EKSKLUZIVE/ Zbardhet dosja e Bashës për lobimin rus! Një amerikan i penduar do të tregojë të vërtetën për 650 mijë dollarët e fshehura nga PD

9 Nëntor 2019, 10:06| Përditesimi: 9 Nëntor 2019, 11:50

  • Share

Hetimi financiar për lobimin prej 675 mijë dollarësh me kompaninë “Muzin Capitol Partners”, ka çuar në bankën e akuzës liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, ish-sekretarin e Përgjithshëm të PD Arben Ristani dhe financierin e kësaj force politike Ilir Dervishi.

Tre personat akuzohen për “Falsifikim të dokumenteve dhe formularëve”, pasi nuk kanë bërë deklarimin prej 650 mijë dollarësh të pasqyrave financiare të Partisë Demokratike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndërsa janë pushuar hetimet për “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Pagesa totale prej 675 mijë dollarësh, e bërë për llogari të PD-së drejt kompanisë lobuese në SHBA, ka shërbyer për disa takime dhe foto me zyrtarë të lartë amerikanë. Duke fshehur nga deklarimi 650 mijë dollarë nga 675 mijë dollarë të paguar, sipas prokurorëve të Tiranës, tre zyrtarët e lartë të PD kanë bërë dhe evazion fiskal pasi nuk kanë paguar detyrimet që rrjedhin mbi të ardhurat financiare.

Shqiptarja.com ka zbardhur dosjen e prokurorisë, duke zbuluar që në hetimet mbi lombimin në SHBA nga PD-ja, ku dyshohet të jetë e përfshirë edhe një kompani e lidhur me Rusinë, ka një super-dëshmitar. Njeriu që rrezikon të rëndojë situatën penale të Lulzim Bashës, është biznesmeni amerikan Nikolas Muzin, pra pikërisht ai qe ka deklaruar në Thesarin e Shtetit amerikan shumën e paguar nga PD-ja, por që kjo e fundit nuk e deklaroi në KQZ.

Nga korrespondenca e bërë me autoritet e ndjekjes penale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të bërë nga Prokuroria Tiranë, rezulton se amerikani Nikolas Muzin ka vendosur që të flasë për këtë çështje penale (lobimin e kryer) por ai do garanci për imunitet penal. Pra, ai do dëshmojë si një i penduar.

Autoritetet amerikane i kanë dhënë garanci se nuk do të ndiqet penalisht në Amerikë në rast se jep deklarime për të zbardhur ngjarjen. Prokurori Federal Amerikan ka komunikuar me Prokurorinë Tiranë ku përcjell kërkesën e Nikolas Muzin për të mos pasur përgjegjësi penale në Territorin e Republikës së Shqipërisë në këmbim të dhënies së dëshmisë së tij me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në këto kushte organet e ndjekjes penale të Republikës së Shqipërisë janë të interesuara për zbardhjen e plotë të ngjarjes duke mos u bërë pengesë për deklarimin e shtetasit amerikan Nikolas Muzin.

Vetëm duke “pushuar akuza për pastrim të produkteve të veprës penale mund t`i jepet garanci shtetasit Nikolas Muzin nga Prokuroria Tiranë që mund të flasë lirisht në lidhje me çështjen objekt hetimi pasi nuk ka përgjegjësi penale sipas ligjeve të shtetit shqiptar” -thuhet në vendimin për dërgimin në gjyq të Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit. Prokuroria vijon se:”...për falsifikimin e formularëve, nuk mbahet përgjegjësi penale nga shtetasi amerikan Nikolas Muzin, pasi ajo hyn në veprat penale që shtetasit e huaj nuk mbajnë përgjegjësi...”.

Duke hequr akuzën për pastrim parash, Prokuroria po hap rrugën për të dëgjuar dëshminë e Nikolas Muzinit, i cili mund të shpjegojë shumë gjera rreth këtij skandali.

Çfarë origjine kanë realisht 500 mijë dollarët e regjistruara si pagesë nga PD-ja? Çfarë roli ka pasur kompania "Binatta Trade", e lidhur me Rusinë, që ka paguar 150 mijë dollar të tjera në emër të Partisë Demokratike? Dhe si shpjegohet pagesa e një shume kaq të lartë, kundrejt një operacioni lobimi, që në fund të fundit, ka qenë vetëm për organizimin e disa takimeve dhe disa fotove me zyrtarë amerikanë?

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sem: 09/11/2019 14:41

    ore nuk i leverdis piktorit qe luli te hyj ne burg, sepse sa te jet luli piktori rri ne pushtet gjith jeten, me pak llafe lufte per pushtet, nuk behet ai vend.

    Përgjigju
  • A...Zh: 09/11/2019 14:11

    Pyka i ka rene pikes, dhe mbyllje konkludive e sakte me piken 6.

    Përgjigju
  • Kosovarja: 09/11/2019 11:46

    Ka shume mjete ligjore qe mund te sherbejne per te perftuar nje deshmi, keta jane prokuror apo teneqexhinj.

    Përgjigju
  • al ta: 09/11/2019 11:09

    ruajeniate biznesmenin se mos e ze gribi ose mos e vetvrasin ata te shqupit se jane te zote ta bejne......

    Përgjigju
  • Pyka: 09/11/2019 10:45

    Shqiptarët e dijnë:1-qe ju tallni bythën.2-shqiptarët ju njohin ju.3-te parët do zhdukeni ju,pd e lsi.4-dhe pastaj do zhduket shkolla e Fatos Nanos Ps.5-kjo eshte e sigurt o banda plaçkitëse.6-dhe e fundit,kush është i kapur nuk ka turp,i mungon dinjiteti.

    Përgjigju
    • Le massia: 09/11/2019 12:51

      O pyka e ke thon fix fare, 100% do ndodh ajo we the ti.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?