Ekskluzive/ Takim me tone të ashpra në presidencë, Meta-Bashës: Dua nga ty 10 mijë njerëz në bulevard më 2 mars

19 Shkurt 2020, 18:00| Përditesimi: 20 Shkurt 2020, 07:58

  • Share

TIRANE - Një takim i shkurtër, por me tone mjaft të ashpra mësohet të ketë qenë biseda e djeshme mes kreut të shtetit Ilir Meta dhe liderit demokrat Lulzim Basha në Presidencë. Idenë për të thirrur në tubim qytetarët më 2 mars, Meta e ka pasur të qartë para se të dilte këtë të mërkurë në konferencë për ta bërë publike.

Burime konfidenciale thanë ekskluzivisht për Report Tv, se Presidenti i ka kërkuar Bashës mbështetje në këtë aksion të tij kundër qeverisë për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. Dhe jo vetëm mbështetje politike, siç kryedemokrati Basha i dha dje publikisht pas takimit me aleatët, por angazhim konkret duke siguruar qytetarë për të dalë në bulevard përpara kryeministrisë.

"Dua nga ty 10 mijë njerëz", i është drejtuar në zyrën e tij Meta Bashës, siç cituan burimet konfidenciale.

Dje kreu i shtetit trazoi sërish ujërat e politikës shqiptare ku përmes takimit me Bashën, kërkoi të përhapë në radhët e opozitës jashtëparlamentare, idenë e një grushti shteti nga ana e qeverisë. Burime nga ky takim, saktësojnë se nga ana e kryeopozitarit pati dilema dhe hezitim për t'i dhënë mbështetje Presidentit për nisjen e reagimi politik sërish me protesta, por megjithatë, u la të kuptohet qartazi refuzimi qoftë edhe me heshtje, përballë toneve të larta nga ana e presidentit. Të njëjtat burime thanë se Basha ka argumentuar se do të qëndrojë "besnik" i kompromisit të arritur për reformën zgjedhore, e cila pritet të miratohet me konsensus nga parlamenti brenda 15 marsit. 

"Porosinë" e presidentit, kryedemokrati Basha e përçoi tek aleatët e tij, mes të cilëve edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, bashkëshorte e presidentit, ku publikisht doli me qëndrimin e njëjtë si Meta, se PO, qeveria po organizon një grusht shteti, jo të formës me tanke e ushtri, por me tentativat sipas tyre, për të kapur Gjykatën Kushtetuese. 

Pika që i ndan, janë mjetet me të cilat do ta luftojnë këtë grusht shteti. Meta tha se e ka thirrur popullin, për të 'shpartalluar me dekrete" grushtin e shtetit, (pa specifikuar mënyrën si do ta bëjë konkretisht këtë, por duke lënë të kuptuar shpërndarjen e parlamentit), ndërsa Basha me mjete demokratike (duke përjashtuar mundësinë e rikthimit të protestave), përmes dëgjimit dhe bashkimit të qytetarëve në një zë. 

Basha tha dje se do të ketë rotacion politik për të sjellë në pushtet opozitën e bashkuar, por me mjete demokratike.

"Ne do të vazhdojmë bashkëbisedimin me qytetarët. Unë do të vazhdoj t’i dëgjoj ata dhe pas kësaj do të shpalosim ofertën tonë. Unë mbetem i përkushtuar që procesin ta përfundoj me mjete politike, për hir të vendit, për hir të stabilitetit, për hir të këtyre familjarëve, fëmijëve të tyre, duhet që kjo të vijë pa kosto për shqiptarët.", u shpreh Basha.

Kjo 'luftë' e re politike mes Metës dhe mazhorancës nisi pas miratimit nga Kuvendi të ligjit që i heq presidentit kompetencën e betimit për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. 

Pritet të shihet nëse ditët në vijim, deri më 2 mars do të ketë ndonjë qëndrim surprizë të opozitës joparlamentare, për t'iu bashkuar tubimit të presidentit.

Burime nga Policia e Tiranës, thanë për Shqiptarja.com se deri në këto momente pranë policisë nuk është dorëzuar asnjë kërkesë zyrtare nga presidenca për tubim më 2 mars, përveç thirrjes publike të Metës. Megjithatë - thanë burimet - leja për tubim nuk do të jepet, në kushtet kur vendi është ende në gjendje emergjente deri më 31 mars 2020 për shkak të tërmetit fatkeq të 26 nëntorit 2019. Megjithatë, siç historia e tubimeve ka treguar, edhe kjo protestë pritet të zhvillohet pa e pasur lejen nga autoritetet, dhe policia pritet sërish të jetë në krye të detyrës për të garantuar mbarëvajtjen dhe sigurinë e qytetarëve.

