Kronikë

Ekskluzive/ E padëgjuar më parë, atentat me 'dron-tritol'! Sulmohet kantina e pijeve në pronësi të Lefter Kokës në Durrës! Një i arrestuar

11 Qershor 2021, 13:40| Përditesimi: 11 Qershor 2021, 17:29

  • Share

Dy ditë më parë, biznesi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, është sulmuar me një metodë të padëgjuar më parë në Shqipëri, tritol të lëshuar nga droni. Report Tv mëson ekskluzivisht se objektiv i sulmit ishte kantina e pijeve “Gjergj Kastrioti” në lagjen numër 14 në Durrës, në të cilën aksioner është edhe Lefter Koka, aktualisht deputet, i zgjedhur edhe në zgjedhjet e 25 prillit nga radhët e PS-së, ndërkohë që më parë është zgjedhur në 2 legjislatura si deputet i LSI-së. 

Autorët kanë përdorur një dron të mbushur me ekskplozivë, i cili ka shpërthyer duke u lëshuar nga droni mbi tarracën e godinës 3-katëshe të biznesit, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Shpërthimi ndodhi në tarracën e godinës, pranë hyrjes kryesore, ku u gjetën edhe copëza të përhapura, që rezultoi se ishin pjesë të dronit që ka shërbyer për mbajtjen e lëndës eksplozive.

Për ngjarjen, Policia e Shtetit ka arrestuar një të dyshuar, Gentian Meta, i cili është pronari i lokalit Il CapitaNo te Kepi i Rodonit. Ndaj 44-vjeçarit nga Shijaku, Gjykata e Durrësit këtë të premte vendosi masën e sigurisë të “arrestit me burg”.

Kanë qenë banorët e lagjes ata të cilët kanë ndaluar autorin e dyshuar, pasi e panë atë duke ecur me një qese në dorë dhe kapuç të zi. Ata e ndoqën autorin  me makinë, pasi ai tentoi të ikte me vrap, ndërsa e kapën në një ndërtesë të braktisur. Sipas banorëve, në qese ai kishte telekomandën e dronit, një telefon të thyer dhe një palë doreza gri. Ata më pas njoftuan policisë që shoqëruan në komisariat Gentian Meta.   

Sipas policisë shkak i kësaj ngjarje dyshohet se është konflikti tregtar për markën e verës, ndërsa bashkë me të dyshuarin, në pranga u vu  edhe menaxheri i lokalit të tij, një 34-vjeçar me inicialet B.Z. Por 34 vjeçari nga Gjykata e Durrësit u la i lirë për shkak se rezultoi se arma ishte e Gentian Metaj dhe jo e tij.   

Në komunikatën zyrtare të policisë thuhet se Gentian Meta 44 vjec ka vendosur tritol në biznesin ku administrator është Jurgen Dashi. Kjo kompani është krijuar në vitin 1995 me markën Kantina e pijeve “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, ndërsa ish ministri Koka, gëzon 88.19 % të aksioneve në këtë shoqëri.

Mekanizmi i shpërthimit ka vënë në lëvizje strukturat e antiterrorit në Policinë e Shtetit, ndërsa rezulton se për herë të parë është dokumentuar një skenar i tillë.

Për ngjarjen, u vu në hetim edhe vëllai i autorit të dyshuar, pasi nga kontrolli në shtëpinë e tij në Shijak, iu gjet një sasi vere me logon e” një subjekti tjetër, veprime këto që bien ndesh me vendimin e gjykatës”. Ndaj tij gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal “detyrim paraqitje”.

Arma e sekuestruar menaxherit të lokalit

 

Kantina e pijeve “Gjergj Kastrioti”

 

Ora 16:01
Sulmi në kantinën e Lefter Kokës, si u kap nga banorët i dyshuari, pronari i lokalit të Kepit të Rodonit

Sipas dokumenteve të siguruar nga ReportTv ka qenë banorët e lagjes pranë gjykatës së apelit Durrës që kanë pikasur një dron që fluturonte në zonë.

Mbremjen e dates 7 qeshori rreth ora 22.00 ne nje rruge qe te con prane Kantines se Pijeve, banore kanë pikasur një djalë me kapele, doreza dhe një qese dernohe q epo fluturonte nje dron. Në momentin që ata e kanë ndjekur për afro 150 metra e kanë ndaluar në një shtëpi të braktisur për t'ia dorëzuar më pas policisë. Ata i kanë sekuestruar qesen ku ndodhej një pult i dyshuar droni një kapele me shënimin Sport dhe një qese me dorezat e dorës.

I pyetur nga banorët se përse ndodhej aty dhe a ishte ai me dronin, Metaj ka mohuar të ketë lidhje me dronin dhe është larguar me vrap për ti shpëtuar banorëve, të cilën e pikasën pak para shpërthimit në lagjen e tyre pranë Kantinës.

Ata kanë mësuar se i ndaluari quhej Gentjan Metaj, dhe brenda qeses së tij kanë gjetur dhe një telefon të thyer.

Metës është pronari i lokalit Il CapitaNo pranë Kepit i Rodonit por atje nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm. Një armë zjarri pistoletë me 7 fishek është i gjetur në mjetin e tij Fiat Panda.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/06/2021 03:05

    Bravo banoreve per veprimin qe bene! Me ben pershtypje se sa te zellshem jane disa shqipo per te mesuar tere maskarelleqet dhe rufianite!Me kujtohet njehere,por jo larg,kam lexuar nje lajm per disa terroriste te Lindjes se Mesme, qe tentuan me te njejten metode te benin nje atentat.Droni qe perdoren duke qene se po i vdiste bateria, u kthye e plasi mbi kokat e terroristeve duke u shkaktuar vdekjen.Duket qe ky rast eshte kopjuar nga ky djali.Gjithashtu jam kurioze,nese ai tel.cel.ishte i thyer qellimisht.S.d.q,ne se e ka thyer me qellim,mendoj qe e ka te kote,se info.qe ka brenda cel.do ja nxjerrin me 100% ekspertet.

    Përgjigju
  • Durrsaku: 11/06/2021 22:37

    Po ky qe u arrestua prap Meta mbiemrin prap kjo fare e keqe edhe ne Durres. Do jet miku Elones qe sfitoi dot ne Durres. Kjo eshte veper e LSI dhe askujt tjeter

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 11/06/2021 16:25

    O Ori perpara se te krybet krimi sigirohet mire vendi kush nga policet e ka zonen i jepet shuma e parave dhe kaq mbaroi filmi.

    Përgjigju
  • Lol: 11/06/2021 15:57

    Te korruptuar

    Përgjigju
  • Ori: 11/06/2021 15:22

    Mos te kishin qen banoret,policia do gjente lesht.Policis i ikin kriminelet gjithmon ne drejtim te paditur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?