Ervis Martinaj, është liruar nga paraburgimi 302 në Tiranë pasi prokuroria nuk është në gjendje të mbajë për një kohë të gjatë të izoluar këtë person, kjo edhe për shkak se akuza nuk ka provat e mjaftueshme, që do të përligjnin mbajtjen e Martinaj në qeli. Kështu ka argumentuar gjyqtari Artan Gjermeni, i cili në 3 maj 2019 ka vendosur të zëvendësojë masën e sigurimit për Martinaj nga “arrest në burg” në lirimin e tij kundrejt garancisë pasurore prej 50 milion lekë të vjetra.
Dy prokurorët e çështjes Ajazi dhe Lulaj janë përpjekur që të bindin gjyqtarin Gjermeni se Martinaj duhet të qëndrojë në qeli pasi sipas tyre ai ka qënë njeriu që ka orgnizuar personat e tjerë për të kryer një vepër penale, sërisht Gjermeni nuk është bidur duke argumentuar në vendim e tij se në gjëndjen që janë provat në dosje, veprimet e Martinajt në 4 tetor 2018 kualifikohen si fazë përgatitore për veprën penale për të cilën akuzohet, por jo për tentativën e saj.
Më tej gjyqtari Gjermeni thotë se:“…me kalimin e një kohe të arsyeshme, një provë e vetme e pa lidhur dhe shoqëruar më prova të tjera nuk mund të përbëjnë “arsye të mjaftueshme” për vazhdimin e paraburgimit në masën e “arrestit në burg” për Martinaj…”.
Në vendimin e gjykatës thuhet se viktima Fabian Gaxha së bashku me personin tjetër të paidentifikuar gjatë sulmit të tyre e kanë kapur nga krahët Mevjol Bilon dhe vazhdonin të godisnin në drejtim të tij me grushta dhe me pjesën fundore të armës që kishte Fabian Gaxha, pa i lënë mundësi që ai të reagonte.
Në këto momente drejt tyre ka shkuar Elion Hato dhe personi tjetër i paidentifikuar që qëndronte me të. Në këtë situatë të krijuar edhe personat nën hetim Ervis Martinaj dhe Ervin Mata janë afruar afër konfliktit, e ndërsa personi nën hetim Martinaj është afruar ka ndërhyrë afër tyre për të ndaluar sulmin ndaj Vevjol Bilos, duke iu drejtuar Fabian Gaxhës me fjalët “…mos…” pasi sipas Martinaj “…unë isha ai që i thashë Fabit (Fabian Gaxhës) mos se po të mos kisha ndërhyrë unë “kokëmadhi” (Mevjol Bilo) do të kishte vdekur sot pasi ai e kishte të pamundur që të qëllonte se e kishin kapur nga krahët e skishte mundësi të nxirte armën…”. Në momentin kur personi nën hetim Ervis Martinaj po thoshte “…mos, mos, mos…” ndërsa personi tjetër nën hetim Ervin Mata po thoshte: “…Ç’a po boni, ça është kjo punë…” dhe është dëgjuar dhe një e shtënë, e cila dyshohet të jetë qitur nga arma që kishte në dorë viktima Fabian Gaxha dhe në këto momente sipas Ervis Martinaj kur “…unë i thashë Fabit, “…mos, çfarë po bën…” ai (Mavjol Bilo) gjuajti me reflex. Si rezultat i këtij reagimi kundërpërgjigje, të shtënave me armë nga Mavjol Bilo kanë ardhur pasojat, vdekja e Fabian Gaxha, plagosja e Ervis Martinaj dhe Elion Hato. Ervis Martinaj në deklarimet e tij rreth këtij moment është shprehur se “…unë jam futor në mes për ti ndarë dhe besoj që jam plagosur pa dashje nga “kokëmadhi” Mavjol Bilo, ai më gjuajti me refleks, pasi nëse ai do të më vriste i kishte të gjitha mundësitë, pasi unë në tokë i shtrirë isha…”.
me plasi mua kokemadhi koke vogli hunderri apo ------- hunleshi
PërgjigjuKy sdo ike madje do promovohet do ta bejne kryetar bashkie
PërgjigjuPo ky kujt i thot kok madhi e ka pare koken e vet e ka si zahllishte lumi... rrugaci
PërgjigjuKur do iki ky hajdut
PërgjigjuSe ka liruar gjykatesi por Rama.