Një hetim i nisur në shtator 2017 në prokurorinë e Lezhës, ka nxjerë në sipërfaqe një skemë të ngjashme me atë që ka ndodhur me tjetërsimin e pronave në bredetin e Kavajës, ku këtë herë fenomeni ka ndodhur në bregdetin e Lezhës, pikërisht në zonën e Kunes dhe Vain. Ardian Mlika, është personi që ka depozituar një kallëzim penal në polici dhe prokurori, duke vënë në lëvizje, këto dy institucione të cilat kanë verifikuar me detaje dokumentacionin për situatën e tjetërsimit të pronave shtetërore në bregdet. Dosja hetimore është administruar nga prokurori Erjon Shehaj, i cili pas gati dy vite hetime ka finalizuar çështjen me sekuestrimin e plot 33 parcelave tokësore me vendodhje në bregdetin e Lezhës.Sipas dinamikës së hetimit ka rezultuar se punonjës të administratës së ZRVPP kanë favorizuar regjistrimin e pasurive të palujtshme për disa persona, të cilet kanë përfituar në mënyrë të paligjshme prona shteterore, në zonën e bregdetit nëpërmjet përgatitjes së AMTP-ve shtesë dhe të fallsifikuara.
Rezulton se këto prona shteterore janë regjistruar në ZVRPP me qëllim tjetërsimin e tyre nëpërmjet shitjeve të njëpasnjeshme, disa prej të cilave fiktive, me qëllim humbjen e vëmëndjes nga përfituesi fillestar i pronës.Sasia e pronave që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme,është rreth 200 dynym, prona këto të gjitha në bregun e detit, me vlera të larta për turizmin, bregdetin Kune-Vain. Ndër personat që dyshohet të kenë përfituar tokë, nëpërmjet dokumentave të fallsifikuar, më shume se sa u ka takuar në bazë të normës për frymë, sipas ligjit 7501 “Për ndarjen e tokës” janë si familja e Çesk Paloka, ka poseduar 2 AMTP, duke përfituar me teper tokë me sipërfaqen prej 13.760 m2, familja e Preng Laskaj, ka poseduar 3 AMTP , duke përfituar me teper tokë me sipërfaqen prej 27.100 m2, familja e Kol Nikolli, ka poseduar 2 AMTP, duke përfituar me teper tokë me sipërfaqen prej 17.366 m2, familja e Preng Luka, ka poseduar 2 AMTP, duke përfituar më tepër tokë me sipërfaqen prej 21.100 m2, familja e Tom Vukaj, ka poseduar 2 AMTP, duke përfituar me teper tokë me sipërfaqen prej 12 600 m2, Familja e Lek Zefi, ka poseduar 2 AMTP, duke përfituar me teper tokë me sipërfaqen prej 18.000 m2. Tjetërsimi i këtyre pronave është bërë nëpërmjet regjistrimit të paligjshem të AMTP të fallsifikuara,të cilat nuk shërbejnë si titull pasi pasuritë e regjistruara nuk janë të llojit “toke bujqesore” por në regjistrat përkatës të datës 1 gusht 1991 figurojnë prona të llojit “pyll”, “kenete”, “ranishte”,“kullote”, “kanal”, të gjitha pronë shtet. Disa prej pronave të regjistruara në mënyre te paligjshme me ligjit 7501 janë tjetërsuar nga Domenika Ceraj, Çesk Palokaj, Marjan Luka, Viktor Laskaj, Tom Vulaj (Vata), Tom Vulaj (Vata), Tom Vulaj (Vata).
