TIRANË- Nga nesër Ushtria dhe Policia e Shtetit do të zbresin në terren për të gjithë qytetarët e "pabindur" që nuk vetëkarantinohen, edhe pse kanë ardhur nga Italia.
Një vendim i tillë është marrë ditën e sotme, të cilën Report Tv e mëson ekskluzivisht, ku bëhet fjalë për ngritjen e postoblloqeve në lagjet ky jetojnë qytetarët të cilët kanë një histori udhëtimi në Itali dhe nuk vetëkarantinohen për 14 ditë ose e shkelin atë.
Bazuar të dhënave që janë marrë nga sistemi i TIMS, qytetarët do të jenë në monitorim të vazhdueshëm nga policia dhe ushtria, të cilët nëse nuk vetë-karantinohet atëherë do të bëhet izolimi i tyre i detyrueshëm në shtëpi, ose në karantinën që është vënë në dispozicion në Konvaleshencë.
Ky vendim vjen me qëllim që të mos u lihet gjithçka në dorë qytetarëve, ku nisur nga 12 rastet që janë konfirmuar deri më tani nga Ministria e Shëndetësi, 8 kanë qenë si pasojë e kontaktit me pacientit 'zero', tashëm të shtruar tek infektivi.
Komente

Po por ne pune jemi te detyruar te veme dhe kemi besoj jemi shum te rezikuar..po do bejme te pamunduren
Përgjigju