Kronikë

Ekskluzive/ Sprovat që kaloi Aida Hajnaj për t’u emëruar në krye të FBI-së shqiptare, nga testi fizik deri tek makina e së vërtetës

31 Korrik 2020, 15:55| Përditesimi: 31 Korrik 2020, 18:39

  • Share

Këshilli i Lartë i Prokurorisë konfirmoi një ditë më parë kandidaten Aida Hajna, e përzgjedhur nga SPAK dhe partnerët ndërkombëtar, për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e kujtuar ndryshe FBI-ja shqiptare, e cila do të asistojë SPAK në hetimit e krimit dhe korrupsionit në të gjitha nivelet. Shqiptarja.com zbardh një relacion që SPAK i ka dërguar KLP-së, mbi sprovat që ka kaluar zonja Aida Hajna për të bindur SPAK dhe përfaqësuesit e SHBA-BE, për t’i besuar drejtimin e FBI-së shqiptare. Sipas relacionit, fillimisht Hajna ishte pjesë e një grupi prej 41 peronash, të cilët shprehën ambicien për këtë pozicion. Në vijim, Hajna është përzgjedhur në grupin e 18 kandidatëve, të cilët plotësonin kriteret për të vazhduar garën.

Në 3 shkurt, komisioni i përzgjedhjes pranë SPAK ka vendosur që 18 kandidatët duhet t’i nënshtroheshin një testimi fizik dhe me shkrim. Sipas vendimit të komisionit, kreu i Byrosë së Hetimit duhet të kishte edhe një performancë fizike. 18 kandidatët u janë nënshtruar testimeve në datat 6 dhe 10 shkurt. Testet i kanë kaluar vetëm 8 kandidatë, mes të cilëve edhe zonja Hajna. Në datën 10 shkurt, pas një marrëveshje të SPAK me Ministrinë e Brendshme, 8 kandidatët e mbetur iu nënshtruan testit të poligrafit ose siç njihet ndryshe makinës të së vërtetës. Rezultatet e testit janë administruar dhe vlerësuar nga komisioni i verifikimit të pasurisë dhe integritetit.

Në datat 26 dhe 27 shkurt janë zhvilluar intervistat me kandidatët. Pas intervistave, në garë kanë mbetur vetëm 4 kandidatë, Aida Hajna, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj. Në vijim, katër kandidatët i janë nënshtruar verifikimit të ligjshmërive të pasurive, test të cilin zonja Hajna e ka kaluar gjithashtu me sukses. Në fazën përfundimtare, një komision me përfaqësues të SHBA-BE pranë SPAK kanë përgatitur një opinion pozitiv për zonjën Hanja.

“Në përfundim të procesit, komisioni i përzgjedhjes pranë SPAK, bazuar edhe në opinionin e komisionit të pavarur të rishikimit (me përfaqësues të SHBA-BE), arriti në përfundimin se kandidatja Aida Veizaj (Hajna), i plotëson më mirë se të tjerët kushtet për të qenë drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në këto kushte, komisioni i përzgjedhjes i propozon KLP emërimin e zonjës Veizaj si drejtore e BKH”, thuhet në relacion.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Niku: 31/07/2020 18:32

    Vetem fakti që kjo zonje la kaluar provat fiizike mhafton te kuptosh se çfare testimi eshte kryer .Sa per zotesine ata që e njohin nga afër e dine shumë mire sa e zonja eshte.Mbase per kete gje dhe e kane vendosur

    Përgjigju
  • John: 31/07/2020 18:19

    Shpresoj te mos kesh kemben e mbare si SPAK u qe areston te vdekur dhe njerez qe skane gje ne dore Nje Ina Rama kerkoi te bente drejtesi me ate vend te tjeret jane zero absolutely.

    Përgjigju
    • Mali: 31/07/2020 23:18

      Je i sigurt qe Ina Rama desh te bente drejtesi? Si mund te bente drejtesi nji person qe kaloi nga zyra e avokatise se Argita Berishes?!

  • Hasoni: 31/07/2020 18:18

    Kjo vetem po e pati bere 100 metershin me makine e ka kapur kohen se me vrap do i kishte rene infarkt , mire qe late nam e zgjodhet kete pilafaxhien qe nuk eshte as per police porte po edhe i beni reklame sesi keni bere manipulime per ta zgjedhur .Te pafytyre .

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 31/07/2020 17:32

    Nese nuk arreston Sb,Im,Lb..e ko..me mire te mos e filloi detyren e veshtire.Megjithate zonja duhet te duhet shume.Sb te vet naten e te qan diten.

    Përgjigju
  • IlirMeta: 31/07/2020 17:10

    Nese me jep fjalen se mua dhe Saliut nuk do na hyje gjemb ne kembe do ta dekretoj ndryshe ti hypi Ed Rames dhe te shohe Karavastane.

    Përgjigju
    • Andi: 31/07/2020 17:23

      Vetëm se nuk e ka në dorë Meta. Në fakt asnjë më. Propozimi dërgohet tek KLP, që ka në dorë vetëm zyrtarizimin, jo refuzimin

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?