Kronikë

EKSKLUZIVE/ Bashkëshortja e italianit të vrarë në Tepelenë: S'lind i dytë si Edoardo, Braçin e kishte si vëlla! Autori, psikik i rrezikshëm

30 Shtator, 09:59| Përditesimi: 30 Shtator, 18:06

  • Share

“Një njeri si Edoardo nuk lind për së dyti, kush e njeh e di”. Këto fjalë të ndjera, thënë mes lotësh e dhimbjes së papërshkueshme për humbjen e bashkëshortit të saj, Majlinda Taga, gruaja shqiptare e sipërmarrësit italian Edoardo Sarchi të vrarë në Salari Tepelenë, i shpreh në një intervistë ekskluzive për Report Tv.

Ndarja me babanë e dy fëmijëve të mitur, njeriun e jetës së saj, u bë edhe më e vështirë tregon ajo, kur në media nisën të shfaqen versionet e para të ngjarjes, përforcuar edhe nga reagime të politikës siç Sali Berisha hodhi akuza se vrasësi ishte Braçi dhe po mbrohej nga lidhjet e tij politike.

“E përbaltën figurën e tij, na shkatërruan, na vranë për së qindti herë”, tregon ajo.

E vërteta është krejtësisht ndryshe thotë zonja Taga për Report Tv. E veja e sipërmarrësit italian, e cila është ortake në shoqërinë “Salaria Gazi” me Gazmend Braçin,  nga personat që Sarchi ishte në momentet e fundit kur u vra, tregon për lidhjen e veçantë mes të dyve.

“Gazmend Braçin, Edoardo e donte si vëlla, madje kishte mësuar dhe shqip dhe i thoshte: “Vdeksha për ty”. Prej 2 vitesh kur është bërë bujtina e Gazmend Braçit në fshatin Salari, ne shkonim çdo fundjavë me miqtë, familjarisht me fëmijët. Është e vështirë për mua të mendoj se në ato rrugë ku kemi kaluar me fëmijët tanë kanë vrarë Edoardon”, thotë bashkëshortja e Sarchit.

Në rrëfimin ekskluziv për Report Tv, Majlinda Taga thotë se shpreson që i dyshuari, Kamber Sulçaj nga fshati Mesaplik i Vlorës, të kapet sa më shpejt nga autoritetet.

“Për personin e dyshuar, kemi pyetur banorë të zonës dhe na kanë treguar se është problematik, psikik. Edhe persona të tjerë në zonë që kanë rastisur me të kanë bërë llafe”, tregon zonja Taga.

Mes lotësh dhe e ndjerë e pafuqishme përballë incidentit fatkeq që i mori jetën bashkëshortit, gruaja e Edoard Sarchit, thotë se ditën e ngjarjes përballja e parë me të dyshuarin ishte me Gazmend Braçin, i cili siç ajo thekson – nuk e njihte personin që më tej policia e identifikoi përmes përshkrimit që Braçët i bënë.

“Në fillim me të është përballur vetëm Gazmend Braçi, ku ka nisur një debat për dritat e gjata të makinës që ai nuk e ka vlerësuar fillimisht që do arrinte deri në përdorimin e armës. Nuk i ka dhënë rëndësi, dava pijaneci ka thënë. Më pas ka shkuar dhe Sarchi”, shprehet Majlinda Taga.

Në momentin kur është bërë telefonata në polici për ndihmë, ajo tregon se ende dëgjoheshin të shtënat e armës nga i dyshuari.

K.B/V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • joti: 30/09/2025 12:50

    Sigurisht që kjo është një fatkeqësi por këta duket sikur e kanë kërkuar konfliktin vetë sepse për dritat e gjsya të kalosh në këtë përleshje është e turpshme... Këta çfar donin në mes të natës për gjueti deri sa gjuetia është e ndaluar.

    Përgjigju
    • Lindi: 30/09/2025 13:21

      Ik ore ti, leri në hall të vet. A kupton çfarë thotë ajo zonja?

  • Sondazhi i ditës:

    Shkarkimi i Veliajt, a duhet të ketë zgjedhje në Tiranë pa pritur Kushtetuesen?