Foto nga vendi i ngjarjes dhe viktima Edoardo Sarchi

Kronikë

EKSKLUZIVE/ Vrasja e Eduardo Sarchit në Tepelenë, flet për Report TV bashkëshortja e tij: E përbaltën figurën e tij, Gazment Braçin e kishte si vëllanë e vet!

30 Shtator, 09:59| Përditesimi: 30 Shtator, 10:26

  • Share

Majlinda Taga, gruaja e italianit të vrarë në Salari të Tepelenës, Edoardo Sarchit, flet për Report Tv. Për versionet e para të ngjarjes, dhe pretendimet e shfaqura në media, mbi konflikte të mundshme të Braçëve me Sarchin, apo edhe reagime të politikës, siç Berisha hodhi akuza se vrasësi ishte Braçi dhe po mbrohej nga lidhjet e tij politike, zonja Taga thotë:

“E përbaltën figurën e tij, na shkatërruan, na vranë për së qindti herë. Një njeri si Edoardo nuk lind për së dyti, kush e njeh e di", thotë ajo.

E veja e sipërmarrësit Italian, e cila është ortake në biznes me Gazmend Braçin personin që Sarchi ishte në momentet e fundit kur u vra, tregon për lidhjen e veçantë mes të dyve.

“ Gazmend Braçin e kishte si vëllain e vet, e donte si vëlla, Madje kishte mësuar dhe shqip dhe i thoshte “Vdeksha për ty". Prej 2 vitesh kur është bërë bujtina e Gazmend Braçit në Salari, ku rrimë të gjithë familjarisht, shkojmë çdo fundjavë me miqtë, me shokë, me fëmijët. Është e vështirë për mua të mendoj se në ato rrugë ku kemi kaluar me fëmijët tanë kanë vrarë Edoardon”, rrëfen ajo.

Ajo thotë se shpreson që i dyshuari të kapet sa më shpejt nga autoritetet. Zonja Taga tregon se as ajo, apo Sarchi që kishin shkuar shpesh 2 vitet e fundit në Salari, dhe as Braçët nuk e njihnin të dyshuarin, dhe se mësuan për të, dhe problematikat që ai kishte si personazh, vetëm pasi pyetën banorët e zonës, me të cilët gjithashtu kishte treguar rrezikshmëri e kishte pasur probleme.

"Për personin e dyshuar, kemi pyetur banorë të zonës, dhe na kanë treguar se është problematik, psiqik. Edhe persona të tjerë në zonë që kanë rastisur me të kanë bërë llafe", tregon ajo për Report Tv.

Për dinamikën e ngjarjes, zonja Taga thotë se:

“Në fillim me të është përballur vetëm Gazmend Braçi, ku ka nisur një debat që ai nuk e ka vlerësuar fillimisht që do arrinte deri në përdorimin e armës, për dritat e gjata të makinës. Nuk I ka dhënë rëndësi, dava pijaneci ka thënë. Më pas ka shkuar dhe Sarchi”.

Në momentin kur është bërë telefonata në polici për ndihmë, ajo tregon se ende dëgjoheshin të shtënat e armës nga i dyshuari.

K.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?