Ekskluzive/ U denoncua në media për aferë seksuale, pas marrjes së pafajësisë ish-kreu i gjykatës së Gjirokastrës kërkon rikthimin në detyrë

12 Janar 2019, 14:31| Përditesimi: 12 Janar 2019, 16:11

  • Share

U pezullua nga posti i gjyqtarit dhe u shkarkua si kryetar gjykate në Gjirokastër, Guximtar Boçi dy vite më pas kërkont ë rikthehet në detyrë. Me vendimin numër 102 datë 28 dhjetor 2016 gjyqtari i Gjirokastrës u pezullua nga detyra nga KLD e cila u njoh nga prokuroria e kriemve të rënda se ndaj Boçit kish nisur një procedim penal për veprën penale të korrupsionit pasiv.

Por ky hetim duke se nuk ka mundur të nxjerr në dritë asnjë fakt penal edhe pse në media ai u denoncua publikisht në media edhe për aferë seksuale me një palë ndërgjyqëse. Me një këkesë drejtuar gjykatës Administrative pak ditë para mbylljes së vitit 2018 gjyqtari i pezulluar kërkon rikthimin në detyrë e përkatësisht në gjykatën e Gjirokastrës.

Report Tv ka siguruar një kopje të padisë së Bocit depozituar në administrative ku ai kërkon “revokimin e masës së pezullimit të ushtrimit të detyrës së gjyqtarit”. Boçi nuk ndalet me këtë kërkesë pasi ai është drejtuar gjykatës për ta rikthyer jo vetëm si gjyqtar në punë por edhe në postin që ai ka mbajtur më parë atë të kreut të gjykatës Gjirokastër.

Po ashtu Guximtar Boçi i kërkon gjykatës të përcaktoj se cili institucion duhet të vendos për fatin e tij pasi ai u pezullua nga KLD-ja institucion i cili tashmë është shkrirë dhe zëvëndësuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Në sistemin e drejtësisë shqiptare përfshirja e gjyqtarëve në afera korruptive apo denoncime publike nuk është një rast i izoluar pasi vetëm pak ditë më parë në pranga ra një tjetër gjyqtar. Ronalnd Hysi në gjykatën e Fierit u arrestua pasi u filmua dhe denoncua duke kërkuar favore seksuale.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lazua: 13/01/2019 15:34

    Ai gjyqtari qe e gjykoi Guximin do te jete shok i tij Gjithe e pane ne tv qe ai e ka bere dhe si i tille duhet gjykuar dhe denuar .Me te tille gjyqtare nuk duhet dhe s jemi per te ecur kure papa .Te mos dale ne dhesh guximi por te vare nje gur ne qafe dhe te hidhet te ura e lumit .Na e niu faqen si leber qe jemi .Turp.

    Përgjigju
  • Vladimir: 12/01/2019 20:49

    Ato qe beri ky guximtari, i pane te gjithe, veç atyre qe i dhane pafajsine, te cilet e kane te sigurt perjashtimin nga gjyqsori sapo te shfaqen para komisionit te vetingut, por derisa jane ende, me kete rast, e bene dhe nje nder. Il lupo, non mangia il lupo. Bravo. Tani shqiptaret ti japin rrogat "e merituara" dhe ta bejne kryetar. Prisni nja 6 muaj dhe do ta shikoni edhe pushtin e Fierit "te pushuar padrejtesisht". Ja moren doren gjyqtare e prokurore. Vri, vidh, diten ne dreke, korrupto me ze dhe me figure si puna Metes,

    Përgjigju
  • Mali: 12/01/2019 20:37

    Te demshperblehet plehra! Veshtire se behet ky vend.

    Përgjigju
  • Hatixha: 12/01/2019 19:29

    Ky duhet kthyer me nje her ne detyre,drejtesija nuk mund te behet pa gjykayes till,hajdut e korrupsjonist

    Përgjigju
  • Hallexhiu: 12/01/2019 17:29

    Shiko cfare plehrash kemi neper gjykata edhe prokurori kane Bere 1 milion pislliqesh edhe i quajne te drejta ketyre vetem vdekje i ndalon keta pederaste

    Përgjigju
  • Trimi: 12/01/2019 15:18

    Qenka GUXIMTAR ky!!

    Përgjigju
  • Tirana: 12/01/2019 15:08

    E tmerrshme .. Ky vend drejtohet nga rrugacet dhe banditet .. Kerkon te kthehet ne pun maskarai pupupu o zot cfar mekati kan ber shqiptaret qe i trajton kaq keq..!

    Përgjigju
    • Jani: 13/01/2019 11:42

      Ky llum u fal nga gjykates e prokuror me llum se ky nga bordello e Fierit Ky i plepave prape ka surrat te behet gjyqtar Injorant si ky nuk ka Gjirpkastra Ky vetem kope me dele shterpa mban

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?