TIRANË - Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda tha ekskluzivisht në "Repolitix" në Report Tv, se nga Operacioni "Forca e Ligjit" janë sekuestruar 20 pasuri të Lulzim Berishës me vlerë në miliona euro. Voda tha se në këto pasuri, përfshihen "sipërfaqe të mëdha toke, godina të mëdha shumëkatëshe, komplekse të mëdha, pallate në bregdet".
Përballë moderatorit Denis Minga dhe të ftuarve në emision, zv.ministrja iu përgjigj edhe akuzave se Anti-KÇK po bën show me sekuestrime të pavlera. "Nuk mund të flasim për kasolle", tha ajo, duke iu referuar pikërisht goditjes së fundit ndaj pasurive të Lulzim Berishës të cilat për herë të parë i deklaroi në "Repolitix" këtë mbrëmje.
'Është një listë me rreth 20 pasuri, 2 aktivitete private, ndërkohë që ai ka deklaruar vetëm një bar kafe me qira. Është pikërisht ky aksesi në datebaset në kartelet e pasurisë dhe e drejta për të verifikuar pasurinë e personave të tretë që ka zbuluar këto pasuri. Është shumë shpejt për të paragjykuar operacionin forca e ligjit. Bëhet fjalë për sipërfaqe të mëdha toke, për godina të mëdha shumëkatëshe, shtëpi banimi, komplekse, është një listë shumë e madhe me vlerë miliona euro', tha Voda.
Voda theksoi se këto prona janë të sekuestruara aktualisht dhe Lulzim Berisha do të duhet t'i vërtetojë burimin e tyre, madje edhe pronat e regjistruara në emër të personave të tretë duhet të vërtetojnë burimin e pasurisë. Zv.ministrja tha se akti normativ Anti-KÇK "i jep një dorë policisë për të qenë proaktive dhe të ketë më shumë akses".
Lulzim Berishës, ish-kreut të bandës së Durrësit, Operacioni "Forca e Ligjit" ditë më parë i dorëzoi kërkesën për të dorëzuar një auto-deklaratë të pasurive të tij. Por nga përgjigjja që Berisha i ktheu OFL-së, kishte deklaruar vetëm një "një bar kafe, të cilin e ka me qira që prej 5 janarit 2018, dy autoboteve që furnizon me karburant anijet në port, një makinë tip BMW të blerë 1 milion lekë të reja në 2019 dhe zotërimin e 40 % të aksioneve në kompaninë REJAN, të cilën e ka në bashkëpronësi me motrën e tij Luljeta Berisha dhe Enkejleda Shoshi, e cila merret me furnizimin me karburant të anijeve të peshkimit.
Në formularin e dorëzuar, Lulzim Berisha cilësonte se këto pasuri i ka të ligjshme dhe me dokumentacion përkatës.
VIDEO/Emisioni i plotë Repolitix në Report TV
Report Tv zbardhi sot propozimet e PD-së për reformën zgjedhore ku ndër të tjera kërkon qeveri tranzitore 100 ditë para zgjedhjeve dhe drejtor të ri policie të zgjedhur nga ministri teknik. Por çfarë mendon zv/ ministrja Rovena Voda? E ftuar në Repolitix, Voda e cilësoi si një kërkesë të parealizueshme.
"No coment. Më duket se është një ide e pa realizueshme se nuk mund të mendoj një drejtor policie apo ministër të Brendshëm teknik. Po pse? Do mbarojmë reformën zgjedhor edhe në 2021 ka zgjedhje. Nuk jemi një vend pa histori. Absolutisht nuk do të mund ta pranoja, pasi do të mbetet njolla e një vendi gjithmonë në tranzicion" tha ajo.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) i kërkoi sot të dhëna shtesë strukturës së operacionit Forca e Ligjit në Policinë e Shtetit për dy sekuestro, kompleksin 'Golden' të Altin Hajrit që është në kërkim për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, por edhe për makinën e blinduar që iu bllokua Saimir Taullaut. Por çfarë informacioni shtesë kërkon SPAK-u?
Zv/ ministrja e Brendshme Rovena Voda u shpreh se nuk ka informacion. "Do ta plotësojmë dosjen, por nuk ka asnjë gjë nëse është kthyer për plotësim dokumentacioni. Nuk e di cfarë dokumentesh, patjetër dokumente që lidhen me provimin e ligjshmërisë së burimeve financiare besoj. Nuk jam njohur me vendimin se cfarë ka kërkuar konkretisht por meqë flasim me masa me karakter pasuror ma do mendja për dokumentet e ligjshmërisë" tha ajo.
Ndërkohë që gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno i ftuar në studio zbardhi detaje nga kërkesa për informacion e SPAK-ut për OFL-në për plotësimin e dy dosjeve. "Për Saimir Taullaun ka kërkuar informacion shtesë për makinën e blinduar. Ai pretendon se nuk e ka të tijën makinën por me qira. Për rastin e kompleksit të Altin Hajrit është cështje që është hetuar nga prokuroria në 2015 është pushuar në 2017 se nga Italia nuk ka ardhur letërporosia nëse është dënuar në Itali. Ka ndenjur në burg si i përfshirë në trafik droge, por nuk ka vendim përfundimtar si i vëllai Emiljan Hajri që është dënuar.
