatime o njerez te justifikoni te ardhurat...e shikoni si ndodh...as jashte nuk shkoni dot se do ju kerkojne burimin...
PërgjigjuShokut tim (gjyqtar) vettingu nuk i quajti asnjë të ardhur nga aktiviteti tregtar (bar kafe) i prinderve per vitet 1992-2000 (rreth 2 milione leke pretendonte), sepse tatimi që kishin paguar ishte minimal dhe medemek mjaftonte vetëm për të ngënë dhe jo kursime. Ne te gjithe e dime se si ka funksionuar (dhe funksionon) biznesi në AL, por njerzve kur i’u bie halli në derë për vehte atëherë ankohen. Tani le ti pijnë lëngun vettingut, se herët a vonë të gjithëve do i’u vijë radha
PërgjigjuOre po SPAKU me bizhdila do merret tani? I futi ne burg te gjithe te tjeret dhe i mbeti ky tipi? Ky nuk eshte spak, ky eshte spurdhjak. Vitet po kalojne dhe ka arrestuar vetem ca kuaj te ngordhur. Ata qe duhet te arrestoheshin vazhdojne krekosen para kamerave ne Parlament dhe ne Presidence.
Përgjigju