Drejtoresha e Spitalit te Durrësit, Nadire Jani

Vdekja e mundësit Troplini, Drejtoresha e Spitalit Durrës: Nuk mund të transportohej në Tiranë, ishte rëndë

9 Nëntor 2020, 12:17| Përditesimi: 9 Nëntor 2020, 14:54

  • Share

Mundësi Shkëlqim Troplini nuk është transportuar drejt Tiranës për shkak të gjendjes së tij shëndetësore shumë të rëndë. Kjo është deklarata që ka bërë sot, në një lidhje telefonike ekskluzive për Report TV, drejtoresha e Spitalit të Durrësit Nadire Jani.

Drejtoresha Jani sqaron se për shkak të saturimeve shumë të ulëta ishte e pamundur të transportohej me ambulancë drejt Tiranës

 “Shkëlqim Troplini ka mëngjesin e së dielës rreth orës 08:00 në spitalin rajonal të Durrësit me saturime (niveli i oksigjenit) 35, pra në kushte te papajtueshme për jetën.  Me ndihmën e parë, me oksigjen saturimet shkuan 60, por ishin të paqëndrueshme, zbritën në 50, atëherë u vendos të kalohej nga urgjenca në reanimacion. Janë bërë të gjitha ekzaminimet përfshirë dhe skanerin, konsulta me reanimator pneumolog dhe u vendos të intubohej.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë. Në reanimacion ne kemi një dhomë të posaçme izolimi për të prekurit me covid-19. Për shkak të saturimeve shumë të ulëta ishte e pamundur të transportohej me ambulancë drejt Tiranës. Pacienti është mjekuar 4-5 në shtëpi nga mjeku i familjes dhe ka ardhur dje në gjendje të rënduar në spitalin e Durrësit. Gjatë kohës që ndiqej në shtëpi i është dhënë këshilla nga mjeku radiolog që të shtrohej në spital.  Më herët ka bërë ekzaminim radiologjik, ndërsa tamponi i është marrë dje në spital, përgjigja nga laboratori nuk ka ardhur për tamponin, por nga konsultat e tjera mendojmë se ka ndërruar jete nga covid-19. Pasi të vijë edhe përgjigja, do të vazhdohet me procedurat e tjera të nxjerrjes nga morgu, ku edhe vendoset për terheqjen e trupit, etj", tha ajo.

E pyetur nëse ka të tjerë të shtruar në spitalin e Durrësit, të dyshuar me covid, drejtoresha Jani u përgjigj:

“Po kemi të dyshuar në urgjencë por jo të shtruar? Ata që konfirmohen pozitiv dhe janë në gjendje të mirë dërgohen në shtëpi dhe ndiqen nga mjeku i familjes. Ata që janë në gjendje të rënduar transportohen në spitalet covid në Tiranë”.


Lajmi kryesor:

I infektuar me COVID, ndërron jetë në spitalin e Durrësit mundësi Shkëlqim Troplini! S'mund të transportohej në Tiranë nga gjendja e rëndë


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?