Në kallzimin që Ardian Mlika ka depozituar në prokurori ai sqaron se ka trashëguar prona nga të parët e tij, prona këto që ndodhen në fshatin Ishull-Lezhë, në vendin e qujtur Vain. Familja Mlika ka gjithsej 2500 dynym. Kjo pasuri është e vërtetuar me të gjithë dokumentat ligjore që disponon arkiva e shtetit deri në sot,si dokument trashëgimie,dokument si zonë e mbrojtur në vitin 1940, dokumentin “Akt marrveshjen me firmën Italiane po në vitin 1941, dokumentin e vitit 1945 ku familja “Mlika” ja ka afruar ish- pushtetit për ta përdorur me qira. Në vitin 1946 qëështë shpronësuar toka nga shteti, është vërtetuar plotësisht se kjo pronë i përkët familjes Mlika. Me ardhjen e reformave dhe lëvizjeve demokratike në Shqipëri në vitin 1991, familja Mlika ka grumbulluar dokumentat për të vërtetuar që kjo pronëështë e tyre. Kjo pronëështë përfshirë në kthimin dhe kompensimin e pronave sipas ligjit 7698, dhe një pjesë e kësaj prone u është kthyer. Në vitin 1995 u janë njohur 1000 dynym dhe kthyer 208 dynym.
Me vendimin nr 132 të Komisionit të Kthimit të Pronave u është njohur 329 dylym, ku janë kthyer 2 dynym, të cilët janë kthyer në zonën që administrohet nga Policia e Shtetit, ne vendin e quajtur “Bilanci i Dulaxhit” ku ndodhet dy ndërtesa që ka shërbyer për Policinë e Shtetit dhe akoma nuk u është dhënë e drejta për ti blerë atyre si pronar edhe pse shkresa ka shkuar në Polici për t’i privatizuar nga ana tyre, por janë kthyer sipas ligjit nr.7501 personit Gani Kolecaj me dokumenta të fallsifikuara. Kolecaj aktualisht posedon gjithsej 33 dynym, nga prona tyre e trashëguar. Pronat e tyre ndodhen në ZK nr 1896, dhe e gjithe kjo zonë kadastrale është zonë e mbrojtur. Në prefekturë ndodhet dosja e tyre sipas kërkesave që ato kanë kërkuar. Ankesat janë bërë që në vitin 2010 me prefekt Pal Daci, dhe sipas radhës deri më sot. I pari Prefekt që ka vepruar për heqjen e pronës Gani Kolecaj është Pal Dajçi, i cili është ankuar në Gjykatë dhe aktualisht çështja ndodhet në Gjykatën Administrative dhe nuk ka marrë formë të prerë.
Ndër vite nga ana e Prefektit janë marrë dhe 3 vendime të tjera nga ana e Prefektit Ndrec Deda, i cili ka kërkuar fshirjen e pronave të dhëna mbi bazën e ligjit nr.7501, dhe nuk ka dijeni për rrugën që ka ndjekur prefektura për këto vendime. Në tokën tyre janë ndërtuar objekte si në zonën Zaje janë 7 ndërtime pa leje, në zonën Vain gjithsej 10 ndërtime pa lejë, si shembull mund të marrë, objektin. Diella ku pas kërkesë për të bërë pranë Këshillit të Qarkut Lezhë më datë 20 janar 2010,është kthyer përgjigje nëpërmjet vendimit 7 shkurt 2011 nga Këshilli të Qarkut Lezhë se Ndue Loshi dhe Diella Loshi, nuk i është dhënë vendim për miratim ndërtimi. Prona e familjes, Mlika përfshihet në zonën kadastrale me nr.1986 dhe kufizohemi me Drinin-Drinin e vjetër, Grykë derdhjen e drinit të vjetër, me detin. Prona fillon nga trau i policisë pyjore, që futesh në zonën e mbrojtur dhe administrohet nga ana e Drejtorisë së zonave të Mbrojtura.
Të dali ushtria urgjent nga Konispoli në Vermosh dhe të rrafshojë çdo ndërtim pa leje dhe të shëmtuar që u bë per 30 vjet pergjatë gjith vijës bregdetare në një rreze prej 2km nga bregdeti per ne brendesi të territorit. Fundërrinat përpara ligjit, fshatarë të thjeshte apo pushtetarë fshatarë qofshin këta! Të rehabilitohet bregdeti!
Përgjigju