Ekskluzive/ Takaj: Kemi akord me futbollistët e pashlyer, FIFA i heq bllokun në merkato Skënderbeut brenda 3 ditëve

28 Shtator 2020, 14:02| Përditesimi: 28 Shtator 2020, 15:45

  • Share

TIRANË- Në fillim të muajit shtator u zbulua se Skënderbeu pas problemeve me UEFA-n kishte të tilla edhe me FIFA-n, që për shkak të mos pagesave të futbollistëve në të kaluarën iu bllokua merkato. Por sot lajme të mira raportohen për klubin korçar dhe trajnerin Julian Ahmataj, që shumë shpejt pritet të ketë liri në tregun e transferimeve.

Për ‘Report Tv’ presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, ka konfirmuar se klubi ka gjetur akordin me futbollistët të cilët e kanë paditur në FIFA. Sipas Takajt ‘ato do të shlyhen me këste dhe brenda 2-3 ditësh klubi do mund të operojë në merkato’.

Sipas informacioneve të mëhershme Skënderbeu i detyrohet një shumë mjaft të majme ish-sulmuesit Ali Soue, i cili ishte pjesë e klubit gjatë sezonit që morën pjesën në Europa League. Sakaq pjesë e kësaj liste është edhe Gledi Mici, por edhe një sërë futbollistësh të tjerë.

Momentalisht më Skënderbeun stërviten mjaft futbollistë të afruar së fundmi si Bicaj e Qaqi, por vetëm në rast të konfirmit të FIFA-s për akordin në fjalë atëherë ata mund të regjistrohen si pjesë e klubit për sezonin që pritet të nisë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?