Kujtojmë që në datë 8 dhjetor të vitit të kaluar Presidenti bëri tentativën e parë për të zbritur në shesh në Qytet Studenti, në atë që e cilësoi si tubimin mbarëpopullor për referendumin, por në 3 dhjetor e anuloi për shkak të tërmetit tragjik të 26 Nëntorit. Sipas ligjit, në kushtet e gjendjes së emergjencës nuk lejohen tubimet.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leone Kone Rama: 20/02/2020 18:58

    Ky as per fshesaxhi dhe pastrues banjosh publike nuk ben me ate fytyre te verremlosur qe nuk e shpeton nga zullumi qe ka bere as floriri i gjithe botes... na e zhdukni kete kerrme se eshte turp qe Shqiperia te perfaqesohet ne bote me nje verremli te tille...

    Përgjigju
  • roma: 20/02/2020 15:39

    O popull mose e merni seriosishte cfare ndodhe me politikanet se cdo gje qe ndodhe, ata jane miqe dhe shoke ,nuk eksistone socialisti ,komunisti,ballisti,demokratetet,republikantet,jane te gjithe njesoje.KUSHE MENDONE NDRYSHE NGA JU QE SHANI.Nuk do te thote qe ne qe nuk shajme jemi budalleje,mose haroni se jemi vendi me korupsione me te larte ne EUVROP nuke eshte faji i asnjherit, qe jane mbushure burgjet me shqiptare,kush do te jete politikante muzika nuk shkemben ,italia eshte 30 vjete perpara nga shqiperia e politika eshte me keqe se aty.KOTE STHOTE POULLI POLITIKA ESHTE SI KURVAT ,mos u merni me liken se nje like tjeter vjen Haaaaaa

    Përgjigju
  • Tironsi: 20/02/2020 11:27

    Merreni me qetesi dhe mos u beni as avokat i kesj qelbesire qeveri qe i rropi kete popull te lodhur

    Përgjigju
  • Free: 20/02/2020 11:07

    Beni nje tubim dhe largoni policine nga Presidenca.....ka me mijra njerez qe ky pis i ka demtuar dhe mezi presin tia kepusin qafen.

    Përgjigju
  • Begu: 20/02/2020 09:54

    -Dua nga ty 10 mije njerez ne shesh! I thot Meta Bashes. Basha I pergjigjet: Po ku t'i gjeje ore! Me sjell parate, Askush nuk vjen pa para! Une asnjehere gjate protestive "kombetare" nuk arrita t'i grumbulloi 10 mije pjesmarres.Ku t'i gjej per ty tash?!!

    Përgjigju
  • dulja: 20/02/2020 08:09

    hajduti kerkon trazira se ju preke interesi ,mose beje gafe o popull te ndjekshe kete te marre qe jeten e tije dhe te femive e kane siguruare me djersen tone ,dhe ne na perdorin pere interesat e tyre te gjithe

    Përgjigju
  • Demokrati i 1990: 20/02/2020 02:48

    O KOKE OTURAK ,,O PRESIDENT KURVE O LAVIRE BULEVARDI,,, MOS DIL NE SHESH SE DO E SHEMTOSH BULEVARDIN E ZOGUT,,TI META DUHET TA BESH MITINGUN TEK ASTIRI,,ATY MUND TE GJESH NDONJE SKRAPARLI TE LODHUR,,,,SE TIRANA NUK DO TA SHOHE SURRATIN,;OSE BEJE NE CORROVODE,,ATJE DO I GJESH NJA 10 GOMERE....

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 19/02/2020 22:27

    Bashke me ket temin behen 9999

    Përgjigju
  • O tej: 19/02/2020 22:25

    O kurva President

    Përgjigju
  • Alvin shehu: 19/02/2020 22:14

    Burime konfidenciale

    Përgjigju
  • Populli: 19/02/2020 22:11

    Hajde president halabak hajde

    Përgjigju
  • Proka: 19/02/2020 21:37

    Ilir Meta me decenie ishte Joker politik, me 7-11 % te votave te fituara luajti lojen ne kohen e duhur pasi kishte rrethe vehtes shume dele qe i shfrytezonte me mjeshteri. Tani ngadale po i vie fundi, do ike per leshe, do shpallet person i papershtatshem dhe do marre pensionin e Presidentit, Aty ku ka diell,ka dhe hije, ky eshte nje term qe mundeson makinacione ne politike e qe shumica e votuesve nuk munden ta kuptojne,thene ndryshe ekzistojne marreveshje ne mes.te politikajve qe mbesin te fshehta edhepse ne realitet jane te pa kuptimta dhe shqetesuese. Perfitimet materiale te politikajve jane normale,ndodhin ne cdo shtete. Edhe ma Kanun cdo sherbetore duhet te paguhet per punen qe bene. Me te mira

    Përgjigju
  • roma: 19/02/2020 21:19

    Te gjithe flisni dhe shani ilire meten ,pore asnjeri nga ju, nuk e njehe i ka koqet e medha ,dhe nuk ka frik na asnjheri.LIRUA NUKE ESHTE FSHATARE SI JU QE E SHANI KA LINDURE DHE RITURE NE TIRANE.GHyshi i tije nuke ka pjerdhure per enver hoxhen jo lirua te pjerdhi per edin e saliun .MOSA HARONI SE PRESIDENTE ATA E BENE SE KISHIN FRIK, dhe sdinin cfare ta benin, PANDAJE PINI NA NJE GOTE RAKI DHE RINI TE QETE SE SA TE JETE GJALL LIRUA MBI KOK E KENI... Haaaaa..