Altin Hajri nuk rezulton i dënuar në Itali, në Shqipëri jo, e jo, fakti që nuk është i dënuar, ky personazh sikur e ka dërguar policia kërkesën nuk e bën subjekt, pasi është dënuar vëllai Emiljani, por përthithet përmes vëllait. Ngjarja e fundit e rëndon pozitën e tij edhe për pasurinë" tha ai.
Zv/ ministrja e Brendshme Rovena Voda u shpreh në Repolitix se beson shumë se në një kohë të shkurtër do të mbyllet me sukses operacioni për gjetjen e trupit të Jan Prengës dhe kapjen e Altin Hajrit që është një nga personat në kërkim.
"Nëse do të kishim gjë konkrete do të ishte bërë e ditur nga policia, por më vjen mirë që si rrëmbim u zbardh, tani mbetet për të vepruar për trupin, por do të shohim. Besoj se do të mbyllet me sukses në një kohë të shkurtër edhe gjetja e trupit edhe të kërkuarin" tha Voda.
TIRANE - Operacioni "Forca e Ligjit' ka zbuluar pasuri e prona në vlera miliona euro, të Lulzim Berishës, ish-kreut të bandës së Durrësit, një pjesë e konsiderueshme e të cilave janë edhe në emër të familjarëve të tij dhe personave të tretë të cilët dyshohet se mund të mos i justifikojnë ato pasuri me burime të ligjshme.
Sipas një dokumenti ekskluziv që Report Tv siguron, OFL ka dërguar në Prokurorinë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) materialet dhe ka kërkuar sekuestrimin e 21 pronave të Lulzim Berishës, 4 prej të cilave të sekuestruara në procese të tjera gjyqësore.
Nga lista e pronave që OFL ka zbuluar se pas tyre mund të kenë Lulzim Berishën edhe pse të regjistruara zyrtarisht janë në emra të personave të tjerë, dy janë pallate në zonën mjaft të preferuar bregdetare të Qerretit në Durrës, konsideruar "parajsa bregdetare e të pasurve", sipërfaqe të mëdha tokash, trualli, arash e ullishtesh, disa në emër të Lulzim Berishës, një pjesë e konsiderueshme në emër të motrës së tij Luljeta Berisha, por edhe të afërmve të tjerë. Po ashtu, Lulzim Berisha ka edhe një automjet tip BMW të blinduar të vitit të prodhimit 2010, një biznes bar kafe dhe 40% të aksioneve në një kompani për tregtimin brenda dhe jashtë vendit të hidrokarbureve, për të cilat gjithashtu kërkohet sekuestro.
Veprimet e Operacionit Forca e Ligjit kanë ardhur pas një sërë verifikimesh që kjo strukturë ka kryer edhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese. Dhe informacioni mjaft interesant që OFL ka zbuluar është se Lulzim Berisha fshihet pas ndërtimit të dy pallateve në zonën e Qerrretit në Durrës, të cilat edhe pse me letra rezultojnë të jenë të një ndërtuesi, A.Hyseni, sipas OFL-së kanë financues Lulzim Berishën. Në këtë dokument ekskluziv që Report Tv siguron, thuhet se sipas informacioneve të mbledhura, Lulzim Berisha, është "kamufluar nëpërmjet djalit të tezes, E.D i cili ka aktivitet për shitjen e betonit po në Qerret, ku janë ndërtuar dy pallatet shumë pranë vijës bregdetare pranë Portit të Jahteve"
"Sipas informacioneve të ardhura nga agjenci të tjera ligjzbatuese rezulton se në vitin 2017 në zonën e Qerretit, Durrës, pranë vijës bregdetare janë ndërtuar dy pallate njëri pranë Portit të Jahteve dhe tjetri rreth 100 metra në distancë nga i pari, përballë pallateve të ndërtuara nga shtetasi A.H. Raportohet se si investitor ndërtimi i këtyre pallateve, Berisha është kamufluar nëpërmjet djalit të tezes, shtetasit E.D, i cili ushtron aktivitetin ekonomik në fushën e shitjes së betonit si dhe të gastronomisë, po në Qerret, ku janë ndërtuar këto dy pallate", thuhet në dokumentin ekskluziv që OFL i ka dërguar SPAK-ut.
Pasurite e zbuluara nga OFL
-Pasuria në zonën kadastrale 8514, lloji pasuri truall me sipërfaqe 6660.50 m2, regjistruar në emër të shtetases Luljeta Berisha.
-Pasuri në zonën kadastrale 8514 me sipërfaqe totale 22940 m2 regjistruar në emër të shtetases Luljeta Berisha.
-Pasuri në zonën kadastrale 8514, ndërtesë me sipërfaqe totale 1997.50 m2 regjistruar në emër të Luljeta Berishës
-Pasuri në zonën kadastrale 8514, ndërtesë me sipërfaqe totale 2263 m2 regjistruar në emër të Luljeta Berishës
-Pasuri në zonën kadastrale 8514, ndërtesë me sipërfaqe totale 52 m2 regjistruar në emër të Luljeta Berishës.
