Politikë

Ekskluzive/ Zgjedhjet, Gjermania: Jo fushatë tek ne, pa na marrë leje! Ministria e Jashtme njofton KQZ: Lajmëroni 10 ditë para

17 Prill, 12:09| Përditesimi: 17 Prill, 12:16

  • Share

Nëse partitë politike apo kandidatët e 11 majit do të duan të zhvillojnë takime elektorale me shqiptarët në Gjermani, do të duhet që më herët të njoftojnë autoritetet vendase dhe të marrin leje prej tyre.

Ministria jonë e Punëve të Jashtme, ka njoftuar KQZ-në dhe përmes saj partitë, se në Gjermani nuk mund të shkosh lirshëm e të bësh fushatë për zgjedhjet e një vendi tjetër.

Ministria jonë përcjell shkresën zyrtare gjermane, e cila thotë se çdokush që do të shkojë të bëjë fushatë, duhet të njoftojë 10 ditë përpara, përmes një note verbale, ministrinë e jashtme gjermane dhe të marrë leje atje.

“Ju risjellim dhe njëherë në vëmendje Noten Verbale të dërguar nga Ministria e Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë, ku përcillet njoftimin lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve dhe referendumeve të një shteti të huaj në Territorin Federal.

Në Notën Verbale, bëhet me dije se paraqitjet e zyrtarëve dhe deputetëve në aktivitete të zhvilluara në Gjermani, të cilat iu drejtohen grupit të synuar të zgjedhësve të një shteti të huaj dhe janë me banim në Territorin Federal, kërkojnë miratimin e Qeverisë Federale.

Leja duhet të kërkohet përmes një Note Verbale, drejtuar Ministrisë së Jashtme Federale, të paktën dhjetë ditë para aktivitetit. Aprovimi bëhet në kuadër të marrëdhënieve të politikës së jashtme, duke theksuar se nuk zëvendëson lejet e tjera ligjërish të nevojshme.

Pjesëmarrjet në aktivitete duhet të jenë në përputhje me parimet e ligjit themelor dhe legjislacionit gjerman, veçanërisht sipas kritereve të drejtës së tubimeve dhe ushtrimit të të drejtës së shprehjes së opinionit publik.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm, lutemi përcjelljen e këtij informacioni institucioneve përkatëse të interesuara për marrjen pjesë në zgjedhjet e muajit maj 2025”, thuhet në letrën që Ministria e Jashtme i ka dërguar KQZ.

Deri më tani, qysh kur fushata ka nisur zyrtarisht, asnjë parti nuk është shfaqur në territorin gjerman. Megjithëkëtë, të gjitha kampet kryesore kanë takuar diasporën në atje, përpara nisjes së fushatës zyrtare. Diaspora shqiptare në Gjermani, rezulton e treta më e madhja e regjistruar në zgjedhje, me 25 500 votues.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?