Qatip Osmani dhe Migen Memelli

Ekskluzive/ Vllaznia shkarkon Migen Memellin, ul në stol trajnerin që shpalli tre herë kampion Shkëndijën e Tetovës

29 Tetor 2023, 18:03| Përditesimi: 29 Tetor 2023, 18:56

  • Share

Vetëm dhjetë javë ka zgjatur aventura e Migen Memellit në krye të Vllaznisë. Klubi shkodran ka njoftuar zyrtarisht se për shkak të mungesës së rezultateve, palët kanë gjetur akordin dhe kanë ndarë rrugët. Kështu 43-vjeçari nga Pogradeci bëhet trajneri i shtatë në dhjetë ekipet e Superligës që shkarkohet pas dhjetë javësh kampionat.

Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se në stolin e shkodranëve pritet të ulet Qatip Osmani, trajneri shqiptar nga Maqedonia e Veriut që është shpallur tre herë kampion në vendin fqinj me Shkëndijën e Tetovës. Ndihmës i 54-vjeçari do jetë Bashkim Livoreka, që ka qenë edhe më parë krah Osmanit.

Në karrierën e tij, Osmani ka drejtuar ekipe si Shkëndija, Renova dhe Shkupi. Nga ana tjetër, Migen Memelli në stolin e Vllaznisë e mbyll me tre fitore, tre barazime dhe katër humbje, për 12 pikë të grumbulluara këtë kampionat dhe vendi i shtatë pas humbje 1-0 në Kukës ka sjellë shkarkimin e tij.

Njofimi i Vllaznisë:

Klubi i Futbollit Vllaznia njofton ndërprerjen me mirëkuptim të dy palëve marrëveshjen me trajnerin Migen Memelli. Falenderojmë trajnerin për gjithë kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe nën drejtimin e Vllaznisë. Pavarësisht pozicionit jo të mire të renditjes aktuale te ekipit tonë, ne vlerësojmë maksimalisht përpjekjet, ndershmërinë, integritetin e trajnerit Memelli dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme.

Ora 18:55
'Lojtarë instagrami', si nisi krisja që solli shkarkimin e Memellit nga Vllaznia


Migen Memelli edhe zyrtarisht nuk është më trajneri i Vllaznisë. Humbja 1-0 me Kukësin të premte duket se ishte pika që derdhi kupën, me shkodranët që nuk janë kënaqur me vendin e shtatë në Superligë me vetëm 12 pikë pas javës së dhjetë.

Pas humbjes në Kukës, Memelli "shigjetoi" lojtarët, duke thënë se janë futbollistë që shohin futbollin nga "instagrami". Veç rezultateve "jo", edhe përplasja me veteranët duket se ka sjellë vendimin për shkarkimin e trajnerit.

"Krijuam gati dhjetë raste. Kur humbet kaq raste humbet edhe besimi te individi. Të krijosh kaq raste në një fushë si kjo është tepër. Por nga ana tjetër është e papranueshme që të humbasim kaq shumë. Unë marr përgjegjësitë e mia, por detyra ime është ta çoj ekipin deri te porta, topin në rrjetë duhet ta fusin vetë. Me këtë ndeshje zhbëmë të gjithë atë që bëmë në Korçë. Është një brez që e përjeton futbollin përmes ‘Instagram‘-it. Është e papranueshme. Nuk janë si brezi jonë që jetonim me futbollin dhe e shihnim si një mënyrë që do të zgjidhte jetesën tonë. Nuk e konceptoj dot në trurit tim që në këto 4 muaj te Vllaznia Bekim Balaj 32 vjeç stërvitet më shumë se një që është 17 vjeç", tha Memelli pas humbje me Kukësin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?