-Pasuria në zonë kadastrale 8515 trupa me sipërfaqe 200 m2, ndërtesë me sipërfaqe 168 m2, regjistruar në emër të Luljeta Berishës.
-Truall me sipërfaqe 175 m2 dhe 55m2 ndërtesë, regjistruar në emër të A.A dhe shtetases R.A.
-Ullishte me sipërfaqe 6000 m2 e cila ka kaluar në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara (Lulzim Berisha)
-Ullishte me sipërfaqe 9000 m2 e cila ka kaluar në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara (Lulzim Berisha)
-Arë me sipërfaqe 4000 m2 e cila ka kaluar në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të sekuestruara dhe konfiskuar (Lulzim Berisha)
-Arë me sipërfaqe 2250 m2 në pronësi të Adem Berisha.
-Një ullishte me sipërfaqe 1500 m2 e cila ka kaluar në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara (V. Berisha)
-Ka një aktivitet si person fizik në emrin Lulzim Berisha në lagjen numër 4 Rruga "Skënderbej", pasuria nr 4/20, zona kadastrale 8514.
-Është aksioner në shoqërinë "Rajan 2007" me objekt tregtimi brenda dhe jashtë vendit të hidrokarbureve, naftës, gazit etj, me 40% të aksioneve
-Posedon një automjet autoveturë BMW të blinduar prodhim i vitti 2010
-Llogari bankare në një bankë në Fushë-Krujë për subjektin "Bar kafe".
Sipas aktit normativ, kontrollohet pasuria e vendosur në mënyrë të paligjshme jo vetëm te i dyshuari kryesor, i dënuar me vendim të formës së prerë apo në hetim, por edhe te familjarët e tyre (nga bashkëshortët, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit dhe motrat dhe bashkëjetuesit për periudhën e 5 viteve të fundit).
Lulzim Berishës, ish-kreut të bandës së Durrësit, Operacioni "Forca e Ligjit" ditë më parë i dorëzoi kërkesën për të dorëzuar një auto-deklaratë të pasurive të tij. Por nga përgjigjja që Berisha i ktheu OFL-së, kishte deklaruar vetëm një "një bar kafe, të cilin e ka me qira që prej 5 janarit 2018, dy autoboteve që furnizon me karburant anijet në port, një makinë tip BMW të blerë 1 milion lekë të reja në 2019 dhe zotërimin e 40 % të aksioneve në kompaninë REJAN, të cilën e ka në bashkëpronësi me motrën e tij Luljeta Berisha dhe Enkejleda Shoshi, e cila merret me furnizimin me karburant të anijeve të peshkimit.
Në formularin e dorëzuar, Lulzim Berisha cilësonte se këto pasuri i ka të ligjshme dhe me dokumentacion përkatës.
Dokumenti i OFL me pronat e Lulzim Berishës
Dy ditë më parë, pas momentit që Vladimir Gjuta u kap pranë selisë së PS-së me një pistoletë me fishekë në gojë dhe i maskuar me kapele, garda rriti sigurinë e kryeministrit Rama dhe pas mbledhjes nuk u largua me 'Benz' por me një "Lincoln" të blinduar.
Prej dy ditësh, Partia Demokratike ngre pyetjen se duke qenë se OFL e "Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, pse nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër?".
Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix, zv/ ministrja e Brendshme Rovena Voda. Ajo u shpreh se jo çdo persona që ka një makinë të blinduar është kriminel dhe subjekt i kontrollit janë të gjithë personat që përcaktohen në nenin 5 të Aktit Normativ.
"Ka nisur kontrolle të rrepta për makina të blinduara, por kjo nuk do të thotë se çdo makinë e blinduar është e një krimineli. Neni 5 përcakton se kush janë subjektet dhe tani unë mesa u tha që subjekt të jenë personat që u thanë. Nëse nuk i përket një subjekti që është i aktit normativ për mua nuk ka asnjë shkelje" tha ajo. Voda theksoi se nuk ka informacion nëse makina "Lincoln" është e blinduar.
MOJ ROVENA pa na thuaj fillimisht pse e lirove berishen nga burgimi I perjetshem,,edhe ate tjetrin dokle nga burgu perjete,,,ku ben vaki te lirohen te denuar qe po vuajne denimin me burg te perjetshem,,,,,cfare mesazhi I jepni gjyqtareve qe kane dhene denimin me burgim te perjetshem,,,dhe ndaj familjeve te viktimave te shkaktuara nga keta kriminele,,,,a po nxit ti dhe rama hakmarrje dhe zbatimin e kanunit te lek -dukagjinit…????
PërgjigjuBlu Starin e ke sekuestru motra? Po pallatin ke ish parku sportiv? Apo e ka shit lejen e ndertimit Luli? Sekuestroni nei shpi n Ishem apo Hamallaj ju dhe thoni kena bo namin...Po Vangjushit kur do i veheni?
PërgjigjuJep faktet. Cila prona. Se me llafe nuk besojme me se jemi lodhur. Thuaj emrat e komplekseve, hoteleve.
Përgjigju