EKSKLUZIVE/ Zbardhet skema! Gjyqtarja Enkelejda Hoxha 12 mijë euro për lirimin e të dënuarit, roli që kishte avokati dhe sekretarja

11 Shkurt 2021, 12:12| Përditesimi: 11 Shkurt 2021, 14:54

  • Share

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka zbardhur ekskluzivisht skemën se si ka funskionuar ky grup me qëlli lirimin e të dënuarit Saimir Petani.

Falë hetimeve të këtij procedimi u bë e mundur të evidentohej një skemë e mirëfilltë kriminale sipas së cilës persona të dënuar që cilët vuanin dënimin në burgun e Fushë- Krujës përfitonin ulje dënimi kundrejt dhënies së përfitimit të parregullt. Të dënuarit kujdeseshin fillimisht që si mbrojtës të tyre të zgjidhnin avokatin Aldo Tabaku dhe ky i fundit falë marrëdhënies që kishte krijuar me gjyqtaren Enkeleda Hoxha, mundësonte që të dënuarit të përfitonin uljen e dënimit, kundrejt shumave të parave të dhëna si përfitim i parregullt. Hetimi ka provuar se gjithë kjo bëhej kundrejt përfitimit të parregullt të shumave të konsiderueshme në Euro, që shkonin nga 6 deri 12 000 euro.

Në këtë skemë të kundraligjshme ishte përfshirë dhe sekretarja gjyqësore Emanuela Mallkuci, e cila në një rast ka siguruar kundrejt marrjes së përfitimit të parregullt që kërkesa e të dënuarit të kalonte për shqyrtim tek gjyqtarja Enkelda Hoxha.

Ndërkohë gjatë hetimeve është provuar se Shkëlqim Korbi, është caktuar si ekspert në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, e cila po shqyrtonte kërkesën e shtetasit O. K. me objekt revokim të masës mjekësore "mjekim i detyruar spitalor....". Rezulton se fillimisht ky ekspert ka përgatitur aktin e ekspertimit psikiatriko - ligjor të këtij shtetasi dhe më tej e ka depozituar në sekretarinë mjekësisë - ligjore. Ky akt ekspertimi ishte në disfavor të kërkuesit. Pas ndërhyrjeve të të interesuarve, eksperti ndërhyn tek sekretaria e mjekësisë ligjore duke rimarrë aktin e dorëzuar dhe përgatitur një akt të ri që përmbush kërkesat e O. K.

Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu edhe se e hetuara Manuela Mallkuçi ka dhënë drejtpërdrejt përfitim të parregullt kirurgu Edvin Prifti, me qëllim që ky i fundit të bënte operacion mamanë e saj. Në këtë skemë të kundraligjshme janë përfshirë dhe Trendafile Frangu dhe Migena Skenderi, infermiere në QSUT. 


Lajmi kryesor:

Do lironte një tjetër të dënuar për vrasje për 12 mijë euro, gjyqtares Enkelejda Hoxha i vihen prangat në sallën e gjyqit! SPAK bastis Gjykatën e Krujës! Zbardhet SKEMA (EMRAT)


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?