    Përgjigju
    • Voica: 19/02/2020 22:38

      O Roma. Besoj se e ke me ironi të hollë që s'e kupton dot njeri. Sepse nuk ka mundësi tjetër.

    • Arbëri: 19/02/2020 22:19

      Ti duhet të jesh ai zëdhënsi i likes që ia lëpin b...qdo mëngjez dhe mbrëmje,,, ik e pirdhu

    • Kohe: 19/02/2020 21:46

      Ik lidh fjalet nje here dhe meso te shkruash pastaj komento per Like floririn.Kerkon rrumuje tani monstra se po i vjen veza ke bytha prandaj do rrumuje.Shpresoj qe shqiptaret ta kene kuptuar se kush eshte Likja kalamajte ne londer ne universitete ktej ben sikur ka hallin e popullit.

    • shiku: 19/02/2020 21:45

      O Roma, Like Floriri jo trim qe nuk eshte por nje spurdhjak frikacak qe po i vjen laku ke fyti dhe nuk ka cfare te humbi, nuk e duan as fshataret e tij qe mbyten Tironen, sa per Koqet e Metes as Monika nuk i perdor me se nuk i punojne, dhe ti ben mire si servil i Metes ik fillo ndonje pune nga kantieri i Lali Erit dhe mos ja qaj hallin popullit se do ja varin koqet ne bulevard atij me bllok ne dore.

  • Monstrat: 19/02/2020 20:04

    Ilir Meta! Bandit e fshatar ordiner! Xhepist e hajdut i perjetshem! Medioker dhe sharlatan! Mos duhet te te permendim qe te rrihte kafsha qe ke per grua dikur me zorre uji kur ishe kryeminister.. apo qe more 6 milione $ kur privatizove fabriken e çimentos ne 2001, apo kur bashke me berishajt "pastruat" gjirin e lalzit nga pronaret.. po leme menjane floririn dhe 1001 te zezat e tjera deri tek blloku yt i 700es pa perfillur edhe shkaterrimin e drejtesise se bashku me berishajt e mallkuar te serbise. Nuk ke as tager morali e as patrioti o suzar sharlatan i pafytyre. Ne burg felliqesire. Koha jote ka mbaruara

    Përgjigju
  • Tahir bacova: 19/02/2020 19:50

    Mblidh te gjithe qente endacake te tiranes qe ti besh 10.000 fryme,,,ndryshe si ben dot...

    Përgjigju
  • Beni: 19/02/2020 19:37

    Pse se fusin me burg kete njeri ai po shkel hapur kushtetuten si mund te heqesh me force nje qeveri te dale me vota

    Përgjigju
  • Likefloriri: 19/02/2020 19:33

    A do gjesh dot ndonje kokpalare te vije ne proteste valle! Jo per gje po me hajvani ne kete vend dole ti, dhe mjere ata qe te kane besuar o like Koke ari

    Përgjigju
  • nje ish KOKE PALARE: 19/02/2020 19:24

    Zoti president, me vjen keq po... E kam lare koken, nuk mund te dal dot ne bulevard. Po keshtu edhe ata te tjeret qe ishin me mua ate dite para kryeministrise... E kane lare koken edhe ata. Veshtire te gjesh sot qe te duhen ty kokpalare... Nuk egzistojne me.

    Përgjigju
  • Pyka: 19/02/2020 19:11

    Kush ka vjedhur dhe vrarë,të dalin me Fantozin"president"!!!Shqiptarët nuk u plasi trapi për kushtetutën e presidentit!Te gjithë,duhet të dorëzojnë plaçkën e vjedhur majtas,djathtas...dhe i pari je ti o Flori!!!

    Përgjigju
  • Populli: 19/02/2020 18:38

    Hej Basha kujdes, i mbyturi te mbyt!

    Përgjigju
  • sara: 19/02/2020 18:36

    Nuk duhet lejuar qe nje president te bej thirrje per rrezimin e qeverise.Te behet kryetar i partise se gruas dhe pastaj te dali ne protesta.Parlamenti te nderhyj dhe ta ndaloj sa me pare kete idiot qe ka vendin pas hekurave.Parlamenti te mblidhet ne sesion te jashtzakonshem dhe ta shkarkoj nga detyra menjehere per tentative per grusht shteti dhe ta arrestoj menjehere ket idiot.

    Përgjigju
  • Arbëri: 19/02/2020 18:34

    Burgoseni sa më shpejt këtë të ”sëmuar Paulin” !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?