EKSKLUZIVE/ Zbardhet dëshmia në Polici e Marsida Qatjas

10 Tetor 2019, 12:27| Përditesimi: 10 Tetor 2019, 14:37

  • Share

Njeriu që u kthye në shkakun e ngjarjes së rëndë sot në Kavajë me një viktimë, Marsida Qatja gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar në polici se prej kohësh ka pasur marrëdhënie me Dritan Haxhollin.  Lidhja ka kohë që është ndërprerë por pavarësisht ndarjes, ka deklaruar 30-vjeçarja, muajin e fundit Dritan Haxholli, ka shkuar disa herë tek banesa e saj dhe ka insistuar për të kryer marrëdhënie seksuale me të. Marsida Qatja e ka refuzuar, por 41-vjeçari e ka shqetësuar përsëri, duke bërë që 30-vjeçarja t'i ankohet Bledar Toçit më 9 tetor 2019. Ky i fundit i cili i ka deklaruar asaj  se "këtë problem do ta zgjidhte ai me Dritanin".

Në mbrëmjen e datës 9 tetor 2019 Bledar Toçi ka shkuar në banesën e Marsidës dhe ka qëndruar së bashku me të, në prani edhe të Xhuljo Biturku, fqinj dhe shokë me Marsida Qatja si dhe Ermir Çela, shok i saj. Rreth orës 23: 30 tek banesa e Marsida Qatja ka shkuar Dritan Haxholli, i cili ka pasur me vete edhe një armë zjarri automatik dhe me qytën e armës ka goditur dritaren e kuzhinës së banesës së e cila ndodhet në katin e parë të pallatit. E ndodhur nën presionin e ish-të dashurit të saj, Marsida Qatja ka komunikuar me Haxhollin, duke i thënë që të vinte brenda për tu sqaruar dhe në vijim ajo ka hapur derën  e banesës së saj dhe në këto momente është futur në derë me armë në dorë dhe ka konstatuar se në banesë ndodhej Bledar Toçi. Dritan Haxholli ka qëlluar me armë në drejtim të tij duke plagosur atë ku në këto momente Bledar Toçi ka nxjerrë një armë zjarri  pistoletë që kishte me vete dhe ka shkëmbyer zjarr me Dritan Haxhollin i cili ka mbetur i vdekur në vend. E gjithë përplasja ka ndodhur brenda ambienteve të shtëpisë 67 metra katror dhe në prezencë të fëmijës 2 vjeçar të Marsida Qatjas, që fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim dhe ndodhej në gjumë në katin e dytë të apartamentit duplex.  Në vendngjarje ka pasur 16 gëzhoja ndërsa janë sekuestruar dhe automatiku me 28 fishekë në karikator dhe pistoleta. Ndërkohë kanë vazhduar veprimet e tjera hetimore ku është bërë kontrolli banesës së Bledar Toçi në lagjen 2 ne Kavajë ku në banesën e tij ju gjetën vëllait të tij Benard Toci një sasi kokaine e ndarë në 7 doza me sasi afërsisht 4 gramë. Policia ka ngritur dyshime se lënda narkotike shpërndahej në ambientet e brendshme të burgut të Durrësit dhe në clubet e Kavajës. /Nga Elton Qyno


Lajmi kryesor:

Skenë lufte brenda apartamentit në Kavajë ! Ish-i dashuri vritet pasi e gjen 30-vjeçaren me 3 meshkuj


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?